web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohen 3 persona për vjedhjen e firmës

22 Shtator 2016, 08:23, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjezin e sotëm tre shtetas, për veprën penale të vjedhjes. Florjand Lika, Sabri Çoku dhe Hazret Zmakaj janë emrat që akuzohen për vjedhjen e kasafortës së një firme në rrugën Dritan Hoxha, Laprakë. Menjëherë pas denocimit policia ka bërë të mundur arrestimin e tre të dyshuarve. Të arrestuarit kanë marrë 200 mijë lëke, 400 paund dhe 245 euro. Ndërkohë që pas arrestimit policia i’u ka sekustruar 100 mijë lekë, 610 euro, një makinë tip “Ford”, aparate celularësh dhe disa vegla pune. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se tre të arrestuarit dyshohen se janë edhe autorët e vjedhjes së ndodhur dy muaj më parë tek kompleksi Malajzian ku është vjedhur me thyerje zyra e shtetasit I. D dhe kanë marrë një kompjuter dhe 140 euro. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim. Brenda 48 orëve të arrestuarit do njihen me masën e sigurisë. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga