web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Operacioni anti-kanabis në Memaliaj, një i arrestuar dhe dy vëllezër në kërkim

21 Tetor 2016, 15:02, Aktualitet CNA

Policia e Shtetit ka shpërndarë pamjet e aksionit anti-kanabis në qarkun e Gjirokastrës.

Në fshatin Zhapokikë, në Memaliaj, në pjesën malore të fshatit, janë gjetur në 6 thasë 60 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva si dhe në afërsi të lëndës narkotike u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri, një automatik dhe një pushkë 10.

Nga Shërbimet e Policisë u bë shpallja në kërkim vëllezërit E.H dhe R.H. /Citynews





Lajmet e fundit nga