web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

2 anije me kokainë hynë në Shqipëri/ Filmimi italian prova

22 Shtator 2016, 11:31, Aktualitet CNA

Në vazhdën e akuzave dhe denoncimeve ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend deklaroi se kanë hyrë në Shqipëri 2 anije me kokainë pas asaj që u kap në Xibrakë.

?I bëj thirrje KE, BE të shqyrtojë në mënyrën më serioze situtën.  Ajo në xibrakë ishte e fundit

2 anije të tjera me kokainë kanë hyrë në Shqipëri. Janë të provuara këto që them unë. I bëj thirrje SHBA vendit që shpenzon më shumë se kushdo tjetër të shqyrtojë me emergjencë dhe të marrë filmimin e fundit të autoriteteve italiane. Përgjegjësia për vendin është edhe e qytetarëve. Të kërkojmë filmimet e ta bëjmë publike?.

Berisha pranoi se ka patur kanabis dhe në kohën e tij por që arriti të reduktohet ndjeshëm saqë pala italiane hoqi mbikqyrjen mbi bregdetin për këtë.

?Kanabisi në qeverinë e PD? Po, po u reduktua, pasi u luftua. Janë dhënë leje për 1500 skafe, me në krye ministrin e rendit. Ju vini e sillni statistika të paqena fund e krye.? /Citynews.al





Lajmet e fundit nga