web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen gafat e gjyqtarëve dhe prokurorëve me deklarimin e pasurive

8 Shtator 2017, 08:29, Aktualitet CNA

Ballafaqimi i të dhenave të deklaruara nga gjyqtarët e prokurorët, lidhur me pronat e disponuara prej tyre, po nxjerr në dritë edhe gafat që këta të fundit kanë bërë gjatë procesit të transparencës.

Sikurse bën me dije ?SotNeës?  grupet e punës të ngritura nga ILDKP dhe hipotekat, enkas për verifikimin e dosjeve të pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, kanë konstatuar se në pjesën më të madhe të rasteve, të dhënat e regjistrimit të pasurisë në hipoteka nuk korrespondojnë me deklarimet që janë bërë në 2016.

Gjë kjo që ka ngritur dyshime se gjyqtarët dhe prokurorët kanë mashtruar me deklarimet e pasurisë, pasi zyrat e regjistrimit të tyre dispononojnë të tjera të dhëna për pronësinë. Në këtë situatë, ILDKP i ka dërguar një listë të dytë Hipotekës, në mënyrë që grupet e punës të verifikojnë edhe një herë të vërtetën.

Sipas specialistëve dyshohet se manipulimet mund të jenë bërë në pjesën e pronësive që ende nuk janë futur në sistemin elektronik, por gjenden nëpër dosjet e mbushura me dorë nga punoënjësit e hipotekave.

Pikërisht në këtë dokumentacion ka dyshime se punonjësit e hipotekave të kenë ndërhyrë duke fshehur pasuritë, apo ndoshta duke i zhdukur dosjet. Gjithsesi kjo është një praktikë e marrë me mend se mund të ketë ndodhur dhe për ta vërtetuar situatën po pritet përfundimi I punës së grupeve të punës të ngritura për të verifikuar gjendjen  reale./CityNews





Lajmet e fundit nga