Foto/ Bella Hadid nudo në Paris
Askush nuk ka lënë gjurmë më të mëdha në pistat dhe trotuare...
Një skandal i vërtetë mund të cilësohet ajo që po ndodh me sistemin e regjistrimit të studentëve që sapo kanë dalë nga Matura Shtetërore e këtij viti.
Nga një informacion që është shpërndarë në rrjete sociale nga disa pedagogë dhe studentë mësohet se Universiteti shtetëror është duke kryer një procedurë skandaloze me regjistrimet e studentëve.
Pas futjes së universiteteve private në të njëjtin sistem si universiteti shtetëror, tashmë janë universitetet private ato që po përfitojnë.
Duke qenë se ekziston një zonë gri dhe e kuqe në renditjen e studentëve në degët përkatëse në të cilat ata kanë aplikuar, universitetet private përfitojnë nga kjo situatë dhe bëjnë thirrje për regjistrim tek to, pasi sipas tyre studenti mund të hyjë në shkollë edhe pse nuk e ka emrin në listën e fituesve.
I pari Universitet që ka përfituar nga një skemë e tillë e shëmtuar në kurriz të universiteteve të tjera dhe vetë studentëve dhe xhepave të tyre është Universiteti Europian i Tiranës që ka bërë në rrjete sociale thirrjen e mëposhtme.
Kanë qenë pikërisht disa studentë dhe pedagogë në rrjete sociale që kanë denoncuar hapur këtë praktikë mashtrimi dhe shfrytëzimi tipik të sistemit.
“E fute që e fute privatin në të njëjtin sistem regjistrimi si shtetërorin? Tani le ta nxjerrim pak nga rregullat, se nuk ka ndonjë gjë. Shikoni këtë foto, UET thotë se edhe nëse të ka dalë dega me gri (i paregjistruar nga faza paraardhëse, pra humbur e drejta për regjistrim) ose e kuqe (që nuk e kap dot as këtë radhë), ti sërish mund të hysh, madje shih se të ka dalë emri në listë.
Kur Universiteti bëhet një vend ku të nxjerrësh fitime dhe jo realisht vend për dije, do ndodhin përçundnime të tilla të shëmtuara. E askush nuk flet. Media ku? Ku u fut, ku u zhduk?,- shkruan studentja Adela Radovani.
Praktikisht edhe pse gati të gjithë aplikantët i ka në zonën gri, që s’mund të regjistrohen, ka mjeshtra që të regjistrojnë, madje edhe duke e shpallur si pjesë e reklamës përkatëse, në shkelje të ligjit.
Një praktikë e tillë është absolutisht e ndaluar edhe në procedurat zyrtare të publikuara nga ministria e arsimit dhe e sportit.
Në pikën C këtij formulari në pikat 2 dhe 3 bëhet e qartë:
2.Periudha 29 gusht deri në 11 shtator është e ndarë në 7 faza 48-orëshe. Secili aplikant ndjek ecurinë e procesit të shpalljes fitues të tij në njërin apo disa programe studimi nga ato që ka përzgjedhur në formularin e aplikimit.
3.Kur ai është shpallur fitues, duhet të paraqitet pranë IAL-së ku dëshiron të regjistrohet brenda afatit 48-orësh. Nëse aplikanti nuk regjistrohet brenda afatit 48-orësh, ai humbet të drejtën e regjistrimit, në ato programe studimi ku ishte shpallur fitues në atë fazë.
Për ndjekjen e ecurisë së procesit të shpalljes së fituesve gjatë 7 fazave 48-orëshe MAS dhe QSHA do të publikojnë një Udhëzues Teknik në faqet përkatëse zyrtare.
/Citynews
Askush nuk ka lënë gjurmë më të mëdha në pistat dhe trotuare...
Edhe pse shumë njerëz mendojnë se nënat luajnë rolin më të r...
Disa shoqata të përndjekurish dhe parti të djathta kaë organ...
Nëse do të na kërkohej të shpjegonim se si një aktor dukej n...
Themelimi i Apple nga Steve Jobs i shtroi atij rrugën për të...
Një vajzë 13-vjeçare, e cila vdiq nga një aneurizëm i trurit...
Një hekurudhë madhështore prej 13,500 km do të lidhë Londrë...
Kryeministri Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë ...
Një ngjarje e rëndë është raportuar nga mediat italiane, pas...
Grupi i punës i kryesuar nga Niko Peleshi i ka paraqitur kry...
Partia Socialiste do të mbledhë në orën 12:00 grupin parlame...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar festën e organizu...
Nga Artan FugaReforma e Akasemisë të shkencave nuk mund të r...
Në një aktivitet të organizuar ditën e sotme për projektin e...
Gjykata e Krimeve të rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arre...
Ditën e djeshme humbën jetën 2 djem të rinj si dhe u plagosë...
Një efektiv i FNSH është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi ka...
Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos është zyrtari i la...
Mbrëmja e djeshme e organizuar nga Blendi Fevziu në kuadër t...
Hekuran Koçi është babai i katër fëmijëve të cilit iu refuzu...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...