Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ajo çka pasoi te ambientet e News 24, pasi Studio e Hapur, moderuar nga Eni Vasili, uli siparin ishte pa dyshim aksioni më qesharak që ka ndërmarrë Policia e Shtetit në këto vite. Tre oficerë të antidrogës u dërguan me urgjencë, pa dyshim me porosi të veçantë të ministrit të Brendshëm, për të sekuestruar një degë hashash. Në fakt ky veprim nuk është thjesht dhe vetëm qesharak si veprim në vetvete, por pa as më të voglin hezitim fyen edhe më shumë figurën e punonjësve të Policisë dhe vetë organizatës. Ky ?aksion i furishëm? mund të përkufizohet pa frikë me thënien e urtë: U mbars mali e polli një mi.
Vetëm pak muaj më parë, po te News 24, u shfaqën pamje reale nga gazetari Artan Hoxha në terren, ku bimët narkotike arrin lartësinë rreth 2 metra, por nga Policia e Shtetit nuk pati asnjë reagim. Jo vetëm që nuk u dërgua askush që të asgjësonte bimët narkotike, por të paktën publikisht askush nuk di nëse u kontaktua gazetari për të treguar me saktësi se ku ndodheshin këto parcela. Po kështu, në më shumë se dy raste, përfaqësuesi i PD, Ervin Salianji u shfaq para kamerave, në terrene të kultivuara me kanabis, duke përcaktuar saktësisht vendodhjen gjeografike, por as edhe një patrullë e vetme nuk u dërgua për të parë se çfarë ndodhte realisht në terren.
Janë me qindra denoncimet nga banorë të shumë krahinave anembanë vendit, ku mafia e kanabisit ka vendosur shtetrrethim dhe nuk i lejon ata as të kullosin bagëtinë apo të presin lëndë drusore, por as edhe një oficer i vetëm i antidrogës nuk është dërguar në vendngjarje për të konstatuar se çfarë ndodh. Një pistë e re u zbulua në Ishëm dhe kjo vetëm se një avion i trafikut ngeci aksidentalisht në baltë, por policia jo vetëm tentoi ta fshehë ngjarjen, por më vonë dekonspiroi elementë të saj apo, sipas burimeve jo zyrtare, ndikoi fort që piloti italian të ndryshonte dëshminë dhe të fuste në qorrsokak hetimet e prokurorëve. Ka shembuj konkretë pa fund të mosveprimit të policisë edhe pse denoncimet kanë qenë të shumta dhe konkrete, ndërkohë që për një degë në studio televizive u angazhuan tre oficerë të antidrogës. Është përtej qesharakes.
Sot Shqipëria është shndërruar në perandorinë e hashashit. Mediat e huaja e kryesisht ato italiane e greke provojnë për tonelatat e kanabisit që kapen në tentativë për të hyrë në këto vende, ndërkohë që sasitë që hyjnë janë disa fish më shumë. Ky fakt i rëndë konstatohet qartazi dhe pa asnjë hezitim nga raportet e organizmave dhe institucioneve ndërkombëtare si Departamenti Shtetit, raportet e Europol etj., të cilat shtojnë edhe faktin se Shqipëria tashmë është rikthyer në korridorin e vjetër të trafikimit të drogave të forta (kokainë dhe heroinë). Situata ka dalë jashtë kontrollit, ndërkohë që numri i vrasjeve mes grupeve që merren me kultivimin dhe trafikimin e bimëve narkotike vjen duke u rritur.
Pa dashje, por këtë fakt e pohon edhe vetë Policia, kur deklaron publikisht se deri në këtë periudhë janë asgjësuar 2.5 milion rrënjë kanabisi nga 800 mijë të asgjësuara gjatë vitit 2015, nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim. Lehtësisht është e llogaritshme se numri i bimëve të mbjella dhe të paprekura është të paktën dhjetëra herë më i madh se ato të asgjësuara dhe se tashmë i gjithë vendi jeshilon. Çuditërisht, numri i personave të kapur apo të proceduar mbetet shumë i ulët dhe pa lidhje me kokat drejtuese të narkotrafikut. Të gjitha këto fakte kaq komprometuese dhe të paprecedentë jo vetëm e bëjnë qesharak ndërhyrjen të Studio e Hapur, por provojnë se përgjegjësia për këtë situate dramatike është direkt e kryeministrit dhe ministrit të brendshëm. Militantët e partisë janë vendosur në pozicionet më të larta drejtuese të Policisë së Shtetit, kur edhe pse situata është kaq e rëndë nuk ka patur asnjë masë apo ndryshim në kupolën drejtuese. Ndërkohë që një mekanizëm, sikundër ai i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, i cili varet tërësisht nga ministri i Brendshëm, thuajse se ka pushuar së ekzistuari. Është krejtësisht normale. Në rrethana të tilla, ky shërbim nuk mund të hetojë dhe të çojë para drejtësisë çirakët me uniformë që kryejnë punët e pista të shefave politikë. Kjo kupolë e kapur tërësisht, për fat të keq paralizon dhe neutralizon punën dhe përpjekjet e mijëra efektivëve të ndershëm që shërbejnë në radhët e organizatës, të cilët ndjehen të tradhtuar dhe të braktisur nga drejtuesit e lartë policorë dhe politikë. Një kupolë e cila është bërë tashmë njësh me krimin e organizuar.
Për fat te keq, ?aksioni? te News 24 është dëshmia e qartë dhe e hidhur se pseudolufta me hashashin jo vetëm është e farsë, por vijon sipas parimit: Merremi me degën, por nuk shohim pyjet e hashashit që kanë mbuluar vendin.
Një lajm sa sensacional po dhe aq dhe i rëndësishëm për fate...
Dy oficerë të policisë belge u arrestuan në kufirin francez ...
Policia e Sarandës ka ndaluar një sasi prej 30 kg drogë e ll...
Një person ka humbur jetën në një aksident automobilistik në...
Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu nga foltorja e Kuv...
Rexhep Mediani e sheh rezultatin e zgjedhjeve në Dibër si nj...
Policia ka zbuluar sot magazinën në Ishëm ku u gjend 300 kg ...
I ashpër kundër votimit të ligjit të mbetjeve në Kuvend ka q...
Ish- deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, ka kërku...
Sazan Guri, një nga aktivistët e flaktë kundër importit të p...
Trualli ku do të investonte biznesmeni libanez i cili u rrah...
Aleksi është vetëm 6 vjeç, djali i dy prindërve shqiptarë, i...
Forcat e policisë së Elbasanit kanë arrestuar sot Ardi Boshn...
Zbulohet shkaku i vdekjes së Gani Çelës rreth te 50-ve, i gj...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani...
Nëse doni të aplikoni për lotarinë amerikane për vitin 2018 ...
Ish-ministri i Bujqësisë, kryetari i Partisë Agrare Ambienta...
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi në sea...
Gjykata e Durrësi ka vendosur që të sekuestroje pronën ku do...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...