Ahmetaj në FMN dhe BB: Buxheti 2017, financim i reformave dhe rritje pagash e pensionesh
Ministri i Financave Arben Ahmetaj gjatë viitës së tij në SH...
Alain de Botton
Përktheu nga gjermanishtja: Gilman Bakalli
Martesa është një aventurë e rrezikshme. Një aventurë që ndërmerret nga dy persona, të cilët lidhen në emër të një të ardhmeje, të cilën ato mendojnë se e dinë si do jetë, por që në fakt s?ia kanë as idenë më të vogël. Për një kohë të gjatë njerëzit janë martuar nisur nga arsye thjesht logjike: ngaqë ara e tij ndodhej ngjitur me arën e saj, ngaqë familja e tij administronte një biznes, ngaqë babai i saj ishte kryeplak i fshatit, ngaqë kështjella duhej të nxirrte shpenzimet që kërkonte, ose ngaqë prindërit e të dyja palëve besonin në të njëjtën formë interpretimi të një Shkrimi të Shenjtë. Simptomat shoqëruese të martesave të tilla të nxitura nga arsyeja janë vetmia, mungesa e besnikërisë, keqtrajtimi, ftohtësia emocionale dhe britmat e shamatave. E parë në retrospektivë, martesa mbi bazën e arsyes nuk ka të bëjnë aspak me arsyen. Ajo është thjesht utilitariste, fanatike, snobiste dhe shfrytëzuese. Këtu qëndron arsyeja se pse pasardhësja e saj sentimentale, martesa me dashuri, shihet me sy aspak kritik.
Në një martesë me dashuri, dy persona ndjejnë tërheqje për njëri-tjetrin. Të trullosur nga ndjenjat, ato janë plotësisht të bindur se kanë lindur për njëri-tjetrin. Sa më spontanisht, sa më i shkujdesur dhe i pamenduar të ketë qenë vendimi për t?u martuar (ndoshta janë njohur para 6 muajsh, ndoshta njëri prej të dyve është pa punë, ndoshta janë shumë të rinj), aq më mirë për martesën me dashuri. Mendjelehtësia është kundrapesha e gabimeve të bëra në emër të racionales. Rendja pas instinktit është reagimi traumatik ndaj atyre eksperiencave shekullore, të dominuara nga një arsye aspak e arsyeshme.
Shpresojmë se në martesë do rendim në kërkim të lumturisë. Në të vërtetë, jemi në kërkim të intimitetit. Shpresojmë se do të rikthejmë në raportin tonë prej dy të rriturve ndjesitë dhe emocionet e fëmijërisë. Sidoqoftë, dashuria që kemi provuar në vitet e hershme të jetës sonë ngatërrohet shpesh me një dinamikë tjetër destruktive: me ndjesinë se do të ndihmosh një të rritur që ka dalë nga kontrolli. Në këtë kuptim, është logjike që ne ta refuzojmë një person si partner martesor jo ngaqë është i keq për ne, por ngaqë është shumë i mirë për ne, shumë i mirëkuptueshëm, shumë i besueshëm, shumë i ekuilibruar. E kështu ndodh që martohemi me partnerin e gabuar.
Po ashtu edhe frika nga vetmia na bën të gabojmë gjatë zgjedhjes së partnerit. Sepse kur ke frikë nga vetmia ka rrezik që më shumë të dashurohesh me të mos qenit më vetëm se sa me personin që po na ruan nga ky fat i keq.
Në fund, ne martohemi edhe ngaqë duam ta ruajmë atë Gjënë e Bukur që kemi përjetuar me tjetrin. Për shembull, atë eksitimin e ngrohtë kur patëm menduar herën e parë t?ia shprehim dëshirën për lidhje martesore. Mbase ishim në Venecia, duke shëtitur mbi varkë, dielli në perëndim e përshkëndiste sipërfaqen e lëmuar të ujit, teksa i hapnim njëri-tjetrit shpirtin rrugës për tek restoranti i peshkut dhe i rizotos së famshme. Shpresojmë se martesa mund të na i ruajë momente të tilla. Martohemi për t?u dhënë jetëgjatësi momenteve të tilla. Mirëpo institucioni i martesës e ngre bashkimin tonë martesor në një rrafsh administrativ, ndoshta diku në një shtëpizë diku në periferi, ecejaket e përditshme punë shtëpi, shtëpi punë, me fëmijë të cilët e fikin pasionin, produkt i të cilit janë ato vetë. Gjëja e vetme që ka mbetur nga ato momentet e dikurshme është personi që keni përballë. Pikërisht ai/ajo që me shumë gjasë nuk duhej të ishte ruajtur.
Të martuar me personin e gabuar? Lajmi i mirë është ky: nuk ka problem! Nuk duhet të ndahemi prej tij/saj, por thjesht të ndahemi nga ideja romantike e martesës me dashuri. Kjo nënkupton shkëputjen prej idesë mbi ekzistencën e një krijese perfekte e cila qenka në gjendje t?i shuajë të gjitha nostalgjitë tona. Duhet ta pranojmë se çdo person mund të na frustrojë, zemërojë dhe zhgënjejë dhe (pa dashur të jem i lig) se të njëjtën gjë do bëjmë edhe ne me të. Kur zgjedhim me kë do martohemi, ne vendosim se për cilën formë vuatjeje jemi të gatshëm të sakrifikojmë.
Filozofia e pesimizmit mund të na shërbejë si këshilluese e mirë martesore. Sepse pesimizmi e zbut atë presionin e tejskajshëm fantazmagorik që ushtron kultura romantike tek martesa. Thjesht fakti se një person nuk është në gjendje të na çlirojë nga melankolia jonë nuk e fajëson atë person e as lidhjen tonë me të. Personi martesor ?më pak i gabuar? për ne nuk është ai, që i përputhet idesë (fiktive) së plotësimit perfekt, por ai që me bujari arrin të kapërcejë dallimet në çift. Kompatibiliteti është arritje e dashurisë; ai nuk mund të jetë kusht paraprak i saj.
Romantika nuk ka ndihmuar aspak këto 250 vitet e fundit. Përkundrazi, pjesa dërrmuese e asaj që përjetojmë në lidhjet martesore, e nxjerr idenë e romantikes nën një dritë të pështirë. Në fund, ndjehemi akoma më të vetmuar se më parë, sepse lidhja jonë martesore me gjithë ato të metat e saj nuk mund ta përballojë barrën që i ngarkon ideja e romantikes.
Prandaj duhet të mësohemi të pajtohemi me idenë e ?të gabuarit/të gabuarës? që kemi në krah. Dhe të mësojmë t?i shikojmë me humor, mirësi dhe urtësi gabimet e partnerit tonë po ashtu si edhe gabimet tona.
Ministri i Financave Arben Ahmetaj gjatë viitës së tij në SH...
Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të projektit të rili...
Policia Kufitare në Rinas ka vënë pranga një person i cili a...
Kreu i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Ti...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se...
“Shqipëria pret për të dytën herë në historinë e saj dasmën ...
Policia e Korçës ka vënë në pranga një 21 vjeçar, i cili rez...
Në vijim të fushatës për zgjedhjet në LSI, Ilir Meta mori pj...
Një çift me shtetësi norvegjeze dhe origjinë Shqiptare kanë ...
Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Ve...
Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër rast të shpërndarje...
Një konflikt për motive të dobëta ka degjeneruar në sherr me...
Kryeministri Edi Rama duket se është fatkeqësisht një gënjes...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përcjellë ngu...
Policia e Durrësit bën të ditur se është arrestuar në flagra...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, deputeti Agron Duka...
Reforma Zgjedhore ka qenë në fokus të tryezës së partive të ...
Po zhvillohet Maratona e Tiranës. 1200 vrapues janë nisur në...
Policia e Gjirokastrës ka rritur të sekuestrojë 50 kg kanabi...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...