Bordi i Transparencës merr vendimin/ Ja çmimet e reja për karburantet
Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes me pa...
Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes me pa...
?Nuk do të pranojmë bashkëpunim, pas zgjedhjeve të reja parlamentare, vetëm me dy persona: Edi Rama dhe Sali Berisha?,- thonë burime nga kjo parti.
Nga fundi i muajit tetor të këtij viti do të dalë në skenë një lëvizje e re politike e kryesuar nga deputeti Ben Blushi. Më në fund sistemi trepolar politik në Shqipëri do të bëhet katërpolar, duke zhbërë forcën e tre partive të mëdha, raporton Koha Jone.
Nga burime të brendshme të kësaj Lëvizje të madhe politike, mësohet se do të jetë parti e qendrës. Në radhët e saj do të përfshihen emra nga krejt shoqëria civile, e cila ka dëshirën për një ndryshim të madh të mënyrës së administrimit të pushtetit dhe politikës. Siç ka thënë edhe deputetja Mimoza Hafizi, që politika e sotme është e inkriminuar dhe antipopullore, pikërisht forca e re politike e kryesuar nga Ben Blushi do të nis me një uragan kundër kësaj tradite 25 vjeçare inkriminuese duke synuar që në zgjedhjet e radhës parlamentare të jetë parti vendimtare në qeverisjen e ardhshme.
Lëvizja e re politike do të përfshijë gjitha shtresat dhe pa ndonjë përcaktim strik politik, nëse është i djathtë apo i majtë. Synimi është që të jetë një parti ku ndjehen të përfaqësuara të gjitha kategoritë ideologjike dhe sociale të vendit. Përvoja e 25 vjetëve demokraci në vend ka treguar se ndarjet politike klasike, e majtë e djathtë, vetëm kanë thelluar ndarjet dhe etiketimin në kampe. Më shumë kanë shërbyer si llogore për të larguar njerëzit, sesa si ide për të përmirësuar qeverisjen dhe jetën e qytetarëve.
Burime thotë se synimi i partisë së re, e cila ka kohë që ka nisur përgatitjet për ngritjen e saj, është ndryshimi i frymës në drejtimin e pushtetit dhe qeverisjes. I një raporti tjetër të shtetit me qytetarin, ku primar do jetë njeriu dhe ligji e jo si në këto vite i forti apo ai që paguan me shumë. Fryma aktuale dëshmon se këto vite vetëm ndërrohen qeveritë, por modeli i drejtimit mbetet i njëjti. Burime nga kjo forcë e re politike tregojnë se partia e re vjen në skenën politike si një forcë që do jetë në krah të qytetarëve. Në krah të problemeve të njerëzve dhe jo në shërbim të grupeve të interesit ekonomik, të cilat financojnë politikën dhe vjedhin më pas nga politika. Këtë duan ta shkatërrojnë si traditë të keqe Ben Blushi dhe partia e tij politike.
Partia e re do të jetë e krijuar dhe e shpallur nga fundi i muajit tetor. Më pas do dalin në çdo njësi familjare shqiptare për ti bindur për lëvizjen e re politike e cila kërkon mbështetjen për nisjen e një projekti të ri kombëtar.
Lidhur me emrat e rinj apo edhe të njohur në publik, por të pangazhuar deri me sot të cilët do t?i bashkohen kësaj force politike, burime nga partia shprehen të rezervuar në dhënien e detajeve. Megjithatë premtojnë se surpriza nuk do të mungojnë në emrat që do t?i rreshtohen këtij projekti politik.
Ka informacione se partia e re politike ka dy kushte të prera pas zgjedhjeve parlamentare. ?Nuk pranojnë Edi Ramën dhe Sali Berishën kryeministër dhe në asnjë post tjetër. Me çdo faktor tjetër politik mund të bien dakord për një Shqipëri tjetër?,- thanë për ?Koha Jonë?, burime nga kjo parti. Arsyeja lidhet me faktin se të dy këta emra, shihen si modeli i një politike e cila duhet të marrë fund në Shqipëri. Me PS-në edhe mund të ketë pika afrimi, pas zgjedhjeve, porse kurrsesi me Edi Ramën kryeministër apo në ndonjë post tjetër shtetror. Këtë e kanë të prerë forca e re politike. E quajën si rrenimtar të së majtës në këto vite dhe si shkatërrues të vlerave të së majtës.
Kur mbeten dhe më pak se 10 muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve, dalja e partisë së re pritet të ndryshojë të sjellë një model ndryshe të politikbërjes. Ndryshe nga disa forca të tjera politike që kanë në bazë biznesin dhe mbështetjen e lobeve ekonomike, partia e re e Blushit synon afrimin e intelektualëve dhe njerëzve me kontribute në shoqëri, të cilët e kanë parë veten të përjashtuar nga politika aktuale. Ndërkohë që radhët e qytetarëve të pakënaqur nga kampet kryesore politike janë shtuar gjatë viteve të fundit, lëvizja e re pritet të shihet edhe si një model që premton ndryshimin e situatës aktuale.
Burimet thonë se drejtuesit e forumeve të kësaj force politike, emrat e themeluesve, modeli i organizimit dhe programi konkret, priten të bëhen publike në kohën e duhur. Në muajin tetor skema politike fillon ndryshimin.
...
Takimi i kryeministrit Edi Rama me kreun e kuvendit Ilir Met...
Klima yjore nuk do jete aspak e favorshme për një klime te q...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka reaguar në lidhje me p...
Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë,...
Në këto tre vite, sa herë është akuzuar, qoftë nga gazetërët...
Policia e shtetit ka dale me nje deklarate ne lidhje me pris...
Eduard Ndocaj është në krizë identiteti. Deputeti që më shum...
“Xing me Ermalin” starton ne Tv Klan ne 24 shtator. I ftuari...
Ne nje postim ne rrjetet sociale ish-kryeministri Sali Beris...
Pas videos te Ministrit te Brendshem Saimir Tahiri dhe kures...
Një qytetar nga Lushnja denoncon në emisionin investigativ “...
Një qeveri e paaftë në Athinë dhe evropianët pa vullnet. “Ho...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kre...
1-Sivjet nuk mundi t’i çonte në shkollë kalamanjtë, “rilindj...
Një sqarim publik për zëvendësimin tim si kryeredaktor në To...
7 subjekte shesin akullore me ngarkesë mikrobike 30 herë më ...
Berisha përpiqet t’i mbushë mendjen shqiptarëve se nuk bëhet...
Nga Beatrice DondiSi një çorape e vjetër. E la bash kështu. ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...