Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Basha: Jo, nuk janë. Këto janë konsultime. Në qoftë se ke ndjekur një takim të fundit i cili ka qenë i dedikuar për problemet e zhvillimit rural, të bujqësisë dhe begtorisë, pjesa më e madhe e programit është prekur ka avancuar si shkak i konsultimeve me qytetarët. Përgjigja është kjo Erl për ty dhe për këdo tjetër që ngre këtë pyetje, cila është garancia? Garancia që unë jap është një model i ri politik dhe shoqëror që do ta ndërtojmë bashkë me qytetarët, kjo është e domosdoshme në kushtet e shkatërrimit nga karteli politik, korrupsioni, droga dhe kriminalizimi i politikës.
Pyetje: Po pse kanë blerë qeverinë dhe të mos blejnë opozitën? Dhe nesër nëse ju jeni në pushtet nuk do të ndodhë e njejta gjë? A nuk ju ngjan paksa ?deja vu? kjo që bën ju tani me opozitën e Ramës?
Basha: Kjo e dyta nuk mendoj se meriton ndonjë diskutim të gjatë. Pse? Sepse nëse doni të bëni histori dhe libra historie uluni dhe shkruajini. Sot çështjet janë të ndryshme. Cila është garancia? Sepse kur hipën në karrike ndryshojnë gjërat. Cilat janë modelet që atë që ke premtuar në fushatë do të përpiqesh se mund të mos e arrish dot, të përpiqesh ta bësh në qeveri? Janë modelet e fuqizimit të qytetarit. Modelet e konsultimit të qytetarit. Nuk merret në fushatë ajo. Modeli i konsultimit të madh të qytetarëve do të thotë të fuqizosh të gjithë instrumentat e zërit të qytetarit duke përfshirë shoqërinë civile, duke përfshirë edhe kjo është shumë e rëndësishme, opozitën e neserme. Pra, ti japësh kontroll, të fuqizosh pushtetin në mënyrë vullnetare, këtë e ka në dorë ta bëjë qeveria. Qeveria ime një nga shtyllat e këtij ndërtimi të modelit të ri do të ketë kufizimin e pushtetit. Po nuk kufizuam pushtetin absolut dhe ekstraligjor, siç e demonstron sot ky kryeministër dhe kjo qeveri atëherë nuk ka asnjë garanci tjetër.
Pyetje:Tani në PD nuk funksionon kjo?
Basha: Po hap pas hapi pra. Kufizimi i pushtetit ëhstë çelësi i qytetarit, mbase kjo nuk ju thotë gjë. Të ndërtojmë instrumenta në çdo nivel të funksionimit të parlamentit, që nga niveli i vendimmarrjeve të tilla si mbetjet urbane apo çështja e shkollimit, e maturantëve. Të ndërtosh instrumenta të cilat kontrollojnë qeverinë përmes transparencës, që zakonisht nuk funksionojnë me këtë qeverisje. Kësaj çfarëdo që ti thuash nuk skuqet, nuk zverdhet. Por përmes një transparence e cila detyron që të afrohet sa më shumë me interesin publik ose të përkthehet në kosto politike. Kjo sot mungon.
Qeverosja sot merr vendim kundër qytetarëve edhe në ato raste kur ka transparencë, edhe kur i dalin njerëzit në shesh, edhe kur media shkruan. Nuk zbardhet, nuk skuqet.
Pyetja është pse. Sepse kur vjen ora e votës, të çon paratë , të çon banditët dhe nuk ka rëndësi vota. Ka zhbërë procesin politik. Ne jetojmë në Shqipëri ku procesi politik është asgjesuar nga krimi, nga korrupsioni, nga karteli i drogës. Dhe kjo na sjell në Dibër, si laborator i saj.
Pyetje: Importi i plehrave do të ketë impakt afatgjatë, kjo duhet korrigjuar. Ju mes votimit të komsionit dhe atij në Parlament, ka fituar opsioni juaj që të dëgjohet vullneti i qytetarit. Unë e pranoj edhe këtë reflektim kaq të vonuar të opozitës por dua të kuptoj, çfarë ka ndodhur në kohën midis mbledhjes së komisionit dhe vendimit tuaj për të votuar kundër. Çfarë ka ndodhur se ju do votoni kundër? Keni emra konkretë të përfshirjes këtu? Në fund Basha po vendos kontroll në grupin parlamentar, po fiton model i ri Basha?
Basha: Kanë ndodhur dy gjëra. E para ka ndodhur çlirimi nga kompleksi. A nuk e kishim edhe ne këtë ligj? E kishim. A ishim ne të bindur tek ky ligj? Ishim. Po këta? Dilema e parë është dilemë morale, është tradhëtimi i atyre 64 mijë firmave dhe mjëra të tjerave që vijnin pas atyre për votë kundër. Dhe e dyta është konteksti në të cilin ndodh, e treta është një konteskt korruptiv. Ju doni emra, fakte. Unë kam besim të plotë që si opozita dhe media do të dalë me emra dhe fakte në ditët që janë në vijim. Ajo që ka rëndësi dhe që mendoj unë se duan të dëgjojnë qytetarët dhe ata që reshtohen kundër importit të mbetjeve çfarë do të bëjë opozita?
Dhe unë ju garantoj që opozita do të jetë në krah të koalicionit kundër mbetjeve me të gjitha format dhe mënyrat si opozitë.
Pyetje: PD ka humbur në Dibër. Çfarë dështoi PD dhe cila është përgjegjësia juaj për humbjen në Dibër?
Basha: Së pari, në një kontekts normal politik, një palë i humb, një palë i fiton zgjedhjet e pjesshme lokale. PD ka humbur dhe ka fituar zgjedhje të pjesshme lokale. PD ka humbur zgjedhjet lokale në 2007 kur ishte ne qeveri ka humbur Tiranën, Durrës, Elbasanin dhe ka fituar zgjedhjet e 2009-ës. Por Dibra është një përjashtim, është një rast specifik, pse? Në Dibër u rrëmbye vullneti i qytetarëve. Së pari, shumica nga ju keni analizuar numrat. Numrat tregojnë një 10-fishim të marzhit të fitores të qeverisë. 4 mijë vota më shumë. Nga 2015-2016 çfarë ka ndodhur? Ka përfunduar Rruga e Arbrit, kanë shtuar subvensione, kanë shtuar rroga dhe pensione, kanë hapur vende të reja pune, investime, punësim? Asnjë nga këto.
Unë do të bëj shpjegimin tim. Hapi i parë është ky, analizë se çfarë ka ndodhur, besoj se këtë analizë e bën çdo kush, nga qytetarët tek një institut politologësh dhe nuk jep dot shpjegim. Kur qeverisja ka shkuar në përkeqësim të thellë, kur të gjithë indikatorët janë në përkqesim, pa pritur në Dibër 10-fishohet? Çfarë ka ndodhur në Diër që të justifikohet kjo.
Çfarë bëmë ne. Ne bëmë një fushatë nga PD me një program dhenjë kandidat. Fushat e ndershme dhe takuam derë më derë qytetarë, gra, të rinj, të papunë, biznese. Çuam një njeri me integritet që çmohet për veçoritë e tij dhe që ka shërbyer në publik, çmohet për veçoritë e tij profesionale dhe akademike, çmohej në Dibër për veçoritë e tij, ai prezantoi në Dibër një program konkret, një pjesë doli edhe në media. Qytetarët e tij në Dibër e dinë fare mirë që ai ka qenë fshat më fshat, derë më derë me një program konkret.
Çfarë bëri mazhoranca? Mazhoranca solli persona me precedentë penalë, Arben Ndoka doli ne të gjitha mediat, njerëz të dënuar, të hurit dhe litarit, njerëz të dënuar për krime, solli biznesmenë të majmur me paratë e buxhetit të shtetit si Sadri Abazi dhe Rakip Suli.
Pyetje: Çojeni në Kushtetuese nëse ka marrë para nga buxheti i shtetit?
Basha: Së treti, e gjithë strukturë shtetërore, duke nisur nga policia, e komanduar nga Bert Aga,, po kështu shëndetësia, arsimi, madje edhe të ushtrisë me presione të jashtëzakonshme, edhe droga e mbuluar me drogë. Kemi denoncuar me fakte dhe emra për drogën. Çfarë bëri me këto të katërta? Asgjesoi programin, fushatën dhe kandidatin. E ktheu nga një kontekst politik në një betejë për kartelin e drogës dhe paratë e qeveritarëve, me gjithë forcën e shtetit nga njëra anë dhe qytetarët dhe opozitën në anën tjetër. Pse ishte Arben Ndoka në Dibër? Ishte për të siguruar një proces zgjedhor të rregullt? Pse ishte Sadri Abazi, për të ndjekur interesn qytetar apo për të shpërndarë dhe blerë votat me milionat që ka marrë në tender? Këto pyetje pak rëndësi kanë. Në atë ekran ti ke nxjerrë para disa ditësh në emisionin ?Stop? se si vëllai i kandidatit të ASHE blen vota në Dibër.
Pyetje: Problemi është të mos gënjesh z.Basha?
Basha: Faktet janë fakte dhe unë nuk gënjej. Faktet janë fakte. Dy njerëz, Sadri Abazi është faktuar si deputeti që është majmur me lekët e buxhetit të shtetit, ai atje ishte si biznesmen. Pse ishte aty pra? Pyetja është retorike. Klani nxorri skemën e blerjes së votës nga vëllai i kandidatit. Top ?Channel nxorri skemën e blerjes së votës, po kështu Neës-24. Ne i pamë këto në TV. Ne e pamë shit-blerjen e votës në ekran. Ajo që ndodhi në Dibër u shpalos para çdo shqiptari. Pse nuk bënë fushatë atë? Pse sollën Arben Ndokën në Dibër.
Pyetje: Kush është përgjegjësia juaj dhe PD ?së për humbjen? Në qoftë se ju i thoni qytetarëve shqipatrë që jeni të paaftë të mbroni votën, çfarë sigurie do u jepni ju?
Basha: Prania jonë atje tregoi se rezultati mund të mos merrte përmasa katastrofike. Ne u bëmë njësh me qytetarët kurajozë, dhe që të mos merrte përmasa katastrofike. Ishim përgatitur për 14 mijë z.Fevziu. Kështu që të mos flasim në hava.
Pyetje: Ju shpallët fitoren sapo u mbyllën kutitë?
Basha: Ka një moment kur komiisonerët e opozitës duhet të marrin zemër. Çfarë bëri PD gabim?! Këtë vit qeveria që kaloi nuk hodhi një lëpatë dhe në Rrugën e Arbrit, pati emigracion masi, mbolli Dibrën me drogë, paratë që mund të shkonin për investime ia dha Sadriut për bulevardin para qytetit në Dibër. Në një vit opozita miratoi ligjin për dekriminalizimin që parashikon largimin e personave me rekorde kriminale, ndaloi një puç të Ramës me kapjen e drejtësisë dhe arriti që me konsensus miratoi një paketë ndryshimesh kushtetuese në raport me Brukselin, Uashingtonin dhe Venecian, qëndroi me qytetarët duke iu përpjekur të jetë zëri i arsyes, nga energjia, subvecionet, maturantët. Denoncoi problemet dhe aferat e kësaj qeverie. Ky është bilanci i opozitës. Të akuzosh opozitën sepse bashkoi të gjithë faktorët opozitarë duke përfshirë zërat skeptikë ndaj opozitës. Bujar Kapexhiu është faktori i shoqërisë civile, erdhi me një grup të nderuar personash. Ne shkojmë me Selami Xhepën, me Agron Tufën, me Besnik Mustafajn ky vjen me Sadri Abazin dhe Arben Ndokën dhe j ume thoni se qytetarët ia shpërblyen se ua mbushi me drogë, ua vuri lakun në fyt, duke mos iu lejuar të mbjellin bukë. Kurrë more kurrë. Është vënia në funksion të skemës së kartelit të drogës, parave tyë drogës dhe strukturave shtetërore për të bërë një krim të pastër elektoral. Ju i nxorrët në ekran këto tre raste.
Pyetje: Pse e mbroni prokurorinë.
Basha: Kjo është e pavërtetë. U bë aleancë me krimin në Dibër, jo me PDIU-në, por me figure atë njohur të krimit në Dibër. Erdhi dhe tha që ju jeni kundërshtarët tanë politikë por ne ishim që Dibrën tia dorëzonim krimit.
Pyetje: Ju nuk i bëni dot presion prokurorisë për këtë cështje?për krimet elektorale
Basha: Nuk është e vërtetë. E keni gabim.
Pyetje; Ju z Basha a keni organizuar nga Kamza autobuzë me votues të Dibrës për ti çuar përmes organizimit të Bashkisë së Kamzës?
Basha: Absolutisht jo. Çcdo resurs është bërë në bazë të ligjit elektoral. Nuk ka pasur resurse zyrtare sepse nuk kemi ne resurse zyrtare. Në datën 1 shtator, dhe është bërë publike, ne kemi bërë një kallëzim për një grup të strukturuar kriminal në Dibër me emër dhe me mbiemër. Prej asaj dite opozita i ka kërkuar prokurorisë të paktën 4 herë të bëjë publike rezultatet.
Pyetje: E keni bërë përmes zëdhënësve?
Basha: Unë personalisht kam qënë në zyrën e prokurorit të Përgjithshëm i cili ka garantuar se do të ketë një mobilizim maksimal të resurseve. Sigurisht që hetimi është tek krimet e rënda. Ka pasur 4 herë deklarata zyrtare nga PD që inkurajojnë që hetimet të shkojnë drejt përfundimeve dhe kjo alibi nuk qendron.
Pyetje: Ju nuk pranoni ta kritikoni prokurorinë kur është çëhstja për korrupsionin apo krimin elektoral?
Basha: nuk po merresh me hajdutin e lopës por merresh me të gjithë të tjerët. Ajo që ka ndodhur në Dibër është e rëndë.
Pyetje: Ju keni kritikuar dhe sharë ish prokurorët si Sallakun, Ina Ramën dhe nëse prokuroria aktuale nuk e lufton krimin e elektoral atëhere ju duhet të mbani një qendrim politik?
Basha: Unë nuk kam sharë asnjëherë. Por nuk duhet të rrini peng e së kaluarës. Është një sinkromë që nuk e ndihmon shoqërinë dhe mos e trajtoni opozitën si qeverisje.
Pyetje: Kanë dalë fakte për krimin elektoral në 3 televizione kryesore dhe po ashtu parcelat e hashashit janë nga veriu në jug. Ju si e shpjegoni që faktori ndërkombëtar nuk ka asnjë deklaratë për parcelat e hashashit?si dhe për krimin elektoral? A tregon kjo një ftohje të PD me faktorin ndërkombëtar?
Basha: Jo nuk tregon asnjë ftohje dhe asnjë thyerje. Sigurisht partnerët ndërkombëtarë kanë përgjegjësitë e tyre por përgjegjësia kryesore është e shqiptarëve, është e opozitës, është e qeverisë që ka kryer krim elektoral, është e medias. Pyetja është e sinqertë dhe përgjigja pak e dhimbshme për shqiptarët. Sepse nëse ngulitet bindja që shqiptarët nuk dinë dhe nuk kanë kulturën e mjaftueshme demokratike atëhere mos prit ti që të çohen të parët faktori ndërkombëtar. faktori ndërkombëtar pret se çfarë ndodh këtu.
Pyetje: Z Basha ked y vjet që nuk bën protest. Nëse ju do i thërrisni shqiptarët në shesh do tu përgjigjeshin?
Basha: Nuk është vërtetë dhe mos flisni në hava. Protesta ka qënë në datën 8 Dhjetor masivja dh e ke pasur të tjera.
Pyetje: Po flas si ajo e nëntorit 2013 ku njerëzit ishin varg nga sheshi Skënderbej deri tek kryeministria?
Basha: Pop se 8 Dhjetori 2015 si tu duk?!
Pyetje: Dakord, dhe shqiptarët nuk është se nuk kanë kulturë demokratike. Kur e konstatuat ju këtë për ndërkombëtarët?
Basha: Edhe njëherë, mos i përzieni çështjet. Duhet të kuptoni që përgjegjësia është e jona, është e imja si kryetar opozite, është e jotja si kryeredaktor dhe qytetar për të bindur të gjithë, edhe faktorin ndërkombëtar, që shqiptarët meritojnë shkallë të njëjtë demokracie si italianët, si grekët etj. Pra, kultura popullore e demokracisë është ajo e cila dënon në të gjitha format dhe mënyrat edhe nivelin e mediat kur kë një instancë të vetme të shitblerjes së votës dhe jo më kur ke të përhapur në këtë mënyrë. Unë po them që duhet të shmangim çdo aludim, veçanërisht të faktorit ndërkombëtar, që shqiptarët meritojnë një version jo perfekt të demokracisë, që shitblerja është një fenomen i cili është ngulitur në kulturën shqiptare, sepse në fakt nuk është ashtu. Sepse ne e dimë fare mirë që që për çdo grusht banditësh, trafikantësh, kultivuesisht droge, ka me mijëra shqiptarë të rinj e të moshuar me ndërgjegje dhe kulturë demokratike, me edukatë demokratike, me eskpozim të vlerave demokratike të cilët kërkojnë më shumë. Më thoni pse shkove atje. Pse çfarë të çonim, kriminelë?! Sigurisht që shkoi PD, sigurisht që unë do të shkoja. Për tu bërë krah aty 14 mijë e 500 dibranëve të cilët nuk u dorëzuan. Ti flet për një humbje, unë po flas për një betejë me krimin, me kartelin e drogës, me korrupsionin. Nëse ti në këtë studio nuk je në gjendje apo nuk do që të pranosh realitetin që vetë ke shfaqur në television të shitblerjes së votës, të avionëve të drogës etj. Të kërkosh përgjegjësinë tek opozita?
Pyetje: Ka pasur zëra nga Brenda PD që ju bëjnë ju përgjegjës z Basha?
Basha: Zëra Brenda PD ka pasur dhe do ketë sepse një parti në opozitë?debate është vital. Sepse përcakton si do jetë ajo parti në qeverisje. Sigurisht që kanë hapësirë dhe nuk kanë asnjë pengesë për debat. PD e administruar dhe e drejtuar nga Lulzim Basha krijon të gjithë hapësirën e duhur.
Pyetje: Ishin racionale kritikat e tyre?
Basha: Ajo është çështje tjetër. Debatet janë çështje të brendshme. Sigurisht që ka pjesë të vlefshme dhe të diskutueshme. Por ky nuk është thelbi. Debate i një palë zgjedhje që nuk ishin zgjedhje, që duhet të na shqetësojë të gjithëve, që është radografia se si Edi Rama po përgatit të asgjësojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare?a kuptoni se nuk ka pasur proces politik, nuk ka pasur zgjedhje.
Pyetje: pos i do shkoni në zgjedhje vitin e ardhshëm?
Basha: Kjo është pyetje tjetër dhe këtu do vijmë. Sepse ska rëndësi të jesh kandidat, ska rëndësi të kesh program, ska rëndësi të bësh fushatë kur pala tjetër nuk ka asnjë kandidat, as programd he as fushatë dhe gjithë energjinë e përqendrojnë tek shantazhimi, tek presioni, tek kërcënimi, tek shitblerja e votës. Është fundi i procesit politik, është asgjesuar procesi politik dhe kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve. Nuk bëhet fjalë për fatin e një partie politike por për fatin e gjithë vendit dhe të vetmit instrument që njeh demokracia për të ndryshuar pushtetin, për të ndryshuar jetën e qytetarëve që është tek vota e lirë.
Pyetje; Shantazhimi, blerja e votës, vota kolektive, ajo klienteliste dhe jemi dakord që funksionon në zona periferike dhe në zonat e fshatit?
Basha: Nga e nxorre këtë?!
Pyetje: Kryesisht sepse në Tiranë nuk mund ta bësh këtë?
Basha: Ta them unë rastin në Tiranë që e kemi evidentuar në lagjen tënde që është blerë vota. E ke me dëshmi në raportin e PD. Në rrugicën e shtëpisë tënde janë shpërndarë lekë.
Pyetje: Si do shkoni në zgjedhje atëhere z Basha? A është e paaftë opozita se qeveria e ble?
Basha: E the 3 herë këtë. Fakti që ne në Dibër me gjithë këtë presion të jashtëzakonshëm ia dolëm që një numër i madh qytetarësh të refuzonin presionin, paranë, kërcënimet e tmerrshme nga struktura shtetërore dhe banditë të veshur me pushtet tregon, përkundër asaj që the, që ka shpresë. Dhe kjo shpresë është tek bashkimi i energjisë pozitive të qytetarëve.
Pyetje; Cili është qëndrimi i PD për ligjin e importit të mb...
Pas votimit në Parlament të ligjit të mbetjeve, deputeti i P...
Argumentet financiare dhe teknike për industrinë e riciklimi...
Kam shkruar shpesh per rrugacerine ne stadiume, ne fushe por...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në studion e Op...
Kuvendi ka miratuar ligjin për importin e mbetjeve në Shqipë...
Sot jemi në momentin ku finalizojmë diskutimin e një ligji, ...
“Pevlak”, e cila është ndërtuese e kësaj pjese rruge të mbet...
Arian GaldiniE keqja nuk eshte domosdoshmerisht e shemtuar, ...
Edhe sikur mos t’i kishte ato problemet e rënda me të drejta...
Avioni i Ishmit u nis për punë të mira. Por ngeci dreqi.Do m...
Jam pjesë e Partisë Socialiste, por partisë së vertetë socia...
Ajo çka pasoi te ambientet e News 24, pasi Studio e Hapur, m...
Një lajm sa sensacional po dhe aq dhe i rëndësishëm për fate...
Dy oficerë të policisë belge u arrestuan në kufirin francez ...
Policia e Sarandës ka ndaluar një sasi prej 30 kg drogë e ll...
Një person ka humbur jetën në një aksident automobilistik në...
Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu nga foltorja e Kuv...
Rexhep Mediani e sheh rezultatin e zgjedhjeve në Dibër si nj...
Policia ka zbuluar sot magazinën në Ishëm ku u gjend 300 kg ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...