web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ryshfet policit, arrestohet në flagrancë

23 Shtator 2016, 06:37, Aktualitet CNA

Goditet një tjetër rast i “mitdhënies”. I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative për shkeljen e bërë, por arrestohet në flagrancë për “mitdhënie”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: -Festim Mina, 41 vjeç, banues në fshatin Metoq, Sarandë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Lushnjë-Fier, duke udhëtuar me mjetin tip ?Renault?, me targë AA 754 KN, i ka ofruar 2000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor për ta falur për shkeljen e bërë, për shpejtësi tej normave të lejuara. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga