web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PLANI RREGULLUES I BASHKISE TIRANE KA IKUR NE DREJTIM TE PADITUR!

4 Tetor 2016, 15:57, Aktualitet CNA

Nga Besnik ALIAJ

Ne fillim te ketij viti qeveria shqiptare mbeshteti financiarisht hartimin e planit rregullues per bashkine Tirane, qe pertej zhargonit qytetar njihet ligjerisht si PPV plani i pergjithshem vendor.

Shume u fol per te ne fillim! Dy studio te huaja dhe eksperte vendas u kontraktuan. U bene intervista ne tv. Disa vizita “study tours” jashte. U hap nje llogari komunikimi ne facebook me prezantime “slide ppt” ne anglisht, dhe kaq. Dikush nje kritik dhe analist i huaj qe jeton ne Tirane papritur shkroi edhe nje shkrim ku dekonspiroi menyren jo korrekte te procesit te hartimit te planit permes tentatives per te emeruar oponencen per kete plan, qe eshte nje turp me vete. Kjo eshte cfare kemi pare e degjuar publikisht!

Nderkohe me perjashtim te 2-3 takimeve ne qarqe mjaft te mbyllura dhe shumica me natyre partiake, eshte pretenduar se jane bere konsulta publike te parashikuara me ligj. Ne fakt publiku nuk eshte informuar fare as cfare eshte diskutuar ne keto takime dhe as cfare idesh ka vete plani! Ska pat as transmetime live, vec kronika shkurt te pergatitura HD. Keshilli Bashkiak dhe institucionet e specializuara nuk kane patur asnje konsultim! Ajo qe kemi pare e degjuar nga mesazhet mediatike te kontrolluara ne keto takime te pakta, ka qene me shume sulme verbale politike te kryetarit te bashkise kunder protestuesve ne rastin e parkut te liqenit apo stadiumit qe u shemb, si dhe anatemime kunder opozites te cilesuar si “armike”.

Deri me sot nuk ka asnje ide publike se cfare do te ndodhe pikerisht ne keto zona qe u permenden me siper? Po ne qender dhe ne periferi? Po ne zonen rurale dhe pas Dajtit? Ne zonat ekonomike apo universitare? Po ne zonat informale dhe periurbane? A do te miksohen apo ndahen keto funksione? Apo ka ndonje model tjeter zhvillimi? Cila do te jete ekonomia e Tiranes ne 15-20 vjet? Cfare popullsie do akomodoje e argetoje ajo? Si do konkuroje Tirana ne nivel kombetar dhe rajon e me gjere?

Askush nuk di gje! E vetmja gje qe eshte artikuluar jane taracat e gjelberta te banesave, dhe rizhvillimi i banesave te kohes se komunizmit! Sepse gjithshka tjeter eshte mbajt e fshehte gati okulte!

A eshte kjo paaftesi per te realizuar pjesmarrje, transparence, gjitheperfshirje dhe qeverisje te mire? A ka sadopak vullnet per nje pakt social per te ecur para, apo tashme eshte strategji heshtja dhe okultizmi? Ne fakt ka kohe qe bashkia nuk jep info publike mbi projektet e saj te zhvillimit edhe ne rastet e parashikuar me ligj per kete qellim! Imagjinoni qe as komisioni respektiv i keshillit bashkiak per planifikimin dhe zhvillimin e territorit qe normalisht e ka kete kompetence ligjore, nuk ka absolutisht dijeni dhe as eshte ftuar ndonjehere te jape mendim! Sa per opoziten dhe grupet e interesit e sidomos grupimet qytetare kritike ato jane injoruar totalisht duke u shpallur armike.

Ne kete mungese totale informacioni dhe trasparence duket me shume se drejtuesit e bashkise kane vendosur te mos kene opinion per Tiranen sot dhe neser! Ata po funksionojne me shume si nje komitet ekzekutiv i dikurshem qe vetem merr dhe zbaton urdherat nga lart. Mjafton te konstatoni se si bashkia lyen fasadat sic ka bere shefi dikur! Rregullon rrugen e Durresit si shefi 10 vjet e kusur me pare! Hesht per shembjen e stadiumin trashegimi? Madje sakrifikon veten per parkun vetem se s’do ti prishi pune premtimeve te qeverise? Ben qendren me shesh e kulla si ka parashikuar shefi ne 2003! Pra cdo gje ne kete qytet eshte ne vend numero e prapa kthehu! Ska ide te reja dhe vizion! Duket sikur nuk ka me shume se nje dekade qe ka kaluar dhe mjaft gjera kane evoluar. Sikur nuk e dime se entuziazmi i 2003 tashme eshte nje tollumbace e shfryre nga cdo pikepamje dhe qyteti eshte ne krize! A ka vertete kjo bashki nje vizion apo mbetet thjesht krah ekzekutiv nen sqetullen e qeverise qendrore? Po qytetaret ku qendrojne ne kete mes?

E ne kete model qeverisje plot heshtje, politizim, agresivitet mediatik, shtrohet nje pyetje qe kerkon pergjigje: Cili jeni ju zoti kryetar i bashkise? A po punoni ju per sipermarresit dhe njerezit e thjeshte qe individualisht ose me biznes familjar rropaten cdo dite nga mengjesi ne darke per te mbajtur familjen me buke kur shteti i ka braktisur totalisht? A po punoni ju per ta apo po i riktheni perseri ne lumpen? Apo po e koncentroni ju pushtetin ne nje grup klientelist dhe oligarkik qe po akumulon cdo dite e me shume pushtetin ekonomik dhe mediatik te shoqerise? A po ndertoni ju permes ketij modeli qeverisje nje kaste-regjim politik qe kamxhikon junten ekonomiko-mediatike per te qeverisur lehtesisht pastaj kete vend dhe shoqeri lumpen? Kush jane keshilltaret tuaj? Cfare idelogjie dhe pervoje perfaqesojne ata ne bote? A po shkojme ne ne Europe apo ne Ameriken Latine?

Dhe me konkretisht: Cfare po ndodh me zonen, infrastrukturen dhe pasurite e patundshme rrotull parkut te liqenit ku ju rrahet dhe burgoset njerez per 5 lojra “femijesh”? Cfare po ndodh me zonen rrotull sheshit Skenderbej? A do te zbatohet atje plani i ashtuquajtur “francez”? Kush perfiton nga ky spekulim imobiliar? Sepse nga do vijne parate dhe kerkesa ne treg qe do justifikojne keto zhvillime? Po me zgjatimin e bulevardit ne veri cfare po ndodh? Cfare po behet me transportin publik dhe trafikun vrastar? Cfare po behet me ujin e pijshem dhe mbetjet? Po me permbytjet dhe me parqet, me komplekset sportive dhe cilesine e jeteses? Po me arsimin dhe kulturen? Po me ndohtjen e ajrit dhe mjedisit? Po me procedurat dhe taksat per leje biznesi, ndertimi dhe zbatimi? Si ka mundesi qe shpenzojme per strehim dhe kemi te pastrehe? A do te na vdesin akoma njerez e femije ne landfill?

E kur antaret e zgjedhur te keshillit bashkiak nuk dine asgje nderkohe qe e kane kompetence ligjore kete pune, vaj halli me te tjeret? Ju mund te thoni te paverteta se ju kemi ftuar po skeni ardhur! Ju mund edhe te beni tani ftesa formale por ato skane as nje vlere pasi eshte teper vone! Me duhet te them ky plan ka vdekur pa lindur! Ai nuk perfeqeson as interesat dhe as vizionin e shoqerise. Nje shoqerie qe e duam moderne europiane ne 2030. Nderkohe qe praktikat tuaja ngjasojne ne rastin me te mire me nje plan “ala Chavez” ne Venezuele!





Lajmet e fundit nga