web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nëse do të kthehesha pas në kohë do të kthehesha 10 minuta para se të humbisja virgjërinë”

8 Shtator 2017, 12:38, Aktualitet CNA

Kur e pyetën se ku do të shkonte në qoftë se ajo mund të rishfaqeshe kudo në botë, ajo tha ‘dhjetë minuta para se të humbisja virgjërinë time’, u shpreh bukuroshja nga Barbados.

Rihanna është hapur për humbjen e virgjërisë së saj, në setin më të fundit fototgrafik për revistën ELLE.

Ylli i muzikës shfaqet për herë të gjashtë në kopertinën e ELLE Magazine.

Në këtë botim Rihanna intervistohet nga shumë kolegë të saj, duke përfshirë Eminem, Pharrell Williams dhe Charli XCX.

Në një segment të intervistës, Rihanna e cila tani është në një mardhënie romantike me miliarderin saudit Hassan Jameel, iluzionisti David Copperfield  e pyet atë se ku ajo do të shkonte nëse ai do të përdorte trukun magjik për ta transportuar atë kudo në botë.

Bukuroshja nga Barbados u përgjigj: ?Dhjetë minuta para se të humbisja virgjërinë.?

Gjithashtu, 29 vjeçarja, ka pranuar se ajo po e shijon sa më shumë ekspozimin e aseteve të saj, para se ajo të plaket dhe trupi i saj të ndryshojë./CityNews

 





Lajmet e fundit nga