Ja kushti për të marrë liçensë për taksi në Tiranë
Tashmë të vendosësh të punosh me taksi kushton shtrenjtë. Kr...
Emërimi nga ana e Presidentit Thaçi i Bedri Z. Islamit si këshilltar presidencial, është një shenjë që Thaçi pret që së shpejti të arrestohet nga Prokuroria Speciale Ndërkombëtare, pasi të detyrohet më parë të japë dorëheqjen. Në të vërtetë Thaçi do ta kishte dhënë dorëheqjen që në shtator nëse do të ishte miratuar ligji i demarkacionit me Malin e Zi. Por Thaçin e shpëtuan çuditërisht, ose ndoshta jo çuditërisht, deputetet serbë të Kuvendit të Kosovës të cilët nuk e votuan ligjin për demarkacionin.
Me emërimin e Bedri Z. Islamit si këshilltar presidencial Thaçi na ndriçon për linjën e mbrojtjes që ka vendosur të ndjekë kur të dalë si i pandehur para Gjykatës Speciale Ndërkombëtare. Që tani Thaçi iu ka bërë të ditur amerikanëve se, ndërsa ai do t? i bindet thirrjes së Prokurorisë Speciale, nuk do të marrë përsipër përgjegjësitë e të tjerëve.
Këshilltari i ri presidencial i Thaçit, Bedri Z. Islami është një nga personat nga të cilët Thaçi pret që të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre para Gjykatës Speciale. Ky Bedri Z. Islami është një person shumë interesant. Në fillim të vitit 1998, pas nisjes së Luftës së Kosovës, në organizatën politike që drejtonte UÇK-në, Lëvizjen Popullore të Kosovës, kishin nisur konflikte të mëdha të brendshme. Në këto rrethana Qeveria socialiste e Tiranës vendosi të marrë drejtpërdrejt nën kontroll LPK-në, e cila edhe ashtu ishte krijuar nga Sigurimi i Shtetit i Shqipërisë. Për këtë qëllim Tirana zyrtare dërgoi një misionar të vetin, Bedri Z. Islami, i cili me mbështetjen e njerëzve të ish-Sigurimit të Shtetit të Shqipërisë në organizatë, u bë kryetar i LPK-së.
Bedri Islami e mori këtë detyrë në fillim të majit 1998, në kohën kur ende SHBA dhe Bashkimi Europian e quanin zyrtarisht UÇK-në si organizatë terroriste. Çuditërisht, Jugosllavia (në atë kohë ekzistonte ende Jugosllavia e mbetur si shtet) nuk protestoi ndaj Shqipërisë që një shtetas i Shqipërisë u bë kryetar i krahut politik të UÇK-së. Aq më tepër që Bedri Islami ishte një person i lidhur me Partinë Socialiste në pushtet në atë kohë në Shqipëri, duke qenë se ishte analist në gazetën e kësaj partie, ?Zëri i Popullit?.
Nëpërmjet Bedri Islamit, Qeveria e Shqipërisë mori nën kontroll vendimmarrjen politike të UÇK-së. Për të përçuar vullnetin e tij në UÇK, Bedri Islami urdhëroi që të krijohet Drejtoria Politike e UÇK-së, si një lloj Komisariati Politik i kësaj Ushtrie. Në krye të Drejtorisë Politike u emërua Hashim Thaçi. Kështu që të dy këta njerëz, Bedri Islami dhe Hashim Thaçi kontrollonin vendimmarrjen politike të UÇK-së.
Pas çlirimit të Kosovës nga NATO-ja, në vjeshtën e vitit 1999 LPK në kongresin e saj vendosi që të shndërrohet në partinë e cila sot quhet Partia Demokratike e Kosovës dhe që kryesohej nga Hashim Thaçi deri para pak muajsh kur ai u bërë President. Interesante lidhja mes te dyve, apo jo?
Që kur Bedri Islami mori nën kontroll LPK-në nisën vrasjet seriale në rrethana shumë të dyshimta të komandantëve të UÇK-së, që nga Ilir Konushevci, Fehmi Lladrovci, Mujë Krasniqi etj. Së paku tre vrasje të tilla kanë pasur synim sabotimin e misioneve të Richard Holbrooke për Kosovën, në maj 1998, qershor 1998, dhjetor 1998. I fundit nga të tre, Fehmi Lladrovci u vra në shtator, sepse ngulmonte për zbulimin e së vërtetës së aksionit të Bellaqevicës.
Në 9 maj 1998, një ditë para se Holbrooke të vinte në Tiranë, nga ku do të shkonte në Prishtinë në të njëjtën ditë, në 10 maj dhe të nesërmen në Beograd, Ilir Konushevci urdhërohej të transportonte armë në kufirin shtetëror shqiptaro-jugosllav, cka nuk kishte shpjegim tjetër veçse që të krijohej situata për t? u sabotuar misioni i tij. Në qershor, vetëm disa ditë pasi Holbrooke u takua publikisht me përfaqësues të UÇK-së në Kosovë, Fehmi Lladrovci urdhërohet që të mësyjë minierën e qymyrgurit të Bellaqevicës, nga e cila varej prodhimi i energjisë elektrike për Prishtinën dhe të merrte pengje civile ndër minatorët serbë. Kjo rrezikonte ta kompromentonte UÇK-në si organizatë terroriste vetëm pak ditë pasi Holbrooke e kishte çliruar në praktikë nga kjo etiketë. Fehmi Lladrovci kërkoi që përgjegjësinë për këtë aksion ta merrnin ata që e kishin urdhëruar politikisht. Urdhërin e kishte dhënë Bedri Islami nëpërmjet Drejtorisë Politike të UÇK-së të cilën e drejtonte Thaçi.
Një skenar i ngjashëm Anti- Holbrooke u luajt edhe në dhjetor kur Mujë Krasniqi u urdhërua të kapërcente kufirin shtetëror Shqipër-Jugosllavi me brigadën e tij, duke thyer marrëveshjen e paqes që kishte arritur Holbrooke me Millosheviçin, në të mirë të UÇK-së. Dhe ky aksion u ndërmor pikërisht në mëngjes herët të ditës kur Holbrook do të vinte në Beograd. Sa për të përmendur vetëm disa raste.
Të gjithë jemi indinjuar me raportin e Dick Marty për trafikun e organeve njerëzore të kryer nga UÇK. Ata që kapërcenin kufirin ilegalisht duke rrezikuar jetën për të luftuar për çlirimin e Kosovës, nuk mendonin për të nxjerrë fitime nga trafiku i organeve njerëzore, se e dinin që kështu dëmtonin kauzën e çlirimit për të cilën po falnin gjakun e tyre. Por për ata si Bedri Islami, Hashim Thaçi, Kadri Veseli etj., të cilët kishin uzurpuar drejtimin politik të UÇK-së, fitimi, i pushtetit dhe pasurisë ishte parësor. Kështu që nuk është çudi që ata të kenë kryer veprimtari të tillë.
Bedri Islami është personi drejtpërdrejt përgjegjës, në cilësinë e ideologut, për atë që në Kosovë, pas çlirimit të saj, nisi një luftë e dytë, pothuajse po aq e përgjakshme sa e para, këtë herë jo mes serbëve dhe shqiptarëve, por shqiptaro-shqiptare. Në këtë luftë të dytë, organizata politiko-mafioze që kishte zaptuar apo uzurpuar UÇK-në, nuk nguroi që të derdhte masivisht gjak shqiptari për të eliminuar kundërshtarët politikë që i shihte si pengesë për zaptimin afatgjatë të pushtetit në Kosovë, si dhe për zaptimin e pasurive të Kosovës.
Elita politiko-mafioze që i bëri të gjitha këto, mendoi se nuk do të përgjigjej kurrë për krimet e saj. Me krijimin e Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës Speciale kjo elitë kriminale u befasua shumë dhe tani kërkon që të ndajë përgjegjësinë. Veçanërisht Hashim Thaçi, i cili del si lideri elitës politiko-mafioze. Prandaj ai kërkon që ta largojë përgjegjësinë kryesore nga vetja, duke u paraqitur si një zbatues i urdhërave dhe planeve të konceptuar nga të tjerët, në këtë rast nga Tirana zyrtare. Për këtë Thaçi e drejton gishtin nga Bedri Islami.
Bedri Islami nuk do të jetë i vetmi që do ta pësojë nga Shqipëria. Me rastin e krijimit të Task Forcës Speciale Hetimore për Kosovën, Kuvendi i Shqipërisë, me kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë amerikanë dhe europianë, në 12 maj 2012 miratoi ligjin me titull ?Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën Speciale Hetimore të EULEX.? Ligji i vitit 2012 është miratuar me konsensusin e të gjitha palëve në Kuvendin e Shqipërisë, me votat e përbashkëta të PD, PS, LSI.
Me këtë ligj i jepet e drejta Task Forcës Speciale Hetimore që të kryejë hetime në Shqipëri, deri edhe duke ngritur akuza nga shtetasve shqiptarë dhe madje duke urdhëruar arrestimin e tyre, në lidhje me Luftën e Kosovës, në territorin e Shqipërisë ose të Kosovës, si gjatë luftës, ashtu edhe pas saj. Personi ndaj të cilit do të ngrihet akuzë dhe do të arrestohet, nuk ka asnjë të drejtë ankimi në Gjykatat e Shqipërisë, por thjesht do të deportohet jashtë Shqipërisë, pas konfirmimit të kërkesës së TFSH nga ana e Ministrit të Drejtësisë të Shqipërisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.
Ndonëse ?atdhetari? i madh Bedri Islami ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare për të marrë atë gjermane, ai nuk i shpëton Gjykatës Speciale. Gjermania do të jetë e lumtur ta dorëzojë këtë gangster politik.
Kur Bedriu të jetë mysafir i Prokurorisë Speciale në burgjet e saj, atëherë do ta shohim se çfarë burri është ai. Atëherë për të shpëtuar kokën, do të nisë të flasë për historitë e tij që nga e quajtura Drejtoria Zero e Sigurimit të Shtetit, drejtoria supersekrete për Kosovën, me qendër në Shkodër, e krijuar disa ditë pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, drejtori të cilën në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë e ka drejtuar Bedriu, i kamufluar si gazetar dhe zyrtar i Bashkimeve Profesionale. Për të mos rënë në sy të zbulimeve të huaja, kjo drejtori nuk e pati selinë në Tiranë, por në Shkodër. Pikërisht sepse Bedriu kishte përvojën e punës në këtë drejtori u ngarkua me misionin që të bëhet tutor i Hashim Thaçit, në drejtimin politik të UÇK-së.
Hashim Thaci nuk e do Bedriun për këshilltar, por për shok dhome burgu, duke i kërkuar që të marrë përsipër para Gjykatës Speciale rolin e tij të vërtetë, atë të shefit përçues të urdhrave të Tiranës zyrtare, të Qeverisë socialiste.
Tashmë të vendosësh të punosh me taksi kushton shtrenjtë. Kr...
Besnik Mustafaj një nga themeluesit e Partisë Demokratike në...
Një 30 vjeçar në Elbasan ka dhunuar nënën e tij 62 vjeçe. Po...
Ambasadori amerikan Donald Lu ka lëshuar mesazhe të forta në...
Policia e Tiranës bën të ditur se një i ri ka rënë në humner...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sot ambasadorin e S...
...
Do jeni me xheloze se kurrë me pare sot ju te dashuruarit dh...
Sot rreth orës 19:30, në lagjen “Kalluç”, shtetasi Nexhip Pa...
Pendesa e Sali Berishes për ligjin e plehrave. Shanset që ka...
Të gjitha mjetet që bllokohen apo sekuestrohen dërgohen dhe ...
FIFA ka gjobitur me 50 mijë franga zvicerane, Federatën Shqi...
Shumë rusë besojnë se Rusia me politikën e saj të tanishme ë...
SHBA ndërpret bisedimet direkte për armëpushimin në Siri. Më...
Partia Demokratike do të dërgojë ditën e nesërme në Gjykatën...
Nëse më parë për të indetifikuar një objekt në hapësirë duhe...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkë...
Dega e PD-së Durrës një nga më të rëndësishmet në Shqipëri p...
Enno Bozdo, Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike do ...
Prokuroria kërkoi dënimin e njërit prej anëtarëve të bandës ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...