Debat te "Ligjet"/Luan Rama “nxehet” me Vasilika Hysin: S’jemi në kafe këtu! (Video)
Para nisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit është ...
Në shkrimin ?A duhet të hyjë PD në zgjedhje? jam shprehur se kjo varet shumë nga protagonistët kryesorë. Nëse ata e kanë seriozisht gjithë çka na kanë premtuar në çadër, ndoshta më e mira do të ishte të mos hynin, sepse hyrja do të legjitimonte ?fasadën? prapa së cilës funksionojnë institucionet e vjedhjes dhe të krimit, duke i bërë, mes tjerash, gjithnjë e më të pamundura edhe zgjedhjet e lira. Por dilemën e hyrjes apo moshyrjes në zgjedhje e kam lidhur edhe me dilemën: a mund të shndërrohet PD-ja nga një parti deri dje e sistemit/fasadës, në një lëvizje antisistem që çjerr fasadën? Marrëveshja Rama?Basha dhe mënyra se si u arrit ajo, u dhanë fund këtyre dilemave. PD-ja dhe lidershipi i saj treguan me këtë marrëveshje se ose, në rastin më të mirë, nuk u dilnin hesapet se mund të shndërroheshin në një lëvizje antisistem, ose se nuk i kishin seriozisht premtimet për luftë oligarkisë, medieve të kapura, kanabizimit etj. Basha mund të thotë se zgjedhja që bëri ishte e imponuar nga ndërkombëtarët, se nuk u mbështet sa duhej nga populli që s?e kuptoi, nga vetë ne gazetarët që nuk iu përgjigjëm thirrjes për të shkuar në çadrën e tij. Pa dyshim presioni ka qenë i madh, edhe mosbesimi i të zhgënjyerve e ka rritur këtë presion, por historia tregon se politikanët që kanë sjellë ndryshime të mëdha kanë qenë pikërisht ata që nuk i janë përshtatur një realiteti ekzistues, por ata që e kanë ndryshuar atë sipas vizionit të tyre. Do të ishte pikërisht këmbëngulja për të mos iu bindur realitetit të imponuar edhe nga amerikanët, europianët edhe mosbesuesit, që do të mund të krijonin bindjen dhe besimin se kemi të bëjmë me njerëz që mund t?ia dalin të ndryshojnë këtë realitet mjeran ku ndodhemi. Por me sa duket njerëz të këtij stofi pritet të lindin në Shqipëri.
Shkurt shqiptarët që presin një ndryshim të sistemit oligarkik, bandokratik, shkërdhatokratik, kleptokratik, narkotrafikantokratik ? për të përmendur vetëm disa nga epitetet që i janë vënë ? duhet të flenë të qetë në dëshpërimin e tyre se kjo nuk ka për të ndodhur. Ne u kthyem në ?normalitetin? tonë ku politika është një biznes privat dhe jo një ?gjë publike?, siç është kuptimi i fjalës ?republikë?, që e ka përmendur kaq shumë Basha kohët e fundit. Partitë që merren me këtë biznes, pas një momenti sherresh, u ulën për të rindarë edhe një herë aksionet e tyre. Duke e menduar PD-në si të paaftë për të ndryshuar realitetin, them se kjo është më mirë sesa sikur t?ia linte të gjithë tryezën Edi Ramës dhe Ilir Metës, por kundërthëniet mbeten.
Tani të gjithë u kanë hyrë kalkulimeve se kush ka dalë i fituar dhe kush i humbur në këtë pazar të ri. Sigurisht përgjigjen përfundimtare kësaj do t?ia japë shitblerja e mallit më 25 qershor, por disa parashikime edhe mund të bëhen. Nëse do t?i referohem një metafore ku e kam përshkruar ndërtesën e pushtetit në Shqipëri si një godinë ku në bodrum kemi krimin e organizuar, në katin e parë oligarkët, në katin e dytë mediet e tyre dhe në katin e tretë zyrat e partive të ndryshme, them se gjithçka që do të ndryshojë ka të bëjë me disa lëvizje zyrash në katin e tretë. Duket se me shumë gjasa do të kemi një zvogëlim të zyrave të LSI-së, e cila duhet të kënaqet me zyrën e presidentit që ka kapur kryetari i saj. Për sa u përket zyrave të PS-së dhe të PD-së për momentin është krijuar një konfuzion, sepse në zyrat e PS-së kanë hyrë momentalisht disa ministra të PD-së që, medemek, do të bëjnë të mundur që populli të votojë i pafrikësuar, i pamanipuluar dhe e pablerë. Por problemi është se PD-ja gjatë këtyre katër vjetëve ka humbur shumë lidhje me katin e dytë, katin e parë dhe bodrumin që janë lojtarët e vërtetë të përcaktimit të votës. Ajo që iu dha PD-së dhe Lulzim Bashës për mua ishte thjesht një mënyrë për të mos dalë krejtësisht i turpëruar nga çadra, si dhe për të mbyllur gojën pas rezultatit, sepse qeveria e ?besimit? që po krijohet nuk ka asnjë instrument për të ndryshuar diçka në katet e poshtme të ndërtesës së pushtetit, që kontrollohen nga Edi Rama.
Me shumë gjasa në këto kushte, ku loja elektorale nuk zhvillohet midis një lëvizjeje që premton shpresë dhe kastës së vjetër, por si një lojë brenda kastës, ka më tepër gjasa që 71%-shin ta kapë i vetëm Edi Rama dhe jo PD-ja. Nëse nuk arrihet kjo, mund të jemi përsëri në kushtet kur LSI-ja të mbetet përcaktuese e maxhorancës. Se çfarë do të vendosë Ilir Meta, këtë do ta shohim. Them se më mirë se kushdo këtë e dinë ata të kateve poshtë dhe intuita ma thotë se, edhe sikur të mos jetë përcaktues, Meta do të shkojë me Ramën.
Së fundi, kanë dalë disa zëra se, për të mos ndodhur kjo, për shkak se këta urrehen shumë me njëri-tjetrin (çka na bën për të qeshur), si dhe që të evitohen kriza si ato të çadrave, që i kanë mërzitur shumë partnerët tanë strategjikë, mund të ketë koalicion të madh PS?PD në emër të mbylljes së disa reformave që do ta çuakan Shqipërinë në Europë. Personalisht nuk e besoj se mund të ndodhë një gjë të tillë, por nuk është çudi po të mendosh, jo reformat dhe as partnerët strategjikë, por se deri dje të dyja kanë përfaqësuar të njëjtët oligarkë. Dreqi e di çfarë paskan biseduar kokë më kokë, për pesë orë, Romeo Rama dhe Xhulieta Basha, ? sipas një batute të Ramës kjo ? por prapë nuk e besoj. Në fakt koalicionet e mëdha janë bërë në emër të qeverisshmërisë kur nuk sigurohet maxhoranca e duhur nga partitë e mëdha. Te ne kjo mund të ndodhë vetëm nëse LSI-ja nuk pranon të bëjë koalicion paselektoral me asnjërën. Ndërsa po të kemi një koalicion PS-PD pa u pyetur fare LSI-ja, kjo do të thotë se me ndihmën e çadrës u arrit pikërisht ajo që kontestohej më fort nga çadra: zhdukja e opozitës, d.m.th. se Edi Rama arriti në të njëjtën qafë, por nga një rrugë tjetër. Sigurisht jo në Europë. /Panorama/
Para nisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit është ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku, ka folur për...
Ish-deputeti i PD, Mark Marku, ka komentuar marrëveshjen Ram...
Arben Ahmetaj ka folur pak minuta para se të dorëzojë çelësa...
Denar Biba dha sot dorëheqjen nga kryetar i KQZ, pasi në ven...
Klement Zguri do të jetë kryetari i ri i KQZ deri më 25 qers...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shkuar në...
Partia Demokratike pritet të rikthehet sërish në shesh para ...
Gjatë një takimi elektoral në Saukun e Vjetër, kryeministri ...
Arben Ahmetaj ka folur para seancës së jashtëzakonshme plena...
Gjykata e Sarandës ka dënuar me 35 vite burg vrasësin e roje...
Një kanal i ri televiziv i dedikuar vetëm për gra do të fill...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka ironizuar me deklaratën e bër...
Shakyamuni Buddha (Siddhārtha Gautama), i njohur si Buda, is...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar me tone shpërthyese marr...
Partia Socialiste po zhvillon një takim elektoral në zonën e...
Në stafin e kabinetit të Gjorgje Ivanov, presidentit aktual ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një sulm të ndodh...
Është e vështirë të flasësh për marrëveshjen Rama – Basha dh...
Partitë politike ende nuk kanë një dakordim përfundimtar sa ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...