web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD-ja durrësake gaz-maraz dhe shumë keqardhje

4 Tetor 2016, 17:42, Aktualitet CNA

Dega e PD-së Durrës një nga më të rëndësishmet në Shqipëri prej kohësh gjendet në koma post traumatike sipas terminologjisë mjekësore. Para disa muajsh Ennnnno Bozdo (emri shkruhet me 2 N) i vuri drynin derës së zyrave të PD-së Durrës. Theksojmë fizikisht i mbylli me dryn dyert e PD-së Durrës. Pas këtij veprimi të ish/zv ministrit dhe ish nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, PD-ja në Durrës thjesht vegjeton, sepse si parti politike nuk ekziston de facto. De Jure ekziston ende grupi rakitik i këshilltarëve bashkiakë, të cilin Kryebashkiaku Dako nuk e ka fare në refene. De jure ekzistojnë edhe organizatat e gruas e të rinisë, por edhe ato me zor mbijetojnë  e ku se në Durrës të shquar për frymë antikomuniste, liberale, properëndimore. Po, po në qytetin e Durrësit, që në mars 1991 nuk votoi as edhe një deputet punist qoftë dhe sekretarin e parë të asaj kohe Nazim Skuqin.Në Durrës që në 1992 si rreth i dha zero deputetë ish punistëve. Në Durrës, që në vitin 2005 e nxorri rezultatin 8-0 në favor të PD-së.

Të të vërë drynin Enno është njëlloj sikur të të shqyejë lepuri. Enno realisht është stërnip i Taq Bozos, tyxharit më të madh të Myzeqesë, që Nacionalclirimtares i dha gjithcka nga malli e floriri deri te djemtë guerrilas e partizanë, ndërsa komunistët ia shpërblyen me dajak dhe dërgim në Kampin e vdekjes së Vlocishtit (Këneta e Maliqit), si fashist e gjakpirës i popullit të Myzeqesë. Që nga koha e një personaliteti të shquar e patriot si Taq Bozo e deri te Ennua i sotëm kanë kaluar mjaft kohë dhe fatkeqësisht stërnipi i ngjan stërgjyshit aq sa zhapiku i sotëm i  ngjan Tiranozaurit të Jurasikut.

Në fillim të viti 1991 kryetari i atëhershëm i Degës së punëve të brendshme Adriatik Muka u përpoq t?i vinte drynin PD-së, por frika se mos përfundonte si komunistët hungarezë të vitit 1956 e bëri të ndërronte mendje e të kënaqej vetëm duke infiltruar në PD disa nga spiunët e vet. Në mars 1997 kryetari i atëhershëm i PD-së Ferdinand Xhaferraj për pak ditë i trembur u largua jashtë Shqipërie, por komunistët lokalë të drejtuar nga Spartak Braho as guxuan ta digjnin selinë e PD-së, as guxuan t?i vini drynin sic bëri Ennua i PD-së në qendër !!!!

Gaz-maraz PD-ist

Megjithë këtë PD inekzistente në Durrës selia e PD-së në Tiranë vendos të organizojë po në Durrës akademi politike për trajnimin e të  rinjve bashkë me përfaqësues të Institutit ?Konrad Adenauer?. Akademi për trajnim të rinjsh të PD-së aty ku derës së godiëns së PD-së i është vënë dryni !!! Me të vertet ky lloj gaz-marazi ia kalon edhe humorit anglez.

Akoma më keq Jamarbër Malltezi, anëtari i Këshillit kombëtar të PD-së dhe dhëndërri i shefit de facto të PD-së organizon protestë ambientaliste te venddepozitimi i plehërave në Durrës, me nja dy furgona me të rinj vendas dhe të importuar. Aty ku PD-ja i ka zyrat e kycura bëhen protesta anti Dako, anti Rama, anti landfill Manze me një grusht të rinjsh! Theksojmë se Osman Stafa kryetari pezull i PD-së Durrës kohë më parë, pati guximin të padisë penalisht Kryebashkiakun e plotfuqishëm Dako pikërisht për ndotjen, që shkatojnë në Durrës kodrat më plehëra në landfillin provizor të Porto Romanos. Të padisësh Dakon në kulmine pushtetit të vet është punë me të vërtet me zarar, por të organizosh me demek protestë me një grusht të rinjsh është skec humoristik, ama nga ato, që vinte në skenë grupi amator i NI Cigares në kohën e komunizmit.

Në këtë derexhe, që është katandisur PD-ja Durrës gjasat për fitore apo edhe barazim në betejën elektorale 2017 janë minimale. Para një Kryebashkiaku Dako të plotfuqishëme gjigand (jo nga trupi por nga pushteti) gjendet një PD xhuxhmaxhuxhe, anemike, pa kokë, pa ide përgjithsisht e përfaqësuar nga ish drejtorë hajdutë, plehëra e nulitete intelektuale. I vetmi hall i ?elitës? së PD-së durrsake, por edhe e qylaxhinjve nga Tirana është të shkruajnë emrat në katër vendet e para të listës (që besohet se ende janë të sigurtë) për të tjerat: Let it be-vari torbën !

Kryebashkiaku Dako një PD të tillë, ku edhe vendet e pars në listë pritet t?i zenë dështakë proverbialë apo rruspie gjoja intelektuale prodhime skarco të një farë Cil Universiteti, e mund edhe me një ekip tipik rilindas. Kur them tipik rilindas, kam parasysh një ekip alla Ed Rama me hajdutë e pederasë, me drogaxhinj e geisha me damkë pak a shumë sic është aktualisht administrata e lartë shqiptare apo grupi paralmentar i PS-së . Të të  ?rrahë? Dako edhe me skuadër ?qelbësirash? është e turpshme edhe për një PD në gjendje të mjerë sic është PD-ja durrsake sot! GJERGJ THANASI





Lajmet e fundit nga