web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari sulmon ashpër Bashën/Më tregoni varrin t’i çoj një LULe!

19 Korrik 2017, 20:55, Aktualitet CNA

Gazetari Bledian Koka, i cili iu bashkua publikisht ?Lëvizjes për Ringritjen e PD? të udhëhequr nga Astrit Patozi, ka bërë një reagim të fortë kundër Lulzim Bashës.

Në rrjetet sociale, gazetari Koka shkruan se farsa elektorale në PD ishte treguesi më i mirë i asaj çka do të jetë kjo parti në 4 vitet në vijim.

Më tej, ai e krahason Bashën me Ramën, teksa thekson se mashtrimet e tij janë të njëjta me të vërtetat e kryeministrit, ku produkti final i të dyve është e keqja për shqiptarët.

Ja reagimi i plotë:

PD, me tregoni varrin ti çoj nje LULe…
Farsa elektorale ne PD, ishte treguesi me i mire e i asaj cka do te jete kjo parti ne 4 vitet ne vijim. Opozite? Ai qe nuk e ben 4 vjet, garanton se nuk do ta beje as per 4 te tjera. Po pertej kesaj, me ben pershtypje premtimi i Lulzim Bashes: “Do te rrisim rolin e anetarit te partise dhe vleren nje anetare nje vote ne te gjithe vendimarrjen”. Ca patetizmi… Qe te jesh i besueshem neser, duhet ti kesh sherbyer te vertetes dje. Qe te jesh demokrat neser, nuk duhet te kesh qene autokrat deri dje. E te jesh mashtrues kalibri sot e gjithe diten, kjo nuk vjen si pasoje se ke qene i sinqerte dje. Po çfare e pengoi Lulzim Bashen te merrte mendimin e anetaresise se PD-se ne 4 vitet e fundit, dhe qe ai garanton se do e marre ne konsiderate 4 vitet ne vazhdim? Cfare e pengoi Lulzim Bashen qe ta demokratizonte PD-ne dje, dhe qe nuk do ti behet pengese neser. Lulzim Basha per te marre partine peng njehere e pergjithmone ka vendosur te artikuloje ate qe di te beje me mire, te thote mashtrimin e radhes. Ai po u thote demokrateve se ndersa do ti mbaje peng, do t’iu njohe atyre statusin e njerezve te lire. Basha po i tall demokratet ku duke i mashtruar cdo dite, u thote se per ta ajo do te jete e verteta e vetme qe duhet te dine. Edi Rama ka qene me i sinqerte me socialistet ne diktaturen e tij per te patur partine, sesa Lulzim Basha me mashtrimet qe ua shet demokrateve per demokraci. Pra, e verteta e Edi Rames dhe mashtrimi i Lulzim Bashes sot jane te barabarte, sepse produkti final eshte i njejte, e keqja per shqiptaret. Te nenshtruarit e zakonshem do te vijne ne kete status e do me argumentojne se Luli u gabua kur i mashtroi dhe se fajin e ka Tit Patozi qe lu bixhoz. Servilet e perjetshem do te vijne ne kete status per te me share mua, ashtu sic i shajne ata qe i urdherojne ta bejne kete kundrejt meje. Bejeni, bejeni dhe mos u kurseni, sot eshte dita te tregoni sa te vertete jeni ne nenshtrimin tuaj ndaj atyre qe ju genjejne se do kujdesen per ju…
p.s…sa per gjithcka tjeter, ka call center ke lokali i deputetit numer 2…/CityNews





Lajmet e fundit nga