Reforma zgjedhore/ Shehi: Rama-Basha nuk heqin dorë nga pushteti
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, t...
Një nga anëtarët më të devotshëm është edhe Carlo Bollino, ish-pronar i Balkanweb/News24/Gazetës Shqiptare dhe aktualisht pronar i ReportTV dhe Shqiptarja.com. Ndryshe nga z. Çili, lidhjet e z. Bollino me KM Rama janë të hershme, që nga koha kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës. Por devotshmëria që ata shfaqin ndaj pushtetit të KM është i ngjashëm.
Në një shkrim të tijin për revoltën që ka shkaktuar ligji i mbetjeve, z. Bollino mbështeste tezën e hedhur nga KM Rama se Qeveria nuk kishte bërë sa duhet për të informuar publikun. Z. Bollino shkonte dhe më tej duke thënë se Qeveria duhet të ndërmerrte fushata informimi publik, duke blerë hapësirë reklamuese në media. Argumenti është qesharak, i turpshëm dhe tallje me publikun.
E para, z. Bollino tani shfaqet i paftyrë në kërkimin e fondeve publike duke përdorur edhe një moment të vështirë politik. Të mësuar me përfitime të ndryshme nga pushteti për pronarët e mediave, kjo është gjithsesi një risi në mënyrën a hapur dhe publike se si tashmë kërkohet. Kujtojmë që z. Bollino është përfitues i shpeshte i fondeve publike për projekte të ndryshmë në fushën e kulturës si psh BunkArt dhe Shtëpia e Gjetheve.
Pjesa tjetër e argumentit është akoma më qesharake. Z. Bollino supozon se në fakt Qeveria ka dashur, po nuk ka ditur, si të informojë publikun. Kjo është komplet e gënjeshtërt. Në fakt ligji ka kaluar me procedurë të parregullt duke shkelur disa hapa për informim publik rreth një çështje mjedisore, siç e kërkon Konventa e Arhusit e ratifikuar nga parlamenti shqiptar. Ligji është futur në komisione parlamentare gjatë kohës së verës, ka kaluar me një mbledhje të vetme dhe është miratuar me diskutime të pakta në seancë. Deri në momentin e miratimit ligji nuk ishte publik e akoma nuk janë publikuar disa pjesë të tij. Pra Qeveria në mënyrë aktive NUK KA DASHUR të informojë publikun. E ka bërë me qëllim të plotë, e zakoniksht kjo nuk ndodh për arsye të mira.
Të thuash sot se problemi i ligjit është thjesht një shkujdesje në marrdhëniet publike është poshtërim ndaj publikut. Dhe meqë KM Rama nuk mundet ta thotë shpesh këtë argument, servilat mediatik si z. Bollino janë të gatshëm të japin ndihmën e tyre. Z. Bollino dhe mediat e tij janë shembulli më i mire se si pushteti ka blerë pushtetin e katërt në vend dhe sot media shërben vetëm si një pjesë e propagandës qeveritare./Ne Shqiperia
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, t...
Dëgjova kryetarin e Partisë Demokratike, teksa u jepte leksi...
Shkatërrohet një nga rrugët më unike në Shqipëri. Ajo është ...
Emërimi nga ana e Presidentit Thaçi i Bedri Z. Islamit si kë...
Tashmë të vendosësh të punosh me taksi kushton shtrenjtë. Kr...
Besnik Mustafaj një nga themeluesit e Partisë Demokratike në...
Një 30 vjeçar në Elbasan ka dhunuar nënën e tij 62 vjeçe. Po...
Ambasadori amerikan Donald Lu ka lëshuar mesazhe të forta në...
Policia e Tiranës bën të ditur se një i ri ka rënë në humner...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sot ambasadorin e S...
...
Do jeni me xheloze se kurrë me pare sot ju te dashuruarit dh...
Sot rreth orës 19:30, në lagjen “Kalluç”, shtetasi Nexhip Pa...
Pendesa e Sali Berishes për ligjin e plehrave. Shanset që ka...
Të gjitha mjetet që bllokohen apo sekuestrohen dërgohen dhe ...
FIFA ka gjobitur me 50 mijë franga zvicerane, Federatën Shqi...
Shumë rusë besojnë se Rusia me politikën e saj të tanishme ë...
SHBA ndërpret bisedimet direkte për armëpushimin në Siri. Më...
Partia Demokratike do të dërgojë ditën e nesërme në Gjykatën...
Nëse më parë për të indetifikuar një objekt në hapësirë duhe...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...