web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot MYFTARAJ/Çështja “Balili”, ose si po tallen Meta, Rama, Tahiri, Nishani me amerikanët, me karikaturën e Operacionit “Mincemeat”

28 Janar 2017, 18:27, Aktualitet CNA

Në historinë e shërbimeve të fshehta shkëlqen ai që njihet si ?The man who never was? (njeriu i cili nuk kishte ekzistuar kurrë), ishte në qendër të Operacioni ?Mincemeat? të shërbimit të fshehtë britanik, në 1943. Për ta thënë shkurt, u mor kufoma e një endacaku të vdekur në Londër, u vesh me uniformë ushtarake si oficer britanik, iu vendos një çantë me dokumente që përmbanin informata të rreme ushtarake. Kufoma u la në bregdetin spanjoll, sikur ishte nxjerrë nga dallgët pas mbytjes së anijes me të cilën udhëtonte. Autoritetet spanjolle që bashkëpunonin me gjermanët, ua dorëzuan këtyre kufomën bashkë me dokumentet.
Vështirë se Ilir Meta, Edi Rama, Saimir Tahiri, Ylli Manjani dhe Bujar Nishani kanë ndonjë dijeni për operacionin ?Mincemeat?, por në çështjen ?Balili?, sjellja e tyre është e tillë që duket se duan t? i gënjejnë amerikanët me një version të operacionit ?Mincemeat? në trajtë karikature.
Kur Meta shkoi në Washington për të gjetur rastin që të bënte ndonjë foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump, e thirrën atje ku nuk do të donte të shkonte, në zyrën Asistentit për Luftën kundër Narkotikëve, të Sekretarit të Departamentit të Shtetit, z. William Brownfiled. Njoftimi zyrtar për takimin në faqen online të Kuvendit të Shqipërisë, le pa përmendur çështjen më të rëndësishme të takimit, që më pas e pohoi Petrit Vasili që e shoqëronte Metën në këtë takim. Broënfiled i kërkoi Metës që të ndihmonte për arrestimin e Balilit. Por duket se z. Vasili e zbut shumë mënyrën se si zyrtari i lartë amerikan e kërkoi këtë gjë. Në të vërtetë, Brownfiled i tha Metës se ishte ai që e pengonte arrestimin e Balilit.
Njerëzit si Meta, të cilët e kanë pikënisjen e tyre në politikë si figura të teatrit politik, kanë të ngulitur rama meta balilithellë në nënvetëdije bindjen se edhe kur realiteti i ashpër u afrohet frikshëm me shpejtësi si një tren sirena e të cilit ulërin për paralajmërimin e rrezikut, situata mund të kapërcehet me një lëvizje teatrale. Kështu bëri Meta me letrën që i dërgoi Presidentit Nishani ku i kërkonte që të mblidhte Këshillin e Sigurisë Kombëtare për çështjen e Klement Balilit.

Dhe me këtë nisi Operacioni ?Mincemeat? në trajtë karikature. Klement Balili është ?The Man ëho never ëas?. Nuk ekziston një person me emrin Klement Balili në regjistrin e gjendjes civile të Republikës së Shqipërisë. Personi që kërkohet të arrestohet është Kelmend Balili. Në të gjithë botën, kur përmendet zyrtarisht një kriminel i kërkuar i cili përdor emra të ndryshëshm, ai quhet me emrin e tij të vërtetë dhe pastaj thuhet se është i njohur edhe me këtë apo atë emër. Ilir Meta, në letrën e tij për kryetarin e shtetit, shkruan për Klement Balilin, pra për një person që nuk ekziston!

Meta e di mirë se Balili quhet ?Kelmend? dhe jo ?Klement? se atë e ka pasur dhe qartësisht ende e ka mik e bashkëpunëtor të afërt. Meta qëllimisht e quan ?Klement?, sepse ?Klement Balili? është kodi që Kelmend Balili do të kërkohet por nuk do të arrestohet. Për këtë gjë ka një marrëveshje me tre nene mes Kryeministrit Rama dhe Metës. Përmbajtja e marrëveshjes është:
Neni 1) Kelmend Balili do të rrijë i ngujuar brenda resortit të tij turistik në Sarandë, ku i garantohet paprekshmëria e plotë.
Neni 2) Në rastet kur Policia e Shtetit do të hyjë në resort për të kërkuar Kelmend Balilin, ai do të thotë se është Klement Balili. Policët do të largohen duke thënë se nuk u intereson ky person.
Neni 3)Nëse Kelmend Balili del nga perimetri i resortit turistik, qoftë si Kelmend qoftë si Klement, Saimir Tahiri ka të drejtë ta arrestojë dhe Ilir Meta nuk do të thotë më asgjë për këtë çështje.

Në sajë të ndikimit të Metës, të gjithë mediumet, televizione, gazeta, portale e quajnë Kelmendin me emrin ?Klement?. Edhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i partisë së Metës, i cili ishte i pranishëm në emisionin ?Opinion? të Blendi Fevziut në Tv Klan ditën që Meta i dërgoi letrën Nishanit, i pyetur nga Fevziu për këtë çështje, e quajti Balilin ?Klement?, jo ?Kelmend?. E të mendosh se Ministria e Drejtësisë është institucioni i përfshirë ligjërisht në këtë çështje, për marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtare që kanë kërkuar arrestimin e Balilit.
Presidenti Nishani, pasi mori letrën e Metës me shqetësimin për mosarrestimin e Klement Balilit, meta balilipersonit që nuk ekziston, i ktheu përgjigje publikisht me anë të shefit të kabinetit, i cili lexoi para medias përgjigjen e Presidentit. Edhe në përgjigjen e Presidentit emri i personit të kërkuar ishte shkruar ?Klement? dhe jo ?Kelmend?. Kjo do të thotë se edhe Presidenti i përmbahej kodit mafioz të vendosur në marrëveshjen Meta-Rama për këtë çështje.
Është qesharake në kulm që të bëhet një mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për arrestimin e një njeriu që nuk ekziston me emrin që përmendet në mbledhje!!!
Frika më e madhe e Kelmend Balilit është se mos amerikanët, fill pas arrestimit të tij paraqesin kërkesë për ekstradim në SHBA. Frika më e madhe e Metës është se mos Balili, me të rënë në dorë të amerikanëve nis e ?këndon? për atë, Metën.
Në versionin shqiptar të Operacionit ?Mincemeat?, ?The man who never was? më të vërtetë ekziston, por kërkohet të kamuflohet ekzistenca e tij me personin që nuk ka ekzistuar kurrë. Të shohim se sa do të arrijë Meta ta bëjë këtë gjë, por një gjë është e sigurt: ?Mincemeat? në anglisht do të thotë ?mish i grirë? dhe Meta këtë herë herë është më i rrezikuar se kurrë nga makina grirëse e mishit politik, në të gjithë karrierën e tij.





15:18 Aktualitet

Koka e Derrit

Nga Arnold GrabockaKur ndiejmë një erë të keqe, një kutërbim...

Lajmet e fundit nga