web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E la e dashura nga komuniteti rom/ I riu nga Burreli tenton vetëvrasjen

8 Shtator 2017, 13:41, Aktualitet CNA

Një i ri nga fshati Klos i Burrelit ka tentuar të hidhet nga kati i katërt i një pallati në Shkodër ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së quajtur ?Bixhisteni? në Shkodër.

Policia ka bërë me dije se i riu është identifikuar si Xhevahir Balaj.

Nga informacionet e para mësohet se ai ishte lidhur me një vajzë të komunitetit rom, e cila e ka braktisur atë ditën e sotme kur ai kishte shkuar për ta takuar.

Pas debateve të shumta, Xhevahiri ka shkuar në katin e katërt të pallatit për të tentuar vetëvrasje.

Policia dhe autoambulanca shkuan në vendin e ngjarjes dhe shpëtuan në kohë Balajn.

Aktualisht ai po merret në pyetje si dhe është nën kujdesin e mjekëve.

/Citynews





Lajmet e fundit nga