Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për presticiozen?Politico?, ku ka folur për raportin e Shqipërisë dhe Ballkanit me BE-në, vizionin e tij se si duhet të shihet Ballkani nga Europa, akuzat e Maqedonisë ndaj tij dhe mundësinë e bashkimit të Kosovës më Shqipërinë. Në të Kryeministri shprehet për situatën në Mqaqedoni duke theksuar se: ?Sulmi mbi platformën është shumë i rrezikshëm sepse është lloji i politikës që nxit ndarje jo bashkim ? Sa i përket Kosovës dhe bashkimit të saj më Shqipërinë Rama thekson se nuk varet nga dëshira e tij, ndërsa i jep një mesazh edhe BE-së. Ndiqeni më poshtë intervistën e plotë e Ramës.
Nga Andrew MacDowall
Tiranë, Shqipëri- Kryeministri shqiptar tha se një bashkim midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të përjashtohet nëse prespektivat e anëtarësimit në BE për venden e Ballkanit Perëndimor zbehen. Në një intervistë për ?Politico? që mbulonte gjithashtu një krizë poltike në Maqedoninë fqinje, zgjedhjet e ardhshme në atdhe dhe frymëzimi që ai merr nga Toni Bler, Kryeministri Edi Rama tha se Europa do të përballet me një ?makth? nëse Ballkanasit ?çmenden? sepse hiqet nga axhenda anëtarësimi në BE, me rajonin duke u shndërruar në një ?zonë gri ku aktorë të tjerë kanë më shumë ndikim se Bashkimi Europian.? Disa nacionalistë shqiptarë do ta dëshironin një bashkim mes Shqipërisë dhe Kosovës, territori verilindor me maxhoritetin etnik shqiptar që njëzëri deklaroi pavarësinë nga Serbia në 2008. Partia më e madhe opozitare e Kosovës do të zhvillojë një referendum lidhur me bashkimin me Shqipërinë, edhe pse kjo është përjashtuar shprehimisht nga Kushtetuta e Kosovës. I pyetur nëse do ta përjashtonte mundësinë e bashkimit me Kosovën, Rama tha: ?Jo, sepse e vetmja mënyrë për të mbajtur Ballkanin në këtë gjendje paqeje dhe bashkëpunimi ? është të mbajnë hapur rrugën drejt BE-së, të mbajnë një perspektivën të qartë, të mbajnë ndjesitë ndaj BE-së pozitive. Askujt nuk do t?i pëlqente që të ktheheshin nga vetja dhe të shihnin për bashkime të vogla, kushdo do të donte të përfshihej në një bashkim të madh. Por nëse nuk ka shpresë, nëse nuk ka perspektivë, hapësirë, atëherë, patjetër që bashkime të vogla mund të ndodhin.? Shumë njerëz kanë frikë se bashkimi midis Kossovës dhe Shqipërisë mund të shkaktojë një qëndresë në Ballkan, si ajo që u shkallëzua në luftë në vitet 1990 ndërsa Jugosllavia u copëtua. Bosnja dhe Maqedonia do të bëheshin vecanërisht të brishta nëse kuñjtë mund të mendohen si të mundshme për tu kontrolluar sërish. Rama tha se bashkimi me Kosovën nuk ishte ?dëshira ime por një alternative e mundshme ndaj derës së mbyllur të BE-së. Një artist, ish basketbollist i skuadrës kombëtare dhe ish Kryebashkiak i Tiranës, Kryeministri socialist u takua me POLITICO-n në zyrën e tij të ajrosur, ku muret ishin të zbukuruara me dizajne shumëngjyrëshe dhe një bluzë futbolli me emrin e ish-kapitenit të skuadrës së Shqipërisë Lorik Cana varet në një nga karriget e zyres.
?Mungesë vizioni?
Të alarmuar nga rritja e paqëndrueshmërisë dhe tensionit në rajon, drejtuesit e BE-së rikonñrmuan muajin e kaluar ?mbështetjen e qartë për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.? Por procesi i anëtarësimit ka humbur vrullin për shkak të problmeve të brendshme të BE-së, kundërshtia popullore në vendet e ballkanit për të prannuar anëtarë të rinj dhe shqetësimet lidhur me korrupsionin dhe cilësinë e ulët të demokracisë në vendet e Ballkanit. Shqipëria, si fqinjët Serbi, Maqedoni dhe Mali i Zi, është formalisht një kandidat për anëtarësim në BE. Vetëm Serbia dhe Mali i Zi kanë nisur bisedimet për anëtarësim, megjithatë, shihen si vite larg anëtarësimit. Kosova ka një Marrëveshje Stabilizim Asocimi me Brukselin, në një hap të hershëm drejt një anëtarësimi të mundshëm në BE. BLOGU TEMA Artan Hoxha (presidenti): Ata që nuk mendojnë si Basha, janë idiotë. PS e ka të sigurtë humbjen me qeverinë teknike. Të huajt janë me Bashën, po nuk shprehen zyrtarisht
Rama paralajmëron se ndalimi i anëtarësimeve mund ta destabilizojë Europën, duke thënë ?alternative do të ishte një makth për njerëzit dhe vendet e Europës.? ?Ka një mungesë kuptimi, ose një mungesë vizioni kur nuk kuptojnë se rajoni ka nevojë për Evropën, por edhe Evropa ka nevojë për rajonin, për një Evropë të sigurtë dhe të qetë,? tha ai. ?Si mundet bashkimi të jetë i qetë e i sigurt nëse Ballkani çmendet? Si mundet Bashkimi Europian ta lejojë në zemër të vet një zonë gri ku aktorë të tjerë të luajnë një rol më ndikues sesa vetë BE-ja? Kjo është e pakuptimtë në termat e sigurisë e të stabilitetit.? Shenja të fundit të paqëndrueshmërisë në Ballkan përfshijnë retorikën luftarake midis drejtuesve të Kosovës dhe Serbisë, aludimet lidhur me mbështetjen Ruse për një grusht të tentuar në Mal të Zi, kërcënimet nga autonomët serbë të Bosnjës për tu shkëputur dhe një krizë politike e zgjatur në Maqedoni, që e la vendin pa qeveri. Rama tha se ai nuk sheh një luftë të re në rajon ?si skenar i parë? por qetësimi i tensioneve ?varet shumë nga BE-ja dhe SHBA-ja.? Mbështetja për anëtarësimin në BE në Shqipëri dhe shumicën e vendeve të tjera të rajonit mbetet e lartë, pavarësisht skepticizmit në rritje në Serbi e Maqedoni. Rama tha se pavarësisht problemit të tij, BE-js ka një lloj ?magjie? për Ballkanin Perëndimor, ashtu sic e pati për themeluesit e saj pas Luftës së Dytë Botërore, dhe ka frymëzuar liderat e rajonit të punojnë më nga afër. ?Sot në Evropë, keni një gjeneratë që nuk pa asnjë luftë. Ne jemi një gjeneratë [në Ballkan], ne pamë luftë, e morrëm mesazhin,? tha Rama. ?Vizitova Beogradin 68 vite pas vizitës së fundit të një Kryeministri shqiptar në Beograd,? tha ai. ?Kolegu im [Kryeministri Serb Aleksandar Vu?i?] erdhi këtu [për të] parën herë. Sa për t?ju treguar sa
shumë gjërat kanë lëvizur në drejtimin e duhur prej magjisë së Evropës. Por nëse kjo magji europiane zbehet, më besoni, gjërat mund të shkojnë shumë keq.? Ka nga ata në qeverinë Serbisë që besojnë se Rama po përdor një ton më nacionalist në Kosovë tani sepse e kanë akuzuar në atdhe që po miqësohej tepër me Beogradin dhe tani është vetëm pak muaj larg zgjedhjeve të përgjithshme.
Akuzat maqedonase
Rama është akuzuar edhe sikur i ka hedhur benzene zjarrit të Ballkanit përmes rolit të tij në krizën Maqedonase. Partitë që përfaqësojnë minoritetin me etni shqiptare në Maqedoni, që kanë ekuilibrin e pushtetit pas zgjedhjeve të Dhjetorit, hartuan një platformë pas një takimi me Ramën në Tiranë. Ajo kërkon të drejta më të gjëra për shqiptarët e Maqedonisë, që përbëjnë gati çerekun popullsisë, ku përfshihet edhe të bërit e shqipes gjuhë zyrtare në të gjithë vendin. Platforma ka qënë në fokus të protestave në rrugë, dhe Presidenti Gjorge Ivanov ka thënë që ajo mund të ?shkatërrojë vendin? dhe ta vejë Maqedoninë ?në një pozicion vartësie apo varësie lidhur me një shtet tjetër.? Rama mbrojti platformën e tha se ai vecse kishte ndihmuar të mblidhen politikanët shqiptarë të Maqedonisë dhe nuk po mundohej të ndërhynte në punët e brendshme të vendit. ?Ka një mit të krijuar në Shkup për qëllime politike që partitë shqiptare po ndjekin një platformë të shkruar në Tiranë. Kjo është një gënjeshtër, një mit pa shije i krijuar nga politikanë,? tha ai. ?Sulmi mbi platformën është shumë i rrezikshëm sepse është lloji i politikës që nxit ndarje jo bashkim ? Gjëja e fundit që i duhet Maqedonisë, gëja e fundit që na duhet të gjithëve ne, është të nxisim përplasje ndëretnike,sepse nuk i kontrollon dot këto lloj gjërash.?
Ai shtoi që shqiptarët në Maqedoni kanë një ?të drejtë absolute të kërkojnë për barazi të plotë me vëllezërit e tyre maqedonas,? dhe që platform kërkon gjerësisht të drejta e liri të shtruara në Marrëveshjen e Ohrit në 2001 e që përfundoi me konòiktin e armatosur midis forcave të sigurisë Maqedonas dhe guerrilasve me etni shqiptare. Në atdhe, Rama vetë përballet me krizat e veta politike në rritje, me opozitën që bojkoton parlamentin dhe kërcënon të mos ketë kandidatë në zgjedhjet e përgjithshme të caktuara për 18 Qershor duke lëshuar deklarata që vota nuk do të jetë e lirë dhe e ndershme. Rama deri tani ka refuzuar kërkesat që ai të dorëhiqet dhe një qeveri teknike të menaxhojë zgjedhjet, që ai tha se do të mbahen në kohë. ?Nuk mund të mbahet peng procesi demokratik, nuk mund të mbahet peng kushtetuta,? tha ai. Me deputetët e opozitës dhe mbështetësit e tyre të mbledhur në cadër jashtë zyrës së kryeministrisë, dhe problemeve me partnered e koalicionit në rritje, Rama ka nevojë për aftësitë politike të heroit të tij Toni Bler për të negociuar në muajt e ardhshëm. Rama ka përdorur këshilltarët politik të Blerit në qeverinë e tij (sic ka bërë edhe Vu?i?) dhe ka krijuar miqësi me ish-kryeministrin britanik dhe ish-këshilltarin e tij Alaster Kambell. Ble i bëri një vizitë private Ramës në shtëpinë shtetërorë pritjes në bregdet vitin e kaluar dhe Kambell e përfshiu në librin e tij të titulluar ?Fituesit: dhe si e arrijnë suksesin.? ?Nëse Toni Bler dhe Alaster Kambell dhe New Labour nuk do të ekzistonint, nuk do isha bërë politikan,? tha Rama. ?Ata kanë qënë frymëzimi im. Çfarëdo qe Iraku, nuk është aspak arsye për të harruar gjërat e mëdha që ka bërë Toni Bler, dhe sa kryeministër i zoti ishte?./ marrë nga TemA.
Linku origjinal: http://www.politico.eu/article/albania-prime-minister-edi-rama-eu-faces-nightmareif-balkans-denied/?utm_source=POLITICO.EU&utm_campaign=4954c10ce3- EMAIL_CAMPAIGN_2017_04_18&utm_medium=email&utm_term=0_10959edeb5-4954c10ce3- 189580685
Kreu i demokratëve ka folur ashpër nga çadra e protestës, du...
Një person ka terrorizuar qytetarët e Pogradecit, mesditën e...
Policia italiane ka arrestuar një çift shqiptar, pasi është ...
Shyqyri Çobo, gjyqtari i pezulluar i Gjykatës së Beratit, nu...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po jep mesazhin e ...
Nga Agron Gjekmarkaj Zërat, tingëllimat, cicëri mat, zukatj...
Në fundvitin 2010, emisioni Fiks Fare, nëpërmjet një video-p...
Nga Gjergji THANASI – Prokuroria shqiptare me arrestimine 18...
Kreu i LSI, Ilir Meta, ka nisur intrigat për përçarjen e opo...
Burimet zyrtare të Policisë së Fierit kanë bërë me dije se k...
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sekuestrimin e pasurisë s...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka sekuestruar pasurinë e deputet...
Megjithse nga kufiri ligjor i datës për regjistrimin e koali...
Kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm ditën Ndërk...
Në përfundim të vizitës së tij një ditore në Shqipëri, kryem...
Elisa Spiropali duket se është prekur shumë nga deklarata e ...
Nuk vuaj më. Tani e di. Tashmë e kam të qartë. Si zgjidhen p...
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë ditën e sotme një tjetë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, ka komentuar dek...
Ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...