web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U hoq si shef i Task-Forcës së Elektrikut, arrestohet

23 Shtator 2016, 08:11, Aktualitet CNA

Një 31 vjeçar është vënën në pranga si pasojë e një mashtrimi. Ai është paraqitur si Shef i Task-Forcës së Elektrikut duke kërkuar para në këmbim të faturave të energjisë elektrike.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Ervin Dyle, 31 vjeç, banues  në lagjen ?Sheq i Madh?, Fier, me detyrë elektriçist.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka shkuar në disa banesa në fshatin Kallm dhe është paraqitur si Shef i Task-Forcës së Elektrikut duke i kërkuar para në këmbim të faturave të energjisë elektrike.

Nga shërbimet e Policisë ky shtetas u kap në vendin e quajtur ?Autogrili? duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip Opel me targa CV 231 SE.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Mashtrimi”, “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Nenet 143/1, 246 dhe 291 të Kodit Penal. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga