web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bordi i OMN- Vasili letër krerëve të shtetit dhe ambasadorëve/ Jo kushtetues, nuk jam vënë në dijeni

14 Shkurt 2017, 21:48, Aktualitet CNA

Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili i ka dërguar një letër krerëve të shtetit si dhe ambasadorëve në lidhje me krijimin e  Bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimi për procesin e zbatimit të Vettingut.

Në letrën e tij, Vasili thekson se Kushtetuta përcakton se ky bord ka vetëm rol monitorues në procesin e Vettingut.

Ai shprehet se nuk është vënë në dijeni për këtë bord edhe pse është vlerësuar si një nga aktorët e rëndësishëm për implementimin e reformës në drejtësi.

Sipas Vasilit, bordi i ONM-së mund te vazhdojë punën vetëm pasi të gjitha palët të bien dakord duke përcaktuar rolin e tij.

LETRA E PLOTË
Të nderuar,
Si Ministër i Drejtësisë, kam marrë dijeni nga media e shkruar për një komunikim të datës 7 Shkurt 2017, Drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, nga ana e znj. Genoveva Ruiz Calavera, në cilësinë e kryetares së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Për fat të keq, për këtë komunikim të rëndësishëm Ministria e Drejtësisë nuk është vënë në dijeni, edhe pse është vlerësuar si një nga aktorët e rëndësishëm në implementimin e Reformës në Sistemin e Drejtësisë.

Nga shqyrtimi i komunikimit të sipërcituar të datës 7 shkurt 2017, lindin shqetësime të rëndësishme lidhur me komunikimet zyrtare të mbajtura, dhe ligjshmërinë e procesit të ndërtimit dhe funksionimit të asaj pjese të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që sipas dokumenteve të sipërcituara, është quajtur Bord i Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Më lejoni t?ju risjell në vëmendje se konsensusi politik i arritur, që bëri të mundur ndryshimet kushtetuese në 21-22 Korrik 2016, kishte në frymën e tij, përcaktimin saktësisht, qoftë në aneksin e Kushtetutës, apo dhe në ligjin nr. 84/2016 ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, që procesi i rivlerësimit kalimtar do të mbështetej nëpërmjet monitorimit e mbikëqyrjes, përmes vëzhguesve ndërkombëtarë, të cilët do të duhet të ishin ekspertë të ligjit.

Ky vullnet konsensual është shprehur qartësisht në Kushtetutën e vendit, ku citohet se:

Vëzhguesit emërohen nga radhët e gjyqtarëve ose prokurorëve me jo më pak se 15 vjet eksperiencë në sistemin e drejtësisë së vendeve të tyre përkatëse.

Në të gjitha dispozitat, qoftë kushtetuese apo ligjore, nuk ka asnjë përcaktim mbi ngritjen e një Bordi të Menaxhimit të ONM-së.

Në komunikimin e datës 7 Shkurt 2017, janë caktuar 3  (tre) ekspertë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe 2 (dy) ekspertë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Caktimi i këtyre ekspertëve është në respektim të plotë të kërkesave të Kushtetutës dhe ligjit, sa i takon procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, pasi këta do të jenë organi i ngarkuar që do të realizojnë vëzhgimin e pavarur të të gjithë procesit.

Ndërkohë që Qeveria shqiptare ka detyrimin të vërë në dispozicion të tyre gjithçka, duke filluar nga informacioni i plotë ligjor e dokumente, deri në garantimin e mjeteve logjistike.

Ndërsa më lejoni të evidentoj se, çdo parashikim tjetër sa i takon Bordit të Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, përbërjes, rolit të tij të paqartë në këtë proces, anëtarësisë së tij me pjesëmarrës të përhershëm dhe të përkohshëm, si dhe përfshirja brenda tij të përfaqësuesve të ambasadave respektive, nuk gjejnë mbështetje qoftë në Kushtetutë, apo dhe në ligj.

 





Lajmet e fundit nga