Monedhat e huaja nuk dalin nga gremina/ Kursi i këmbimit, 27 qershor 2026
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Nga Artan Fuga
Reforma e Akasemisë të shkencave nuk mund të realizohet nën “thundrrën” e kryesisë që e ka penguar reformën!
________________
Skandali i radhës!
Kryesia e Akademisë të shkencave, që ka penguar për një dekadë reformimin e Akademisë të Shkencave cakton, sipas informacioneve nga vetë ajo në media, se nga do të vijnë anëtarë të jashtëm të këtij komisioni si edhe cakton me emër edhe një zonjë tjetër atje!
—————————
Kushti i parë i reformimit të Akademisë të Shkencave – dorëheqja e gjithë kryesisë ! (Nga letra drejtuar sekretarit të saj Akademik Vasil Tole) :
Cilat janë parametrat që dezinjojnë këtë fazë përgatitore në këndvështrimin tim ?
Së pari, dorëheqja e të gjithë kryesisë, duke ja kaluar administrimin e përditshëm për një periudhë katër mujore sekretarit të saj.
As nuk mund të mendohet se mund t?i hapet rruga reformimit të Akademisë të Shkencave nëse kryesia e saj nuk jep dorëheqjen. Dhe kjo, jo vetëm sepse ajo është përgjegjësja kryesore për venitjen e aktivitetit të institucionit, i cili ka humbur besimin publik, por edhe sepse ajo ka penguar të gjitha përpjekjet reformuese brenda saj, për një kohë të gjatë, në mënyrë të vendosur dhe me ndërgjegje, duke :
– lejuar trafiqet e influencave në përzgjedhjen e akademikëve,
– duke bërë të lulëzojnë konfliktet e interesit,
– si edhe duke menaxhuar ndonjë projekt shkencor aty-këtu, jashtë normave të transparencës dhe të thirrjeve publike,
– duke paraqitur gjithashtu një bilanc vjetor krejt amator, pa parametrat e duhur dhe jo të vërtetë,
– bazuar në një platformë jashtë statusit të saj ligjor
– dhe mbështetur në një koncept me mbeturina të theksuara dogmatike dhe të metodologjisë të së kaluarës totalitare.
Por edhe konkretisht, nga vendimi i fundit i kryesisë, del se ajo ose nuk e do një reformim të vërtetë, ose dëshiron ta mbajë atë nën kontroll.
Përgjegjësit e stagnacionit dhe të rënies të Akademisë nuk mund të jenë edhe drejtuesit e procesit të reformimit të saj !
Zoti sekretar !
Ju thoni se komisioni reformator do të ketë të gjitha atributet përfaqësuese dhe negociuese të Akademisë !
Nuk ngopemi dot me lugë të zbrazët sepse personalisht kam më shumë se pesë vjet që përplas kokën në këto lojra !
Nëse përfaqësimin asambleja, sipas propozimit të kryesisë, do t?a kalojë te komisioni i reformimit, atëhere cfarë i mbetet kryetarit dhe kryesisë të Akademisë ?!
Do të ketë Akademia dy koka përfaqësimi ?
Doni ta fusni Akademinë në një proces pa fund bllokimesh dhe tensionesh mes një komisioni me të drejta përfaqësuese të plota, dhe një kryesie të zgjedhur nga asambleja për t?a drejtuar atë ?
Kjo mua më paraqitet logjikisht si një taktikë jo e pastër që kryesia të presi në dhomën tjetër sa komisioni të mbarojë reformimin, dhe pastaj t?a rimarri ajo drejtimin , pikërisht atë drejtim që nuk ka dashur ta ndjeki në vite.
Aq më shumë unë nuk kam asnjë besim, që kryesia pas zgjedhjeve farsë të organizuara, pa bilanc, pa kandidatë rivalë, pa platforma serioze pune, nuk do të tentojë t?a influencojë Komisionin reformues, i cili do të punojë me rrezikun e presioneve nga jashtë.
Prandaj, përpara sa të nxitoheni për të kërkuar ngritjen e komisionit reformator, që as e kishit në mendje një javë më parë, ndiqni shembull.
Me pas Profesori ka publikuar edhe nje tjeter reagim te tij qe e cileson skandal:
Skandali vazhdon:
Akademia e Shkencave paguan paga dhe honorare pa përcaktuar punën, objektivat e saj, dhe pa e matur rezultatin e dhënë !
—————————–
Akademia e Shkencave të kërkojë auditim financiar, administrues dhe shkencor nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe nga Ministria e Arësimit!
—————————–
Si (sh) përdorohet paraja publike !
——————————-
Nga letra drejtuar sekretarit shkencor akademik Vasil Tole:
Nuk mund të ketë asnjë proces reformator, nêse nuk bëhet auditimi i rezultateve të punës dhjetvjeçare të Akademisë dhe kur flas për auditim, që e kam kërkuar edhe publikisht përpara dy vitesh, kam parasysh auditimin shkencor, administrativ, por edhe financiar.
A ka apo jo produkti i Akademisë natyrë të ndjeshme fiktiviteti, a ka eficiencë në përdorimin e fondeve financiare?
a ka kujdes për të mirat shpirtrore dhe materiale që ka në administrim?
a ka mirëmenaxhim apo ka pasur edhe abuzime me fonde të ndryshme?
a ka transparencë dhe normativitet në buxhetet për projektet e ndryshme?
ato pak projekte që ka siguruar, akademia i ka marrë për anëtarë të caktuar asaj, apo i ka bërë thirrje publike komubnitetit shkencor për të aplikuar?
a ka akademikë që nuk duhet të ishin akademikë sepse i pengon ligja, pra i marrin pa të drejtë pagat?
a ka honorare që nuk ka vend të ishin paguar, e kështu me radhë,?
a shiten dhe si administrohet paraja nga librat që botohen?
cfarë bëhet me përdorimin e revistave të Akademisë të Shkencave?
a ka lexues në Bibliotekën e Akademisë të Shkencave?
Si mund të nisim një proces reformimi pa ditur se ku ndodhet administrimi i Akademisë ?
Këtë auditim ne nuk mund ta bëjmë nga brenda sepse do të ishte krejt subjektiv. Ne nga brenda kemi aprovuar bilancin vjetor, e kemi vlerësuar si pozitiv kur ai ka qenë për faqe të zezë.
Prandaj kryesia, në orët që vijnë, përpara sesa të japi dorëheqjen, ose ju si sekretar i saj, t?i kërkoni ministrisë të arësimit dhe kontrollit të shtetit, të dërgojnë ekipet e kontrollit për një auditim të plotë të veprimtarisë të Akademisë. Aq më mirë nëse del pozitiv, por qëllimi është të shohim se ku janë defektet, që komisioni reformator të mund të punojë si duhet.
/Citynews
Në një aktivitet të organizuar ditën e sotme për projektin e...
Gjykata e Krimeve të rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arre...
Ditën e djeshme humbën jetën 2 djem të rinj si dhe u plagosë...
Një efektiv i FNSH është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi ka...
Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos është zyrtari i la...
Mbrëmja e djeshme e organizuar nga Blendi Fevziu në kuadër t...
Hekuran Koçi është babai i katër fëmijëve të cilit iu refuzu...
Gazetari dhe moderatori Ylli Rakipi i ka kushtuar një shkrim...
Dy vëllezërit Damin dhe Sami Bejko kanë kërcënuar për të dyt...
Ballafaqimi i të dhenave të deklaruara nga gjyqtarët e proku...
Dasma e Turit dhe Orindës, e më pas dhe muaji i mjaltit push...
Deputetja Mimoza Hafizi prej disa javësh tashmë që prej zgje...
Vera Kodra nga Orenja e Librazhdit, e martuar në Elbasan dik...
Një 20- vjeçar nga Lezha është arrestuar mëngjesin e sotëm p...
Nga Azem PARLLAKU– Bota është duke debatuar për përgjigj...
Pronari i një hoteli në zonën e Golemit, ka qenë dëshmitar i...
Procedura e apelimit ende nuk ka përfunduar. Por autoritetet...
“20 vjet Opinion” ka mbledhur rreth vetes figura shumë të nj...
Një tërmet i fuqishëm 8.2 ballë ka goditur Meksikën duke shk...
Siç e ka bërë traditë tashmë kryeministri Edi Rama e nis mën...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...