web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjykata e Lartë lë në burg të dënuarin për ryshfet ndaj gjyqtares

5 Tetor 2016, 11:47, Aktualitet CNA

Ilia Çabiri, një nga të arresturit për ryshfetin prej 50 mijë eurosh ndaj gjyqtares së Gjyktëss ë Lartë Majlinda Andrea do të qëndrojë në burg. Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e tij për ndryshim të masës së sigurisë. Gjykata gjithashtu, rrëzoi edhe kërkesën për pavlefshmëri të përgjimeve.

Sipas Prokurorisë, shtetasi Ilia Çabiri sëbashku me Eleni Linon ishin palë në procesin gjyqësor për një sipërfaqe toke prej 40 hektarësh në Butrint të rrethit të Sarandës. Ndërkohë shtetasi Petraq Dashi shërbente si ndërmjetës. Rrethanat e ngjarjes të zbardhura në gjykatë flasin tregojnë se shtetasi Odise Andrea, bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea ka marrë shumën e parave prej 50 mijë eurosh në këmbim të dhënies së vendimit në favor të shtetasit Ilia Çabiri.

Sipas hetimeve të prokurorisë, Petraq Dashi ka nënshkruar një kontratë fiktive me të dyshuarit Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, në bazë të të cilës ai deklaron se u huazon shumën prej 50 mijë euro.

Akuza deklaron se këtë shumë, i dyshuari Petraq Dashi ia dorëzon bashkëshortit të gjyqtares së Gjykatës së Lartë, shtetasit Odhise Andrea, me qëllim dhënien e vendimit në favor të të dyshuarve Çabiri dhe Lino. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga