Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Sinjalet e qarta që Bujar Nishani i ka dhënë pjestarëve të delegacionit të Aleancës kundër importit të plehrave, se do ta rikthejë ligjin në parlament, do të vendosin edhe njëherë më shpatulla për muri, partinë më të vogël të shumicës, LSI-në.
Pas hezitimesh, piruetash politike, ndjesash që më shumë dukeshin si oportunitete të momentit, sesa si reflektime të sinqerta politike, PD-ja vendosi të dalë kundër ricikluesve të plehrave.
Pavarësisht se ajo, në kohën kur ishte në pushtet, u hapi atyre të katër dyert, opozita vendosi taktikisht të ngrejë kartonët e kuq.
Edhe sinjali që dha presidenti, i cili nuk bën asgjë pa miratim paraprak nga kulla 24 katshe, qe një shenjë e qartë se PD tashmë është barikaduar kundër një Shqipërie kazan të Europës.
Qëndrimi i socialistëve është po aq i qartë. Rama i ka mashtruar në mënyrë spektakolare shqiptarët. Deputetë si Shalsi apo Bare u detyruan të kapërdijnë turpin me bukë.
Përbetimet se do të qenë mafiozë, nëse një ditë importonin plehra nga jashtë, tani janë harruar.
Nëse ligji do të rikthehet në parlament nga Nishani
të gjithë deputetët e majtë, që i panë emrat e tyre të gdhendur në kazanë plehrash, do të votojnë sërish.
Këtu pyetja enigmë është se çfarë do të bëjë LSI, ndaj një ligji që kaloi herën e parë vetëm me 63 deputetë?
Në votimin e pak ditëve më parë, partia e Ilir Metës luajti rolin e gjobaxhiut të vogël.
Nga njëra anë ajo loboi në mënyrë qesharake për futjen e një neni që forconte kontrollin e shoqërisë civile mbi importin.
Në katastrofën që parashikohej, ky qe vetëm një makiazh i panevojshëm. Aktivistët e pakët të mjedisit, as nuk mund të zëvendësonin doganat e shqyera të rilindjes, as mund të luanin rolin e laboratorëve fantazëm të propoganduar nga Rama.
LSI kërkoi thjeshtë një alibi për të proklamuar se po luan në interes të publikut. Të njëjtën gjë bëri edhe kryetari Meta që mungoi atë ditë në votim. Por, as këto sinjale foshnjore, as pjesmarrja e ndonjë deputeti në protestën e së shtunës, nuk fshehin dot realitetin.
LSI ka qenë gjithnjë me plehrat.
Ajo ka votuar pro importit të tyre në vitin 2011 si nënshtrim ndaj Berishës dhe ka përsëritur sërish të njëjtën gjë, si e tredhur nga Rama.
Ndryshe nga PD që kur është në opozitë, për interesat e saj voton kundër, madje ndryshe edhe nga PS që dikur bënte aleancë hipokrite me shoqërinë civile, partia e Metës është koherente: gjithnjë kundër interest publik.
Të gjithë ata, që kanë shpresuar qoftë edhe pak, se Ilir Meta do të sillej si gjatë periudhës së miratimit të Reformës në drejtësi, kur në pyetje ishte lëkura e vet dhe kërcënimi me burg nga Rama, kanë mbetur të zhgënjyer.
LSI mund të nisë kryqëzata mediatike me të çirakët e vet, kundër frikës së përgjimeve nga Saimir Tahiri, kundër rrjedhjeve të dokumentave të Gjiknurit për ÇEZ-in, por sa herë është në lojë interesi i qytetarëve, ajo nuk ka asnjë vrasje ndërgjegjjeje. Ajo është aleate me Ramën sot dhe me Berishën dje.
Kështu po sillet partia e Ilir Metës edhe me ligjin e importit të plehrave.
Dhe ky është një shembull më shumë, një dëshmi e radhës, një konfirmim, se ndryshe nga iluzionet që krijon, LSI nuk mund të bëhet kurrë një digë kundër atyre që abuzojnë me pushtetin. Ajo është me Ramën kur ai është me plehrat dhe po njësoj me Berishën kur ai lobon për to. Dhe si e tillë është e vetmja parti koherente kundër interesit të shqiptarëve. (Lapsi.al)
Ne nje deklarate per mediat PD akuzon deputetin Xhemal Qefal...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës pa...
Sot komiteti ekzekutiv i rrethit te Tiranes demaskoi dhe shk...
Raporti i Guardia Di Finaza për drogën e mbjellë në Shqipëri...
Këshilltarët e PD në Bashkinë e Tiranës nuk janë lejuar të f...
Një rrufe i ka marrë jetën një personi dhe ka plagosur rëndë...
Duke u gdhirë e premte, sot rreth orës 04:00, në lagjen Nr.8...
Deputeti demokrat Flamur Noka ne mje reagim te tij akuzon se...
Arrestohet D. H., 18 vjeç, banues në fshatin Suk 1, Roskovec...
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Ve...
Në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, ka ndodhur një aksident...
Një zjarr i rënë në pishat e ishullit të Sazanit, në pjesën ...
Policia e Tiranës bën të ditur se në se nga një informacion ...
Raporti i monitorimit të kanabisit në vend nga Policia e Sht...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkë...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arr...
Policia e kryeqytetit arrestoi shtetasi I.D., 22 vjeç, banue...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj n...
Këtë herë shqiptarët e nisin aplikimin për llotarinë amerika...
Dje pas votimit te ligjit te SPAK, ligji tjeter qe percakton...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...