Përmbarimi i nxjerr në rrugë, vëllezërit Bejko tentojnë vetëvrasjen për të dytën herë
Dy vëllezërit Damin dhe Sami Bejko kanë kërcënuar për të dyt...
Gazetari dhe moderatori Ylli Rakipi i ka kushtuar një shkrim të ashpër festës së 20-vjetorit të emisionit Opinion nga Blendi Fevziu.
Në shkrimin e publikuar nga gazeta Koha Jonë, Rakipi shkruan se ajo që ka ndodhur është një marrëzi e çmenduri që i ka kaluar kufijtë.
SHKRIMI I PLOTË I RAKIPIT:
U mbyll një javë, që kolegët e mi, gazetarë të shumtë, miq, të afërt dhe të largët, më telefononin orë e çast dhe më flisnin vetëm për Blendi Fevziun.
?Mitoman, i rrjedhur, i çmendur, i ikur nga kjo botë? si s?ka turp? si s?ka cipë??
Të them të drejtën nuk kam dëgjuar kurrë kaq fjalë kundër një njeriu, dhe të mendosh që gjithë kjo shfryrje, ky lumë sharjesh, kjo batare e papërmbajtur, bëhet kundër njeriut të mirë dhe të pafajshëm Blendi Fevziu. Se për të qenë të saktë, duhet të themi që Fevziu është vërtet një njeri i mirë. Ai nuk flet kurrë keq për askënd, nuk përgojon kërkënd. Po përse kjo gojështhurje, përse kjo mëri kundër njeriut të mirë dhe të pafajshëm Blendi Fevziu?!
Mesditën e sotme, deri në orët e para të mëngjesit, Blendi Fevziu ka filluar të festojë 20 vjetorin e emisionit të tij Opinion. Në fakt, festa dhe përvjetorë të tillë, njerëzit e kësaj bote bëjnë dendurisht, por festa e Fevziut nuk është thjesht një festë e madhe. Kjo festë, ka kohë që ka filluar dhe i kalon të gjitha përmasat e një feste. Ky 20 vjetor i Opinionit të Blendi Fevziut, ka marrë gjatë këtyre ditëve dhe në vijim, më shumë kohë dhe hapësirë se inagurimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo festë, nuk ngjan aspask me përmasat e dasmës së Bes Kallakut, apo festat e panumërta të Konsullit të Nderit të Meksikës, Ylli Ndroqit. Kjo që ndodhi dhe po ndodh, këto 24 orë në Shqipëri, në 20 vjetorin e Opinionit të Blendi Fevziut, nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë, në asnjë vend të botës demokratike dhe jo demokratike.
E megjithatë të gjithë këtë teprim le ta quajmë për një moment normal. Teprimet janë pjesë e kësaj bote të shkujdesur dhe shpesh qesharake. Por kjo ngjarje nuk është thjesht një teprim. Kjo është një marrëzi.
Në këtë festë, njeriu i mirë dhe i pafajshëm, Blendi Fevziu, ka thirrur dhe ka vendosur në rresht, mbarë botën shqiptare. Parlamenti i Kosovës ka anulluar për ditën e sotme, seancën për formimin e qeverisë së re, vetëm që krerët të ishin të pranishëm në festën e Fevziut. Në këtë festë është e pranishme e gjithë qeveria e Republikës së Shqipërisë, edhe kjo ende e pa mandatuar, me në krye zotin Edi Rama. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vrapuar të jetë në krye të festës së Fevziut.
Kryeministri i qeverisë në formim të Kosovës, Ramush Haradinaj, krerët shqiptarë të Maqedonisë. Ilir Meta, që sigurisht nuk mungon në asnjë festë apo ditëlindje. Kryetari, tashmë i shkrirë i opozitës, Lulzim Basha. Njerëzit më të famshëm dhe më të kamur të botës Shqiptare, elitat politike dhe intelektuale të vendit. Dhe jo vetëm kaq. Për 20 vjetorin e Opinionit, po gatuajnë gjellëbërës dhe kuzhinierë të ndritur, po sfilojnë vajza të përndritura. Dhe sigurisht nuk mungon Henri Çili, këtë herë me një gjetje origjinale, me albumin me fotografitë e Fevziut, nga foshnjëria deri në këtë 20 vjetor, botim i posaçëm i UET-së. Baton Haxhija, korrieri suprem Kosovë ? Shqipëri, ka ditë që është paraqitur dhe lëviz gjithandej shend e verë.
Të gjithë të gjallët janë prezent në 20 vjetorin e Opinionit, por edhe të gjithë të vdekurit, që kanë parakaluar në emision këto 20 vjet. Shqipëria ka ndalur frymën para Blendi Fevziut. S?ka ndodhur një pjesëmarrje dhe solemnitet i tillë, që nga koha e vdekjes së Enver Hoxhës. Lajmet për çmendurinë e Liderit Suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, kanë kaluar në plan të dytë dhe kjo, sepse çmenduria, siç thonë, del me çmenduri. Një çmenduri më e madhe ka përfshirë sot gjithë botën shqiptare, në rajon dhe më gjerë. Lajmet me stuhitë dhe uraganet, që kanë pushtuar Amerikën kanë ndaluar. Uragani Irma, është zëvendësuar nga uragani Fevzi. Sandri është detyruar të bëjë atë që nuk ja ka marrë mendja kurrë, ka ndaluar për 24 orë novelat Turke.
Është nata e njeriut të mirë dhe të pafajshëm Blendi Fevziu?
Them i pafajshëm, sepse një njeri, qoftë ky edhe Blendi Fevziu, mund të çmendet. Mund të çmenden edhe dhjetë apo njëqind njerëz. Kështu është kjo botë. Por kur është çmendur e gjithë kjo që ne i themi elita e Shqipërisë, kur është çmendur Edi Rama, Hashim Thaçi, Ilir Meta, oligarkët, ministrat, si mund të ngarkojmë me faj dhe të dënojmë Blendin tonë të mirë?!
Paralel me 20 vjetorin e Opinionit të Fevziut, rastisi edhe 20 vjetori i emisionit të famshëm të BBC-së, ?Hard Talk?. Në BBC, nuk pati festë, por vetëm një episod 30 minuta, me gazetarët Tim Sebastian, Sarah Montague, Stephen Sackur dhe Zeinab Badaëi, gazetarë të famshëm, të cilët kanë drejtuar ndër vitë këtë program. Vetëm në 30 minuta ata e përkujtuan këtë përvjetor.
Në Britani, nuk u paraqit as Mbretëresha Elizabetë, as Kryeministrja May, dhe as kuzhinieri më i mire i botës, Gordon Ramsey. Në Angli nuk u çmend askush. Ndërsa këtu në Shqipëri, në Kosovë, në rajon, ndoshta dhe më gjerë, Fevziu na ktheu të gjithëve në një pavion të marrësh.
Them na ktheu të gjithëve, sepse edhe unë që po shkruaj këto rradhë, nuk mund ta përjashtoj veten nga kjo turmë e çmendur. S?ka mundësi të mos jem edhe unë njëri prej tyre. Por pyetja më e rëndësishme është, si ka mundësi që kjo ndodh me të gjithë njerëzit që drejtojnë këtë vend, elitat e artit, politikës, kultures? Si mund të ndodhë që gjithë këta njerëz, të rreshtohen në mënyrë kaq hipokrite dhe kur dalin jashtë fillojnë të tallen me Fevziun. Si nuk e kuptojmë, që para se të tallemi me Fevziun, jemi tallur me vetëveten?! Çfarë hipokrizie! Çfarë maskarade!
Unë e kam mik Blendi Fevziun. E kam pranuar ashtu siç ai është, siç më ka pranuar edhe ai mua, kështu siç jam dhe ndoshta kjo më detyroi, që unë t?i shkruaj këto pak rradhë, së pari për mikun tim Fevzi, por mbi të gjitha, këto fjalë unë i shkruaj për të gjithë ata njerëz që e rrethuan Fevziun, duke i dhënë udhë çmendurisë së tij dhe çmendurisë tonë të përbashkët.
Duke ndjekur të gjithë këto skena që ndodhin vetëm tek ne, skena kaq qesharake dhe të çmendura, së brendshmi klitha; ? O Zot, shpëtoje Blendi Fevziun! Por më kot? Askush nuk mu përgjigj? Ndoshta edhe vetë Zoti, nuk është aq i fuqishëm, sa të na shpëtojë të gjithëve nga marrëzia e madhe që na ka pllakosur?
/Citynews
Linku origjinal me poshte:
Ylli Rakipi: O Zot, shpëtoje Blendi Fevziun!
Dy vëllezërit Damin dhe Sami Bejko kanë kërcënuar për të dyt...
Ballafaqimi i të dhenave të deklaruara nga gjyqtarët e proku...
Dasma e Turit dhe Orindës, e më pas dhe muaji i mjaltit push...
Deputetja Mimoza Hafizi prej disa javësh tashmë që prej zgje...
Vera Kodra nga Orenja e Librazhdit, e martuar në Elbasan dik...
Një 20- vjeçar nga Lezha është arrestuar mëngjesin e sotëm p...
Nga Azem PARLLAKU– Bota është duke debatuar për përgjigj...
Pronari i një hoteli në zonën e Golemit, ka qenë dëshmitar i...
Procedura e apelimit ende nuk ka përfunduar. Por autoritetet...
“20 vjet Opinion” ka mbledhur rreth vetes figura shumë të nj...
Një tërmet i fuqishëm 8.2 ballë ka goditur Meksikën duke shk...
Siç e ka bërë traditë tashmë kryeministri Edi Rama e nis mën...
Pak ditë pasi u zbulua lajmi se nëna surrogate që pret fëmij...
Një aksident i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ...
Një sherr në orët e para të mëngjesit në Laç ka përfunduar m...
Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e p...
DASHI 21. mars – 20. prill Do bashkëpunoni mjaft e mate qe k...
Është pak vonë për të përcaktuar se kur jemi gati për t’u bë...
Kush nuk i do shalqinjtë? Shumica e njerëzve janë të apasion...
Është realizuar një video sensibilizuese për të pranuar vete...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...