web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Celebrohet martesa mbretërore

8 Tetor 2016, 09:39, Aktualitet CNA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj celebroi martesën e Pric Lekës dhe Elia Zaharisë në prani të gjithë të ftuarve.

Duke urur jetë të lumtur për një familje të re, me harmoni e shumë fëmijë, Veliaj ka shpallur nusen Elia Zogu dhe ka ftuar çiftin në shkëmbimin e unazave.

Pasi ka lexuar formulën për princin dhe princeshën: ?A e pranoni bashkëshortin e bashkëshorten tuaj në gëzim e hidhërim e në çdo moment të jetës suaj?? çifti më i ri i familjes mbretërore kanë vënë unazat në gishtin e njëri-tjetrit.

Më pas çifti dhe dëshmitarët kanë firmosur aktin e martesës.

?Ju jeni një Shqipëri e vogël në miniaturë?, i është drejtuarkryebashkiaku i Tiranës çiftit. Më pas ai ka lexur formulën e ligjit duke zyrtarizuar edhe sipas ligjit martesën.

Çiftin e ligjëruar ?burrë dhe grua? e kanë uruar me bekimin e tyre për bashkimin e këtij çifti përfaqësuesit e 5 besimeve fetare në Shqipëri. Ata janë lutur për dashuri, bekim, trashëgim të çiftit të ri që lidhen në martesë në trungun e vjetër të familjes shqiptare.

Fotot e këtij evenimenti janë të fundit në këtë mjedis celebrimi, ndërsa pritja do të zhvillohet në rezidencën mbretërore.

Darka e sotme do të mbahet në Pallatin e Brigadave për 300 të ftuar, ndërsa torta gjigande do të pritet sonte në mesnatë. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga