web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbrojtja e konsumatorit/ Kujdes kur nënshkruani kontratat me shtetin

8 Tetor 2016, 06:45, Aktualitet CNA

Mbrojtja e konsumatorit përballë kontratave me shtetin ka qenë në qendër të bisedës në emisionin Alert në Ora neës, ku Klotilda Neziri, Drejtore e Tregut të Brendshëm në MZHETTS, njëkohësisht kryetare e Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Nada Dollani, pedagoge e Të Drejtës Civile në Universitetin e Tiranës, ishin të ftuara në emisionin e gazetarit Granit Sokolaj.

Dollani dhe Neziri u bënë thirrje konsumatorëve, që të jenë të vëmendshëm kur nënshkruajnë një kontratë, me institucione shtetërore apo joshtetërore, si dhe për çdo rast, të mos heshtin. ?Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorit, Avokati i Popullit dhe Shoqatat për Mbrojtjen e Konsumatorit, janë vendet e duhura, ku problemet apo shqetësimet dhe padrejtësitë ndaj tyre, mund të gjejnë vend për t?u trajtuar, për t?ju ardhur në ndihmë atyre?, thanë Neziri dhe Dollani.

Kontratat e ujit, kontratat e energjisë, kontratat me bankat, me kompanitë celulare, kompanitë e sigurimeve, apo kontratat e ofruara nga agjencitë turistike për pushime, janë ato që kanë sjellë jopak problem për konsumatorët. Kjo, jo vetëm për faktin e shkeljes herë-herë nga kontraktuesi, por se i kontraktuari, pra konsumatori, nuk lexon me vëmendje të gjitha faqet e kontratës, nuk lexon ato çka shkruhen edhe me germa më të vogla, ku mund të jetë në specifikuara ndryshimet e mundshme apo e qartësuar pritshmëria. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga