SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
Në Maqedoni krijohet një “bllok patriotik” për mbrojtjen e vendit me të gjitha mjetet. Pas këtij fronti të përbashkët qëndrojnë forcat politike!
Mediat qeveritare njoftojnë se “qytetarët po mblidhen vullnetarisht dhe po organizojnë brigadat poullore për mbrojtje me të gjitha mjetet, nëse socialdemorkatët i uzurpojnë institucionet”. Përveç “brigadave popullore” që po themelohen, në Maqedoni janë regjistruar dhe veprojnë edhe rreth 20 të ashtuquajtura shoqata patriotike, të cilat kanë për qëllim “mbrojtjen” e Maqedonisë. Grupi nga 10 anëtarë ?Pere Toshev” nga Prilepi ka sulmuar edhe gazetarin Bozhidar Barlakoski dhe e ka quajtur “kopil i shitur”. Ai e ka paraqitur rastin në polici.
Ta bashkuar në një front!
“Pere Toshev” është themeluar me 11 shkurt në Prilep, pas grupeve ??ndon Koseto” në Veles dhe “Todor Aleksandrov” në Bitol. Para banorëve të Bitolit u tha se “qëllimi i tyre është ruajtja e integritetit dhe vlerave të vërteta nacionale maqedonase nga të gjithë ata që punojnë kundër shtetit dhe popullit të Maqedonisë”. Kjo si dhe 23 organizata të tjera paramilitare kanë mbajtur në Veles një takim të përbashkët për unifikimin e forcave, me qëllim “vendosjen e bashkëpunimit strategjik dhe mbrojtjen e interesave vitale nacionale dhe shtetërore në Republikën e Maqedonisë”. Ata janë zotuar se do të veprojnë dhe organizojnë aksione së bashku.
?Populli ka nisur të organizohet vet, sikur në vitin 1903. Të gjithë maqedonasit duhet të angazhohen kundër qendrave dhe strukturave që veprojnë kundër kombit tonë”, thotë Jane Çento, një nga iniciatorët e Frontit Nacional Maqedonas.
24 grupe të ndryshme kanë nënshkruar edhe një platformë të përbashkët ku zotohen se do të angazhohen për interesat vitale të shtetit dhe kombit maqedonas. “Të gjitha forcat patriotike në vend do të luftojnë me të gjitha mjetet dhe metodat e mundshme për mbrojtjen nga ata që duan të rrënojnë Republikën e Maqedonisë”, thuhet në dokument.
Lojal ndaj partisë
Po kush qëndron pas këtyre grupimeve? Bllagoje Markovski, analist ushtarak dhe politik, thotë se këto organizime nuk janë “spontane”, por të përgatitura mirë. “Këto grupe janë paraqitur pas ftestave të VMRO-DPMNE kundër “desorosizimit”, apo për krijimin e grupeve që do të jenë lojale ndaj partisë. Kjo është shumë e rrezikshme dhe cënon përpjekjet e forcave demokratike për të ruajtur rendin shtetëror në Maqedoni. Kam frikë se këto grupe mund të keqpërdoren për të penguar edhe punën e Kuvendit, zgjedhjene kryetarit të Kuvendit dhe të qeverisë së re”, pohon Markovski.
Shenjat se atkivitetet po koordinohen nga një qendër janë paraqitur edhe në një deklaratë të iniciativës “Për Maqedoni Unike”, të botuar në Facebook, ku thuhet: “Duhet të jeni të gatshëm, sepse do të vije koha e fitores përfundimtare”. Një numër i madh i të ashtuquajturave organizata patriotike po merr pjesë edhe në protestat e organizuara nga VMRO-DPMNE. Atyre nuk mund t’ju bësh asgjë, që do të thotë se ata e kanë mbështetjen e ndonjë force politike, thonë analistët./DW
Rezistenca kundër kushtetutës për sistemin presidencial ësht...
Siria, Koreja e Veriut, Ukraina: pas takimit në Moskë minist...
Televizioni shtetëror italian Rai tashmë do të trasmetojë ed...
Fëmijët duhet të flenë me çorape. Këtë madje duhet ta mendon...
Pak ditë më parë CityNews njoftoi se, Lulzim Bashës i janë s...
Në një konferencë për shtyp Drejtori i Përgjithshëm i Polici...
Për analistët e NSA në Fort Meade, Maryland, ishte një befas...
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka refuzuar ditën...
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka r...
Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane ka para...
Pa deklaratave të forta të bëra ditën e sotme nga Çadra e PD...
Një tjetër mashtrim i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Velia...
Sherri i djeshëm që ndodhi pranë Pallatit me Shigjeta mes Kr...
Kush e kërcënon Lulzim Bashën? Kjo ishte pyetja që bënte dje...
Pas seancës plenare, Edi Rama, kryeministri i vendit, ka dal...
Sali Berisha, ish kryeministri i Shqipërisë, në fjalimin e t...
Nga çadra e protestës, ish-kryeministri Sali Berisha ka folu...
Në vijim të fjalës së tij nga çadra, ish kryeministri i Shqi...
Kryeministri Sali Berisha ka folur me tone të ashpra nga çad...
Në fjalën e tij të sotshme, nga çadra e lirisë, Sali Berisha...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...