web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rruga e Arbrit/ Nisin punimet në pranverë 2017

4 Tetor 2016, 13:07, Aktualitet CNA

Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj, ka deklaruar se qeveria shqiptare është e angazhuar për të filluar punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit në pranverën e 2017, duke e konsideruar një artierie të rëndësishme rrugore, që forcon lidhjen mes Shqipërisë e Maqedonisë,  dhe me korridoret rajonale.

Këtë deklaratë Dervishaj e bëri gjatë një takimi me delegacionin e Qeverisë maqedonase, të kryesuar nga Ministri për Investimet e huaja Arlind Zeqiri, Gezim Beadini zv Ministër i Financave dhe Faton Pollozhani, zv.Ministër i Transportit.

Dy Ministrat theksuan se duhet bërë më shumë në projektet e infrastrukturës, për të rritur shkëmbimet tregtare mes vendeve.

Duke u ndalur te projektet konkrete ai tha se procesi i Berlinit, është shumë i rëndësishëm për të forcuar bashkëpunimin për ndërlidhjen e vendeve të rajonit, çfarë kërkon angazhim të përbashkët.

Në takim u diskutua për ngritjen e një grupi të përbashkët  pune në nivel teknik, për të koordinuar punën për lidhjen hekurudhore mes 2 vendeve. Ministri Dervishaj, u ndal edhe te transporti detar, dhe potencialin e madh që ka ky sektor për ekonominë e vendit.

Ndërsa Ministri Arlind Zeqiri, tha se kompani të ndryshme maqedonase kanë interes për të investuar në bregdetin shqiptar. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga