Deputeti i PD-së akuza Ruçit/ “Ideoi vrasjen e 4 të rinjve në Shkodër”
Deputeti i qarkut Shkodër, Bardh Spahia, ka lëshuar akuza të...
Partia Socialiste sot i dha fund çdo dileme. Zgjodhi në krye të grupit Parlamentar Taulant Ballën, i cili do të zëvendësojë në këtë detyrë Gramoz Ruçin, i quajtur ndryshe dhe dora e hekurt e PS-së.
Ky i fundit pritet të marrë nesër detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.
Javën e ardhshme gjithashtu pritet që kryeministri Rama të paraqesë ministrat e rinj, ku një nga emrat më të kontestuar është ai i Fatmir Xhafës.
Gramoz Ruçi dhe Fatmir Xhafaj kontestohen nga opozita me argumentin se i përkasin ish-nomenklaturës komuniste.
Ruçi si ish-ministër i Brendshëm dhe Fatmir Xhafaj si ish-sekretar rinie.
Në fakt për të thënë një të vërtetë, Partia Socialiste dhe vetë Edi Rama me vendosjen e këtyre 2 figurave ruan tradicionalizmin e saj, por edhe pjesën konservatore.
Nga ana tjetër emëron dy figura të forta politike. Në fakt një detaj tjetër që nuk përmendet është argumenti se pse Rama zgjodhi Xhafën dhe Ruçin dhe kush e ndihmoi në këtë zgjedhje që na çon te përfundimi se cili është autori i vërtetë i emërimit.
Gjatë kohës së qëndrimit në çadër (VIDEO) kur Edi Rama emëroi Fatmir Xhafën si Ministër të Brendshëm disa kohë nga 18 maji, Lulzim Basha tha se Xhafa nuk do të mund të hynte në zyrë dhe duhet të kalonte mbi trupin e tij dhe të demokratëve.
Në fakt Xhafa vajti në zyrë si kokrra e mollës dhe Luli nuk i doli aspak përpara.
Për më tepër Basha firmosi një marrëveshje, futi PD-në në zgjedhje dhe regjistroi katastrofën historike elektrorale të Partisë Demokratike.
Me ndihmën e Lulzim Bashës Edi Rama mundi të siguronte 74 mandate deputetësh. Nëse i shtohen dhe 3 mandatet e çamëve, janë 77 mandate në Parlament çka e bën PS-në një forcë më solide në Parlament.
Dhe kjo edhe për pasojë të një opozite të çthurrur e të çakorduar me një listë kandidatësh qesharake të mbushur me sharlatanë e cila u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët.
E pra, në rast se sot Edi Rama ka 74 mandate në Parlament dhe 3 të camëve që i shkojnë nga pas, më shumë se fitore e Edi Ramës është një turp e përgjegjësi e Lulzim Bashës.
Për emërimin e Fatmir Xhafës apo riemërimin e tij në krye të Ministrisë së Brendshme, Luli dhe opozita nuk kanë çfarë të thonë. Sepse kur ulërinte nga çadra nuk bëri asnjë veprim.
Thjesht u kthye në një kërcënues qesharak.
Tani me 74 mandate, Edi Rama dhe grupi i PS-së vendosin Gramoz Ruçin në krye të Kuvendit.
Ky i fundit ishte i nënti në listën e qarkut të Fierit dhe mori 10 mandate nga 16 që kishte ky qark.
Ndërsa Basha në Fier siguroi vetëm 4 mandate. Pra në rast se PD do të kishte qenë e fortë elektroralisht me një listë serioze dhe me peshë në qarkun e Fierit. Nëse do të mund të siguronte 6 mandate plus mandatet e LSI-së, Gramoz Ruçi nuk dilte deputet dhe sot nëse nuk do të dilte i tillë nuk do ta kishim kryetar Kuvendi dhe nuk do të ishte as në Parlament.
Lulzim Basha nuk e ndali dot Gramozin edhe pse ishte i 9-ti në qarkun e Fierit, sepse në rast se socialistët nuk do të merrnin dot 74 mandate do te ishim në një situatë krejt tjetër. Dhe përgjegjësia kryesore nuk është e Edi Ramës, por është e Lulzim Bashës.
Luli se ka zbuar dot nga dasma Gramozin jo ta zboj nga parlamenti.
Por Ruçi për meritë të tij dhe për meritë të budallallëkut të Bashës siguroi jo vetëm fitoren e tij por edhe një mandat më tepër.
Për elektoratin e majtë dhe Partinë Socialiste, Ruçi ndoshta është në vendin e duhur. Për Lulzim Bashën në shkrimet e tij në rrjetet sociale është zgjedhje e gabuar.
Por ky duket të jetë vetëm fallsiteti publik i kreut të PD-së sepse nëse ka një kontributor për emërimin dhe zgjedhjen e Ruçit, kryesori është Lulzim Basha me listën që paraqiti në Fier, humbjen e turpshme që pësoi.
Dhe sot përpara se t?i kërkojë llogari Edi Ramës apo të tentojë të bëjë një fasadë opozitë, duhet të dalë dhe të kërkojë 2 herë ndjesë.
E para , për kërcënimin që bëri ndaj Fatmir Xhafës gjatë kohës në çadër.
E dyta, jo thjesht për zgjedhjen e Gramoz Ruçit krye të Parlamentit, por për humbjen e turpshme duke e katandisur PD-në në Fier në gati 25%.
Përpara se të bëhej si antikomunist apo i shqetësuar për zgjedhjen e Xhafës apo të Ruçit, Luli duhet të lerë hipokrizitë dhe të mos bëjë asgjë tjetër, por t?iu kërkojë ndjesë shqiptarëve për katastrofën elektorale.
Minimalisht të japë dorëheqjen, sepse zgjedhja e Xhafës apo Ruçit në krye të Kuvendit fillimisht janë përgjegjësi e tij si bashkëautorë në fitoren plebishitare të socialistëve.
Elvi Fundo- Citynews
Deputeti i qarkut Shkodër, Bardh Spahia, ka lëshuar akuza të...
Pas vrasjes së gjykatëses Fildez Hafizi rastet e dhunës në f...
Dje në një postim në rrjetet sociale aleati i Bashës, kryeta...
Ditën e hënë pritet që të miratohet qeveria e re dhe progra...
Kur e pyetën se ku do të shkonte në qoftë se ajo mund të ris...
Një skandal i vërtetë mund të cilësohet ajo që po ndodh me s...
Askush nuk ka lënë gjurmë më të mëdha në pistat dhe trotuare...
Edhe pse shumë njerëz mendojnë se nënat luajnë rolin më të r...
Disa shoqata të përndjekurish dhe parti të djathta kaë organ...
Nëse do të na kërkohej të shpjegonim se si një aktor dukej n...
Themelimi i Apple nga Steve Jobs i shtroi atij rrugën për të...
Një vajzë 13-vjeçare, e cila vdiq nga një aneurizëm i trurit...
Një hekurudhë madhështore prej 13,500 km do të lidhë Londrë...
Kryeministri Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë ...
Një ngjarje e rëndë është raportuar nga mediat italiane, pas...
Grupi i punës i kryesuar nga Niko Peleshi i ka paraqitur kry...
Partia Socialiste do të mbledhë në orën 12:00 grupin parlame...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar festën e organizu...
Nga Artan FugaReforma e Akasemisë të shkencave nuk mund të r...
Në një aktivitet të organizuar ditën e sotme për projektin e...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...