Crazy Girl, e mbani mend? Ja ku ndodhet dhe çfarë bën… [FOTO\VIDEO]
Besojmë të gjithë e mbani mend “Crazy girl” me këngën “Jepi ...
200 mijë lekë për të zhbllokuar makinën e kapur nga policia. Kaq është shuma që një qytetar nga Dibra, Faik Zeqaj, tregon se i ka dhënë prokurorit të Dibrës,Tom Deda për të zhbllokuar kamioncinën e tij.
48-vjeçari nga Dibra, Fation Zeqja, i cili njihet edhe me emrin Faik Zeqja nga fshati Majtare i këtij rrethi është ndaluar nga policia pasditen e 5 tetorit 2016, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Maqellarës”, ku është kapur duke transportuar 3 metër kub lëndë drusore me kamionçinën e tij, me targë AA 296 BC.
Në këto kushte, policia e Dibrës sekuestroi në cilësinë e provës materiale lëndën drusore dhe automjetin, ndërkohë që dosjen e poseduesit e dërgoi në prokurori për ndjekje penale në gjendje të lirë, pasi dyshohet për veprën penale “prerje e paligjshme e pyjeve”.
Pas dërgimit të dosjes në prokurori, Fation (Faik) Zeqja ka kërkuar vetëm rikthimin e mjetit, jo të druve, pasi sipas ligjit kjo makinë ishte me dokumentacion të rregullt.
Për këtë çështje, dy ditë pas ndalimit, qytetari thotë se ka kontaktuar me prokurorin Tom Deda, i cili ka qenë i gatshëm ditën e ngjarjes dhe kishte marrë paraprakisht dosjen e tij, por kishin kaluar më shumë se 10 ditë dhe makina nuk ishte nxjerrë nga policia.
Në këto kushte, qytetari shkon dhe takon prokurorin për të mësuar mbi fatin e makinës së tij.
Qytetari Fation (Faik) Zeqja takon prokurorin Tomë Deda, i cili ka qenë i gatshëm natën e bllokimit të makinës dhe gjatë bisedës me të, e pyet se çfarë është bërë me makinën e tij.
Takimi I qytetarit me prokurorin bëhet në ambjentet e prokurorisë së Dibrës. Prokuroria e takon qytetarin, bisedon me të në korridorët e prokurorisë dhe tregon afrimitet gjatë bisedës.
Qytetari e pyet nëse mund të flasin në zyrën e tij dhe prokurori I përgjigjet ?Ti e di?
Rrugës për në zyrën e prokurorit, gjatë bisedës, prokurori e vë në dijeni qytetarin se e ka dërguar shkresën që një natë më parë në polici për zhbllokimin e makinës. MAdje gjatë bisedës që zhvillohet në zyrën e prokurorit Tom Deda, ai i tregon shkresën qytetarit me datën 17 i dhjeti (17 tetor 2016), që ia ka dhënë sekretarja dhe është dorëzuar në polici.
Në këto kushte, qytetari falenderon prokurorin , duke i thënë se “atë ditë i kishte dhënë vetëm 200, pasi nuk kishte të tjera me vete”. Prokurori nuk çuditet nga as revoltohet kjo shifër që qytetari përmend në zyrën e tij, por I përgjigjet shkurt ?FAleminderit? dhe aty ndahen me njëri tjetrin.
Pas bisedës me prokurorin në zyrën e tij, qytetari shkon në komisariat për të verifikuar nëse ka shkuar shkresa dhe për të marrë makinën.
Qytetari drejtohet te sporteli i Drejtorisë së Policisë dhe punonjësi i informacionit e vë në dijeni se ka ardhur shkresa, por duhej të priste pak që të merrte makinën. Gjatë bisedës me gazetarët e Fiksit, qytetari tregon se duhen shkarkuar drutë nga makina dhe se çelësat i ka marrë nga policia. Sipas tij, ai do presë punonjësin e policisë që të bëjë shkarkimin e druve, që janë të sekuestruara në cilësinë e provës materiale dhe më pas do marrë mjetin.
Deklarata e qytetarit
Një ditë pas këtij regjistrimit , prokurori i Dibrës, Tom Deda, vihet në dijeni të regjistrimit që i kishte bërë qytetari Faik Zeqaj.
Menjëherë pas kësaj, del një deklaratë e shkruar me shkrim dore, e firmosur nga ky qytetar,Faik Zeqaj
Në këtë deklaratë, i nënshkruari shoferi i druve të prera në pyll, Faik Zeqaj, deklaron me përgjegjësinë e tij personale se nuk i ka afruar asnjë lek Tom Dedës dhe gjithçka që flitet në media është e pavërtetë dhe e provokuar
Më pas ai regjistron një deklaratë me audio dhe video ku një person mbrapa cameras i dikton të gjitha fjalët.
Sufleri i qytetarit në video e mëson zotin Zeqaj se cfarë duhet të thotë dhe ka njohuri në fushën e jurisprudencës, pasi qytetari përmend disa herë se gjithcka e deklaron me vullnetin e tij të lirë kundrejt çdo neni, duke harruar të përmendë nr e nenit të cili i referohet.
Flet më provokim nga ana e gazetarëve ndërkohë që gjatë gjithë filmimeve të transmetuara në Fiks fare kuptohet qartë që qytetari Zeqaj ka kërkuar ndihmën e Fiks Fare duke u drejtuar fillimisht në sekretarinë telefonike të këtij emisioni. Fiks Fare i vuri mjetet në dispozicion që ai të filmonte abuzimet që ai pretendonte se kryente prokurori që kishte dosjen e bllokimit të kamioncinës së tij.
Gjatë kronikës së transmetuar në Fiks fare dhe deklaratave të zotit Zeqaj kuptohet qartë se qytetari e ka kërkuar vetë Fiksin, e ka ftuar Fiksin që të shkojë në Dibër, vetë ka regjistruar, e vetë ka folur, askush nuk e ka detyruar.
Biseda me prokurorin
Qytetari: Prokuror Toma është sipër?
Punonjesi i Prokurorise: S’e di, qe ku është
Qytetari: Mirëmengjesi
Prokurori: Mirëmjesi
Qytetari: Si u gdhine prokuror
Prokurori: Mirë
Qytetari: A je mirë?
Prokurori: Çar bën ti?
Qytetari: Hiç, ja erdha t’u takoj
Prokurori: He njëherë?
Qytetari: Ç’kemi, a u lodhe ti?
Prokurori: Ishtu
Qytetari: A u mërzite?
Prokurori: Jo. He?
Qytetari: A shkojmë te zyra?
Prokurori: Ti e din
Qytetari: Hajt. A s’ke sos puna akoma, jo?
Prokurori: Cilën punë, tanen?
Qytetari: He…
Prokurori: Ta kam çu mor atë, ka shku qysh dje
Qytetari: Ka shku a?
Prokurori: Po
Qytetari: Qysh dje ka shku? Në çfarë ore dje? Mbasdite?
Prokurori: Për Zotin s’e di, sekretari sot ma pruni, më tha e kemi nis dje
Qytetari: A e keni nis dje?
Prokurori: Po
Qytetari: Po pyete njëherë atë gocën, a kanë shku a?
Prokurori: S’kam nevojë me e pyt, ka shku ajo.
Qytetari: Ka shku eee?
Prokurori: Ka shku ajo.
Qytetari: Veç shkoj të marr makinën eee?
Prokurori: Veç me shku me e marr. Drutë kam than se s’ke për t’i marrë.
Qytetari: Mirë po deshe ti, ti i ke ba letrat.
Prokurori: Jo s’e kam në dorë unë
Qytetari: Jo, po…
Prokurori: Ene ma dasht unë, s’ti japin ata.
Qytetari: Jo?
Prokurori: Jo. Edhe ti sikur sa metra ke?! Mbi 3 metra ke o burrë! Eee. Sa metra ke?
Qytetari: A e ke çu si çështje. A ka shku si çështje?
Prokurori: Komisariatit të Policisë, 17, i dhjeti. Ka shku dje qe kjo
Qytetari: Po mirë se të dhashë 200 atë ditë, se s’kisha më (momenti që i zgjat paratë e tjera, por nuk duket)
Prokurori: Faleminderit
Qytetari: E kam pa hile
Prokurori: Për Zotin. Ik mirupafshim.
Qytetari: Faleminderit. Ej se nuk kisha ma atë ditë
Prokurori: Ik thashë mirupafshim
Qytetari: Hajde miupafshim, faleminderit shumë eee.
Biseda në polici
Qytetari: O Gimi si shkove, si kalove? Pyete njëherë atë gocën, Orgisën, a si e ka, a kanë ardh ato letrat e ….. thuj.
Punonjësi i policisë: Për çfarë?
Qytetari: Për bllokim mjeti, për kamionçinën me dru.
Punonjësi i policisë: A t?ka thirr, të ka lajmëru ajo?
Qytetari: Po, prokurori tha, i kam sjellë letrat ktu tha
Punonjësi i policisë: Si e pate emrin ti?
Qytetari: …..
Qytetari: A t?vij të takohemi thuj?
Punonjësi i policisë: (flet në telefon), Dëgjo, ka ardhur një ……
Qytetari: Ka kamionçinën thuj
Punonjësi i policisë: Se ka ardhur me urdhër… Këtu është. Po këtu në oborr e ke. Po.
Qytetari: A kanë ardh: Kanë ardh?
Punonjësi i policisë: Po.
Qytetari: Kanë ardh letrat eee?
Qytetari: Ej, i ka pru po he.
Biseda me gazetarët e Fiksit pas policisë
Qytetari: S?mund t?i shkarkoj drutë sonte prapë.
Fiksi: Pse?
Qytetari: S?është ai?
Fiksi: Kush është ai?
Qytetari: Ai që ka punën e druve.
Fiksi: A e more letrën?
Qytetari: Po duhet me shkarku drutë se s?më lirojnë.
Fiksi: Tashi do e marrësh prapë, pa dru makinën?
Qytetari: Po pa dru, se i mbajnë drutë këtu.
Fiksi: E mbylle komplet, apo vetëm çështjen e makinës?
Qytetari: Vetëm çështjen e makinës. Në prokurori është çështja e hapme mo burr
Fiksi:
Fiksi: Po mirë mo, kur e bëtë muhabetin me prokurorin?
Qytetari: A e patë, a e patë filmimin
Fiksi: Jo s?kam parë filmim… kur e bëtë herën e parë, që i dhe 200 mijë lekëshin
Qytetari: Po, nesër tha, shko merr makinën, drutë do bllokohen tha, kurse çështjen e ke në prokurori, është si ligj tha, mos u lodh me atë punë. O ça më bënë mor burrë. Kam çelësat, është… Kam blloku rrugën aty.
Fiksi: Pse?
Qytetari: E kam blloku mo se e neza ni me te shtyme deri aty, atje matanë, më erdhën prapë për mbrapa se kujtun se do hiki, e ktheva prapë këtu, e kam lënë qaty, tani as nez asgja ma.
Fiksi: Tashi çfarë duhet të bësh?
Qytetari: Duhet ta bi prapë makinën mbas nja nji ore, t?jap çelësat prapë, t?vij nesër, të shkarkoj drutë dhe ta marr makinën.
Fiksi: Ato i pagove vetëm për zhbllokim makine, jo drutë?
Qytetari: Vetëm për të marrë makinën o burrë, ça flet.
Qytetari: Do e shohësh si fytyrë or ti, ke për ta pa, edhe me ba telefon sa ta shohish, pash Zotin. Asht një ai, që dy Zoti nuk e bën. Jo mo veç ta shihje, por fshije, fshije pastaj, veç ta shohësh si fytyrë dhe do më thuash o Faik paske pas të drejtë. Njeriu ka pak logjikë. S?ka njeri që s?bën gabime. A e kupton? Unë nuk jam t?u ba tregti me ato, të shes e blej?
Fiksi: Ore po mos të nxjerrin nesër probleme për makinën, apo jo?
Qytetari: Jo, jo, nesër makina është e marrë, është e marrë, po ça t?bëj druve. Jo nesër s?ka problem, ai e kishte pru. Ai më tha prej djehit i kam çu, kur erdha unë, që erdha ktu te kjo, po tani sa kan ardh tha
Fiksi: Pse s?ua lë çelësat këtyre?
Qytetari: Çelësat këtyre?! Shyqyr që i futa çelësat në xhep
Besojmë të gjithë e mbani mend “Crazy girl” me këngën “Jepi ...
Kthesa në politikën e jashtme kishte kohë që ishte sinjalizu...
Presidenti i Parlamentit Europian socialdemokrati Martin Sch...
Charli Cook i cili është një “Youtuber” ka zgjedhur mënyrën ...
Vijojne operacionet masive anticanabis nga Policia e Shtetit...
Në intervistën 60 sekondëshe për “Prive’, Kreu i Bashkisë Er...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj zbuloi për herë të parë n...
Denion Mejdani ne nje postim ne rrjetet sociale ka komentuar...
Rruga Durrës-Kukës e quajtur ndryshe Rruga e Kombit nuk i ka...
Ministri Tahiri i ka bere nje leter shoqerive qe disponojne ...
Emisioni Fiks Fare ne Top Channel, pritet të sjellë sonte në...
Komisariati i Policisë Përmet, në bazë të informacioneve të ...
Policia e Shtetit ka shpërndarë pamjet e aksionit anti-kanab...
Policia e Vlorës vijon me operacioniet anti-kanabis. Gjatë k...
Zbulohet kush është personi që për të nxitur një sulm ndaj d...
Mbyllet pas 9 vitesh funksionim, filiali i Universitetit të ...
Kryeministri Sali Berisha, pak momente më parë, ka publikuar...
Kelment Balili është i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej ...
Pas rikthimit në vëmëndje të ligjit për mediat online ka rea...
Shërbimet e Drejtorisë Vendore Gjirokastër në bashkëpunim me...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...