Uragani Matthew, 900 të vdekur në Haiti
Uragani Matthew ka shkaktuar 900 viktima në Haiti. Bilanci p...
Të dhënat zyrtare konfirmojnë se kontributin për rritjen ekonomike e kanë dhënë sektori i shërbimeve dhe tregtisë, ndërsa prodhimi ka shënuar rënie. Kjo bëhet e ditur nga INSTAT I cili deklaron se ekonomia u rrit me 3.2 për qind në tremujorin e dytë të vitit, sipas Institutit të Statistikave. Sipas INSTAT, kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë, ku tregtia e transportet me 0.7 për qind, sektori i shërbimeve me 0.5 për qind, e ndjekur sektori i komunikacionit me 0.2 për qind dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 0.43 për qind. Ajo që bie në sy është se sipas shifrave zyrtare, prodhimi bujqësor dhe peshkimi kanë shënuar rënie, duke dhënë kontribut negativ në rritjen ekonomike me 0.3 për qind. Ndërsa taksat mbi produktet kanë kontribuuar pozitivisht në rritjen ekonomike me 0.72 për qind. Po ashtu kontribut të ulët kanë dhënë në rritjen ekonomike sektori i industrisë nxjerrëse, i cili po vuan uljen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Konkretisht bujqësia në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, pati një rënie prej 1.48 për qind. Sektori i bujqësisë është një nga kontribuuesit kryesorë për rritjen ekonomike të vendit. Sektori i industrisë pati rritje me 1.40 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015, ku ndikimin kryesor në këtë rritje e ka dhënë nëngrupi i industrisë përpunuese. Industria nxjerrëse vazhdon performancën negative duke shënuar rënie me 18.07 për qind krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015. Sektori i ndërtimit ka shënuar rritje modeste prej 1.81 për qind krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015, ndërsa shërbimet u rritën me 4.98 për qind dhe komunikacioni u rrit 10.02 për qind. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 3.85 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Ndërsa aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 8.07 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore kanë parashikuar që rritja ekonomike deri në fund të 2016s të jetë 3.4 për qind. Pak ditë më parë, Banka e Shqipërisë publikoi rritjen ekonomike për 3mujorin e dytë në nivelin 3.2 për qind. /Citynews.al
Uragani Matthew ka shkaktuar 900 viktima në Haiti. Bilanci p...
Pas publikimit te raportit per rritjen ekonomike per tremujo...
Një aksident mbrëmë në Padova të Italisë ka marrë jetën e nj...
Dhjetëra maturantë jo fitues kanë protestuar ditën e sotme p...
Deputeti socialist Pandeli Majko ka lëshuar alarmin për drog...
Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave Genc Al...
Kreu i LSI, Ilir Meta në një takim me të rinjtë e Vlorës, th...
Në një deklaratë për mediat Sekretari i Përgjithshëm i Parti...
Familja mbetrerore nese mund te quhet keshtu, realisht ka pa...
Nesër në orën 9.00 nis Maratona e Tiranës. Bashkia e Tiranës...
Pak ditë më pare në një raport për drogën e mbjellë në Shqip...
Policia e Shkodrës bën të ditur se sot rreth orës 11.50, në ...
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka zgjedhur të dalë në nj...
Një 39-vjeccar ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, dhe ësh...
Policia e Shkodrës ka bërë publike masat e sigurisë që ka nd...
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Polici...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një dëgjesë ...
Ja disa foto nga ceremonia e dasmës së çiftit mbretëror në T...
Rritja e bashkëpunimit në fushën e auditimeve ka qenë në qen...
Zbatimi i reformës në drejtësi është kusht për hapjen e nego...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...