VIDEO/ Kanabisi lumë, sekuestrohen 646 kg në disa zona të vendit
Mijëra rrënjë kanabis sativa janë gjetur gjatë kontrolleve t...
Ka shkaktuar jo pak reagime deklarata e Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani për të futur ushtrinë për përballimin e situatës së krijuar në vend nga mbjellja e hashashit. Të martën, kur Ministri ?hodhi bombën? që rrëzon në mënyrë fine pretendimet e Kryeministrit Rama se vendi nuk ka probleme me kanabisin.
Në fillim nga mazhoranca nuk pati reagime në publik. Deklarata e Ministrit u mundua të anashkalohej me heshtje edhe pse Kryeministri u ankua tek aleati i tij, Ilir Meta për qëndrimin e Manjanit. Bile ka kërkuar largimin e tij, porse mund të rrëzohet qeveria nëse Rama ndërmerr veprime të njëanshme, sepse ministri Manjani është pjestar i LSI dhe një ndër ministrat më të mirë të qeverisë së sotme, bashkë me ministrin Tahiri dhe ministren Kodheli e ndonjë tjetër.
Por zhurma që prodhoi në opinion thirrja për të futur forcat e armatosura në parcelat me hashash nuk mund të fshihet më. Sepse veç shkrimeve në media, perceptimit në opinion dhe qëndrimeve të opozitës, tashmë është edhe një Ministër i kabinetit ?Rama? që e pranon se vendi ka një problem serioz me drogën. Një problem i cili nuk mund të përballet vetëm me struktura aktuale, Polici, Prokurori, SHISH, por me mjete që përdoren në situata emergjente, siç është ushtria.
Kjo deklaratë, sado personale që mund të quhet krijon një ngërç mes vetë qeverisë. Sepse nga njëra anë është Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij, që çdo ditë japin shifra ku pretendojnë se sasia e hashashit në vend nuk është e madhe dhe se Policia e Shtetit po korr sukses në luftën kundër trafiku si asnjëherë më parë. Nga ana tjetër, një ndër ministrat më të rëndësishëm të kabinetit qeveritar deklaron hapur se kjo çështje kërkon zgjidhje radikale. Dhe më të drejtë lind pyetja, cilin duhet të besojnë? Kryeministrin që e quan një betejë të fituar luftën kundër drogës që me pastrimin Lazaratit në vitin 2013. Apo Ministrin e Drejtësisë që thotë se situatën e krijuar e zgjidh vetëm ushtria?.
Kryeministri Edi Rama priti tre ditë në heshtje nervash, që kjo deklaratë të mos popullorizohej, si dhe nga ana tjetër nuk kishte ç?ti bënte ministrit Manjani. Ministri në fjalë njihet për qëndrimet e tij stoike dhe në kundërshtim me eunokërinë e shumicës së ministrave. Ndaj përballja me të nuk është se rrezikon një kolltuk ministri, por postin e kryeministrit.
Në këtë situatë pjesa e ministrave të Partisë Socialiste ka vendosur të kundërpërgjigjet. Natyrisht me urdhër të kryeministrit. Dy ministrat Saimir Tahiri dhe Mimi Kodheli reaguan dje fort ndaj idesë së Ministrit Manjani. Më e ashpër ishte Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Përveçse e ka cilësuar jo serioz dhe jo institucional propozimin e kolegut Manjani, Ministrja nuk ka hezituar t?i kujtojë kolegut të saj se kritikat nuk bëhen nga kolltuqet dhe sallonet.
?Jo vetëm e pres kritikën, por t?i jap përgjigje gjithë kritikuesve që nga sallonet dhe kolltuqet lëshojnë ndonjë batutë. Emergjenca konsiderohet në rrugë institucionale. Kushdo mund të dalë dhe të thotë kemi këtë emergjencë këtu. Është një strukturë që quhet Këshilli i Ministrave, që vendos nëse ka një emergjencë?, deklaroi Kodheli. Pra direkt se kaq nuk kishte ndaj ministrit të Drejtësisë.
Më diplomat në qëndrimin e tij ndaj Manjanit ishte Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas tij, propozimi i Ministrit të Drejtësisë është bërë për një qëllim të mirë, por ushtria nuk është zgjidhja e duhur.
?E mirëkuptoj vullnetin e tij pozitiv për të bërë një propozim që shkon në adresimin e këtij fenomeni. Besoj se është një propozim i pasaktë, por hyn tek ato të dëshirës së mirë?, tha Tahiri.
Ministri Tahiri e di më mirë se kushdo se ç?po ndodh në malet e kodrat e Shqipërisë, ndaj ishte jo për sherr në qeveri. E di edhe mënyrën se si reagon Ylli Manjani, kur don të replikojë fort dhe pa mëshirë.
Megjithë gjuhën e ashpër të Kodhelit dhe diplomacinë e Tahirit, çështja që ngriti Manjani qëndron ende pezull mes koalicionit. Këtu nuk është vetëm fjala për përplasjen e përhershme PS-LSI për mënyrën sesi i shohin problemet e vendit. Mbi të gjitha, ka të bëjë dhe me kompaktësinë e kabinetit ?Rama?. Me afrimin e zgjedhjeve, Qeveria do të bëjë bilancin e sukseseve dhe dështimeve. Kur palët ndahen për diçka kaq kryesore siç është krimi i organizuar dhe trafiqet, ndarja për çështje të tjera dytësore do të jetë shumë herë më e madhe.
Por pritet ardhja nga Kina e kryeparlamentarit Meta. Ai do ti vërë vulën këtij dueli ministror. Deri sa të kthehet nga Pekini bashkëdrejtuesi i Koalicionit Meta, kryeministri Rama uron me vehte të mos reagojë ministri i drejtësisë Manjani ndaj ministrave Tahiri dhe Kodheli. Nga burime të rezervuara ministri Manjani ka një kundërpërgjigje sfiduese ndaj ministres së Mbrojtjes, por ende nuk ka vendosur ta bëjë publike.
Në fund del një pyetje: A do të jetë Ylli Manjani që do të shënojë përplasjen me të fortë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës? /KohaJonë
Mijëra rrënjë kanabis sativa janë gjetur gjatë kontrolleve t...
LSI është mbledhur në Komitetin Drejtues Kombëtar, ku ka fol...
Kryeministri i vendit, Edi Rama nga mbledhja me fermerët në ...
Në rast se kandidati republikan për president të SHBA-ve Don...
Një sasi prej 41 kg kanabis sativa është sekuestruar gjatë a...
Persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur një supermarket...
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi ka...
Kreu i LSI-së Ilir Meta, nga mbledhja e e Komitetit Drejtues...
Being informed of the beneficial attributes and Christian il...
Menjëherë pas vizitës zyrtare në Kinë kreu i Kuvendit ka mar...
Më ngacmoi dje një intervistë e ish Ministrit Rendit Luan Ra...
Gjatë fjalës së tij në Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI-së...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Komiteti Drejtue...
Shtetasja M.XH, 24 vjeç, nga Bulqiza, ka bërë kallëzim penal...
Ish kryeministri Sali Berisha vijon me denoncimet e tij. Par...
Edhe Fatos Klosi është përfshirë në debatin e fundit që ka p...
Partia Demokratike ka dalë në deklaratë për shtyp, përmes de...
Operacioni antikanabis i ndërmarrë sot në zonat e Shkodrës, ...
Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka vetëm tre skenarë në të ardhmen ...
Avokatja Qafa ka braktisur seancën e Gjykimit për Ismalajn d...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...