Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sot jemi në momentin ku finalizojmë diskutimin e një ligji, i cili nuk diskutohet sot për herë të parë sepse në sallën e Kuvendit kjo temë është kthyer dhe rikthyer për vite me radhë. Absolutisht që nuk do të doja të bëja historinë nga e para as të miratimit të tij vite më parë, as të anulimit të tij, pak vite të tjera më parë dhe as të riprurjes së tij përsëri në sallën e Parlamentit.
Praktikisht në këtë sallë shumica e saj ka diskutuar, ka provuar, është përpjekur të provojë nevojën apo domosdoshmërinë për ta bërë këtë ligj. Pasi kemi pasur miratimin në të djathtë dhe në të majtë lidhur me një nismë që ka të bëjë me trajtimin e mbetjeve si lëndë të para të riciklueshme.
Çështja të cilën unë do të doja ta sillja në vëmendjen e opinionit publik, në mënyrë të veçantë, i cili është aktualisht i sensibilizuar në nivele të rëndësishme dhe mjaft të larta të tij por ka qenë po kaq i sensibilizuar edhe kohë më parë, edhe në vijimësi. Në të tërë këtë diskutim të gjatë, ku kryefjala e ligjit ka qenë edhe më parë edhe sot përdorimi i një liste të gjelbër, e cila ka qenë edhe argumenti i vetëm sigurues që ligji nuk do të ishte dëmprurës për mjedisin dhe për shëndetin e njerëzve, do të thosha që në të gjitha rastet mosbesimi lidhur me këtë nismë, edhe më parë por edhe sot, ka qenë dhe mbetet i thellë.
Ky mosbesim për këtë ligj, por edhe në tërësi për shoqërinë shqiptare është kthyer në një dimension i mënyrës së të jetuarit tonë dhe besoj që mosbesimi i tillë, në konkluzionin tim dhe në analizën time, mund të kishte vetëm një shërim apo vetëm një zgjidhje, që është transparenca e thellë dhe maksimale. Përpara transparencës të gjitha fenomenet, të shtrembra qofshin ato apo okulte që ndodhin në sytë tone, edhe pa pasur një ligj të tillë, sigurisht do të kishim prapë, shërim transparence, pasi në rast se një doganë apo një sistem doganor kontrolli nuk funksionon apo lejon futje gjithfarësh në Shqipëri, në mënyrë okulte këto mbeturina mund të futen dhe sot.
Dhe vetëm transparenca, kontrolli i rreptë, syri dhe vëzhgimi i gjerë publik, shtetëror dhe qytetar mund t?i jenin një përgjigje të vetme dhe mund të bënin të ndalej e të dënohej rëndë dhe publiku ta stigmatizonte e të mbante qëndrim shumë të rreptë ndaj tij. Ndaj dhe thelbi i amendamentit që unë kam paraqitur në emër të grupit parlamentar të LSI është një rol i ri i pavendosur kurrë më parë në legjislacionin shqiptar, i cili i njeh shoqërisë civile në kuptimin më të mirë të saj si përfaqësuese e vullnetit të gjerë qytetar, mundësinë që me ligj të jetë një sy vëzhgues, i cili pa asnjë kufizim të kryejë atë që quhet monitorim i thellë dhe qytetar.
Unë nuk jam dakord me kolegë në sallë, të cilët e paraqitën shoqërinë civile si të pamundur dhe të pazonjën që ajo të bëjë një monitorim profesional. Besoj dhe kjo është e njohur botërisht dhe ndërkombëtarisht, shoqëria civile përveç vlerave të jashtëzakonshme shoqërore që ajo i përfaqëson, ndofta si askush tjetër, është e rëndësishme pikërisht për vlerat e saj intelektuale të spikatura të cilat tejkalojnë shpeshherë edhe politikën dhe institucionet qeveritare, dhe ku shpeshherë hyn në garë dhe me institucionet më të mira shkencore, pasi mjaft vlera edhe të intelektualizmit por edhe të aspektit shkencor, bëhen pjesë e natyrshme e shoqërisë civile për të kundërshtuar çdo lloj nisme e cila krijon dyshime të forta të karakterit të fortë shoqëror.
Edhe shoqëria civile shqiptare i bart këto vlera edhe të karakterit intelektual por edhe të sensibilitetit shoqëror. Ajo që na duhej dhe ne që gjykuam që ishte e domosdoshme ishte që ajo të kishte instrumentin institucional, të kishte instrumentin ligjor, të mos ishte një mundësi fakultative që mund të bëhet apo mund të mos bëhet, të mos ishte një detyrim i kufizuar, të jepet apo të mos jepet, por të ishte një mundësi dhe një pranim ligjor që syri i mijëra qytetarëve me përfaqësues detyre më të kualifikuar dhe sigurisht më të ndershëm, të bënte në çdo etapë të momentit të futjes dhe të zhdoganimit, por edhe të analizimit të këtyre mbeturinave. Pra, të ishte një sy vëzhgues i fortë.
Është fare e qartë që një vëzhgim i tillë përveçse atij shtetëror, mosbesimi për të cilin duket që është i gjerë, do të ishte besoj një instrument i çmuar për të dalluar gjithçka që devijon nga ligji, gjithçka që ecën përtej qëllimeve që ligji ka shkruar në letër duke i dhënë thelbin e gjësë që ligji të zbatohet korrekt ashtu siç është shkruar, pasi historia e Shqipërisë njeh më së miri mjaft ligje të tjera të shkruara mirë ku problemi më i madh i shqiptarëve ka qenë zbatimi i ligjit. Dhe kjo është një sëmundje e rëndë që ka shoqëruar sistemin pluralist shqiptar 25 vitet e fundit, ku kultura e zbatimit të ligjit, thellësia dhe korrektesa e tij ka qenë ajo që ka rrënuar edhe iniciativa shumë të dobishme dhe të cilat kanë qenë në shumë raste iniciativa qëllimmira.
Në rastin konkret kemi të bëjmë me një iniciativë e cila ka absolutisht një sensibilitet maksimal shoqëror dhe besoj që në këtë rast, në rast se kjo sallë e nderuar do ta miratonte një instrument të tillë, do të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë, me një qëndrim ligjor të përcaktuar mirë, pra ku ligji flet qartë dhe pa ekuivokë që kjo mundësi nuk është fakultative, por është një detyrim dhe që qëndron pikërisht aty në ligj, do t?i jepte një përgjigje këtij mosbesimi të thellë dhe sigurisht do t?i jepte përgjigje edhe pyetjeve të lindura në 2011-n kur ligji është miratuar për herë të parë. Do t?i jepte përgjigje edhe dyshimeve por edhe entuziazmit të anulimit të tij në 2013-n. Dhe rimarrjes së tij në vitin 2016 përsëri të kësaj nisme, e cila sërish shoqërohet me të njëjtin mosbesim.
Besoj që ka ardhur momenti që përtej dyshimeve, shoqëria shqiptare të vëzhgojë me sytë e saj në praktikë se si funksionon dhe si do të funksionojë zbatimi i këtij ligji. Dhe besoj dhe këtu doja ta thosha me besim të plotë, qoftë edhe një fakt i vetëm, qoftë edhe një devijim i vetëm, qoftë edhe një analizë e vetme e manipuluar, qoftë edhe një kontenier i vetëm, i cili do të përpiqej të fuste një mbeturinë tjetër për tjetër, apo një seri dukurish të tjera që lidhen me zbatimin e ligjit, do të ishin një motiv i mjaftë për ta anuluar njëherë e përgjithmonë këtë ligj e për të thënë që në shtetin shqiptar është e pamundur që ky ligj apo edhe ligje të tjera të zbatohen ashtu si shkruhen.
Njëkohësisht, besoj që me këtë qëndrim ne krijojmë, jo thjesht dhe vetëm një precedent, por edhe një standard të ri se si shoqëria civile do të mund të përfaqësohet dhe si do mundte ajo që me fakte konkrete të mbledhura drejtpërsëdrejti në territor, në rastin konkret ligji ka pasur besoj një element të rëndësishëm që është kufizimi i vetëm në tre dogana të vendit, pra është shumë e përqendruar edhe futja por edhe mundësia për të përqendruar vëmendjen dhe monitorimin e fortë. Dhe në këtë rast asnjëra palë nuk zëvendëson tjetrën. Shteti është i detyruar të bëjë detyrën, qytetarët janë të detyruar ta monitorojnë atë nga afër dhe jo nga larg, ta monitorojnë atë pa kufizime dhe pa ndalime njëkohësisht. Dhe në fund fare për cilindo nga dukuritë që shikon, edhe minimale qoftë ajo, të ketë të gjithë të drejtën publike por edhe mbështetjen tonë të plotë e cila deklarohet këtu publikisht për t?i thënë ?jo? në rast se ky ligj prodhon që zbatimi i tij është i kundërt nga ajo që në të cilin shkruhet.
Thënë e gjithë kjo, mendoj që përgjigja më e mirë që ne menduam që mund t?i jepej këtij debati kaq të gjerë, i cili ka dëgjuar argumente pro dhe kundër në mënyrë të alternuar, me qëllimin e dikurshëm dhe të sotëm për ta miratuar, e bën këtë pastaj në mënyrë të drejtpërdrejtë, një ligj i cili ndodhet në sytë e tre milion qytetarëve. Ndryshe nga çdo lloj ligji tjetër, ku mundësitë e vëzhgimit, mundësitë e monitorimit, mundësitë e ndjekjes nga afër, mundësitë e vëzhgimit të çdo elementi kanë qenë thuajse zero, pasi kanë qenë të painstitucionalizuara, sot krijohet një mundësi e re, shumë e madhe, e cila besoj edhe për ligje të tjera, të cilat paraqesin një sensibiliteti delikat, të karakterit shoqëror, por edhe me gjerë, ta kenë mundësinë e tyre që ato të jenë të tilla, me mekanizma të fortë monitorues, në mënyrë që ndërgjegjja qytetare të zgjidhë atë që në shumë raste shteti jo korrekt nuk e bën.
“Pevlak”, e cila është ndërtuese e kësaj pjese rruge të mbet...
Arian GaldiniE keqja nuk eshte domosdoshmerisht e shemtuar, ...
Edhe sikur mos t’i kishte ato problemet e rënda me të drejta...
Avioni i Ishmit u nis për punë të mira. Por ngeci dreqi.Do m...
Jam pjesë e Partisë Socialiste, por partisë së vertetë socia...
Ajo çka pasoi te ambientet e News 24, pasi Studio e Hapur, m...
Një lajm sa sensacional po dhe aq dhe i rëndësishëm për fate...
Dy oficerë të policisë belge u arrestuan në kufirin francez ...
Policia e Sarandës ka ndaluar një sasi prej 30 kg drogë e ll...
Një person ka humbur jetën në një aksident automobilistik në...
Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu nga foltorja e Kuv...
Rexhep Mediani e sheh rezultatin e zgjedhjeve në Dibër si nj...
Policia ka zbuluar sot magazinën në Ishëm ku u gjend 300 kg ...
I ashpër kundër votimit të ligjit të mbetjeve në Kuvend ka q...
Ish- deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, ka kërku...
Sazan Guri, një nga aktivistët e flaktë kundër importit të p...
Trualli ku do të investonte biznesmeni libanez i cili u rrah...
Aleksi është vetëm 6 vjeç, djali i dy prindërve shqiptarë, i...
Forcat e policisë së Elbasanit kanë arrestuar sot Ardi Boshn...
Zbulohet shkaku i vdekjes së Gani Çelës rreth te 50-ve, i gj...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...