web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrohet prona ku do të ndërtonte binesmeni libanez

22 Shtator 2016, 12:49, Aktualitet CNA

Gjykata e Durrësi ka vendosur që të sekuestroje pronën ku do të ndërtohej kompleksi turistik nga biznesnemi libanez. 42.000 m2 në pronësi të shtetasit Pal Selçuni me vendim të gjykatës së Durrësit me 25 mars të këtij viti janë sekuestruar sot nga Gjykata e Durrësit.

Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestro preventive për pronën e Pal Selçunit.

Me anë të një njoftimi, Prokuroria thekson se ka dyshime të arsyeshme se ky shtetas e ka përfituar pronën prej 42.000 m2, me anë të dokumenteve të falsifikuara, ?për të provuar posedimin ?e pandërprerë dhe të qetë të kësaj prone për një afat prej njëzet vjetësh?.

Prokuroria thekson se shtetasi Pal Selçuni në vitin 2011 ka pasur konflikte fizike me disa shtetas të tjerë për pronë kufitare, ndërkohë që pavarësisht kallëzimeve të bëra nga të dyja palët, prokuroria nuk ka nisur procedimin penale. Sipas Prokurorisë, shkak është bërë sepse ?dëmet nuk kanë qenë të konsiderueshme për t?u klasifikuar si vepër penale?.

Sipas Prokurorisë, në vitin 2014, shtetasi Pal Selçuni ka bërë një padi për pushtim toke kundër shtetasit libanezo-amerikan, Fadi Mitri, administrator i kompanise ?Omnix Albania?.

Edhe në atë kohë, Prokuroria e Durrësit vendosi mosfillimin e procedimit penal, për shkak se ?Omnix Albania?, shpk, ka një kontratë qiraje me shtetin shqiptar për shfrytëzimin e kësaj sipërfaqeje toke.

Për të paktën këto dy raste, Prokuroria e Durrësit ka krijuar dyshime të arsyeshme se, në procesin gjyqësor civil për njohjen e pronës, paditësi Pal Selçuni ka paraqitur dokumente të falsifikuara, duke pretenduar se e ka poseduar pronën pa shqetësim për një periudhë 20-vjeçare.

Avokatura e Shtetit nuk e ankimoi vendimin- Në procesin gjyqësor që ky shtetas ka zhvilluar për këtë pronë, Prokuroria thekson se palë gjyqësore ka qenë Bashkia e Durrësit dhe Avokatura e Shtetit, të cilat sipas Prokurorisë në seancën përfundimtare kanë munguar.

Në këto kushte, kur palët nuk kanë ngritur pretendime, Gjykata e Durrësit ka vendosur më 25 mars të këtij viti t?ia njohë si pronë shtetasit Pal Selçuni. Ndaj këtij vendimi nuk është bërë ankim dhe vendimi ka marrë formë të prerë më 19 prill 2016. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga