web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vijojnë homazhet në nder të Teodor Laços/ Më varrosni në Korçë

16 Tetor 2016, 09:53, Aktualitet CNA

Janë duke u zhvilluar në hollin e Ministrisë së Kulturës homazhet në nderim të shkrimtarit dhe politikanit Teodor Laço, i cili u nda dje nga jeta në moshën 80-vjeçare.

Për të nderuar figurën e tij morën pjesë në homazhe ish kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja Liri Berisha si dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Që të dy e quajtjën vdekjen e Laços një humbje të madhe, ndërsa homazhet mbyllen në ora 12:00.

Teodor Laço e kishte lënë amanet që trupi i tij të prehej në qytetin e tij Korçë ndaj dhe varrimi i tij do të bëhet pikërisht në qytetin juglindor. /Citynews





Lajmet e fundit nga