web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si dhe pse si ia futi Mero Baze Ed Ramës?

20 Shtator 2016, 07:25, Aktualitet CNA

Avioni i radhës i kompanisë ?Narcotics Airlines?, që ngeci afër grykëderdhjes së Ishmit pati disa risi shqetësuese. Ky avion tip ?Cesna Piper? me kapacitet mbartës deri në një ton sipas fjalëve të pilotit do të trasportonte vetmë 200 Kg. kanabis. Pak e cuditshme, që të ?punonte? avioni shumë nën kapacitetin maksimal, kur lavdi Zotit këtë vit prodhimi ka qënë masiv e shumë i bollshëm. Menjëherë na shkoi mendja, që kishim të bënim me një transport të tipit grupazh (mischellaneus). E vetmja enigmë, që mbetej për tu zgjidhur ishte se cfarë lloj ?mallrash? apo pasagjerësh të tjerë do të trasportonte drejt Italisë avioni i Guidos. Arsyeja e shëndoshë dhe disa indicia aty këtu na bënte të besonim se krahas kanabisit do të trasportohej edhe ndonjë pasagjer VIP përderisa nuk ishte zmontuar as sedilia e pasagjerit për të lënë më shumë hapsirë të lirë për kanabisin. Me gjasa pasagjeri special do të ishte ndonjë nga specilistët irakenë, që me eskortë të përbërë nga shqiptarë dhe ingushë bënë seleksionim-inventarizimin e materialeve të depove të kompleksit Al Muthanna në vitin 2014.

Jo pasagjer VIP, por armatim special

Gazetari i mirënjohur dhe i mirëinformuar Mero Baze në rubrikën satirike të Temës nën titullin ?Dialogu i Mulit me Ristanin te pista e avionit? jep një variant të ri të ngarkesës së avionit të Guidos. Sqarojmë lexuesin se Mero e përdor këtë rubrikë për të publikuar informacione e të dhëna për, të cilat ai është i sigurtë se janë të vërteta, por për të shmangur përballjen e mundshme gjyqësore i vesh ato me një vello humori. Po ashtu, gazetari brilant Baze me raste e përdor rubrikën humoristike edhe për të mosdekonspiruar burimin e informacionit të vet. Kësaj rradhe në rubrikë Mero me humor jep si ngarkesë të avionit krahas drogës edhe citojmë:  Ben Ristani -Kemi dyshimet tona se kanë qenë duke trasportuar ndonjë armë të shtrenjtë, që kushton shumë dhe peshon pak. Dyshimet tona janë për raketa tokë-ajër?

Faktikisht nuk është hera e parë që nëpër Shqipëri tranzitohen raketa tokë ajër të tipit MANPAD qoftë bashkë me ngarkesë sallami EHË (kapur vite më parë në një operacion të policisë sonë) qoftë edhe të një ngarkese kanabisi si rasit i Guidos. Përderisa, jo vetëm administrata Rama, por edhe Ambasada Amerikane e bën një sy qorr (connives at) për dhjetra tonelata kanabis, pse mos të shfrytëzohej rasti për të maksimalizuar fitimet duke ?eksportuar? në Itali raketa të tilla?!

Nëse kjo është e vërtetë është një përshkallëzim i tmerrëshëm i kombinimit të lumtur krim i organizuar- Daesh. Sikur edhe në rastin më pak problematik, kur raketat në fjalë të mos jenë prodhime jugosllave të quajtura ?MANPAD Sava? por të jenë raketa vjetërsira ?Strela 1? me mekanizëm shkrepje tip 9P53, skandali dhe pasojat vdekjeprurëse të tijat do ta shndërronin tragjedinë e Gërdecit në një incident të vockël. Në rastin e përdorimit qoftë edhe të një rakete të vetme si këto në vend të 26 fshatarëve të mjerë shqiptarë do të kishte si viktima qindra qytetarë euroatlantikë. Tragjedia makabre nuk do të zhvillohej në një katund të humbur ballkanik, por në qiellin e një qyteti europian. Më pas mjer, kush me veprimet apo me mosveprimet e veta kishte mundësuar një trafik të tillë!

Meroja e kupton më shumë, më mirë e më shpejt sesa ish piktori kryeministër dhe enturazhi i tij me geisha e samuraj me syckat e lyera me rimel se ?loja? me raketat ?MANPAD? nuk do i kushtojë Ramës dalje në opozitë, apo edhe dalje nga politika por një biletë të sigurtë vetëm vajtjeje për në Guantanamo apo strukturën e re, që pritet të zëvendësojë Guantanamon. Kjo meseleja e raketave ?MANPAD?, nëse është i vërtetë informacioni, që posedon z. Baze (një ndër gazetarët më të informuar shqiptarë), nuk do t?i kushtojë Sh.T. Ambasadorit Lu thjesht pensionim të parakohshëm me opsionin e pirjes rehat-rehat të kafesë ?Starbuck? diku në kafenetë e Uashingtonit. Sh. T. Ambasadori Lu do të rrezikonte të shndërrohej në ?Tongzhi? Lu e të dërgohej për ?riedukim? në taracat e Ta Xha-it.

Pse e bëri Mero këtë ?leak??

Që z. Baze e bëri me qëllim këtë rrjedhje informacioni kjo nuk do as mend as kalem.  Shkaku mund thjesht të hamendësohet. Ka të ngjarë, që z. Baze është në process e sipër prishjeje me Ramën për shkaqe të ngjashme, që u prish me Berishën. Rama me siguri për problem të ndryshme sidomos të tilla, që kanë pasoja monetare nuk po i dëgjon më si më parë këshillat e z. Baze. Njëlloj si Berisha në vaktit, që dëgjonte të birin e të bijën në vend të  zbtonte cfarë e këshillonte z. Baze edhe Rama sot më shumë dëgjon Lindën dhe Olsin duke anashkaluar vërejtjet, sugjerimet, këshillat e vyera e të dobishme të z. Mero. Një sjellje e tillë e Kryeministrit Rama i dëmton z. Mero si reputacionin edhe xhepin prandaj, e meriton të ndëshkohet.

Normal Mero i mbetet besnik vetvetes dhe ia kthen reston Ramës (që rrezik ende s?e ka kuptuar se cfarë afere vdekjeprurëse është kjo e ?Strelave?) duke ia dekonspiruar në publik si gjoja dicka gazmore, humor hesapi, jo serioze të kuptohemi drejt. Nesër me siguri z. Mero njëlloj si Pilati i Ungjillit do të lajë duart duke thënë se nuk ishte faji tij, se mënija e Zotit nuk duhet të binte mbi kokën e tij por të Kryeministrti Rama dhe ?Freluquet-ve?, që me aq zell Rama i tërheq rreth vetes. Mero edhe kësaj radhe duke operuar me karakteret komikë të Mulit dhe Ristanit i lau duart njëlloj si në rastin e Gërdecit, kur përdori zv/kryministrin Rusmajli. Përsëri pasojat e mëkatit do të bien mbi kokat e mëkatarëve jo mbi Ponc Pilatin e shek. XXI.

Dështimi i radhës me avionët e Kompanisë ?Narcotics Airlines? provoi thënien e Ramës se në Shqipëri vende pune ka plot, por mungojnë pilotët profesionistë! Tashmë ka mbetur vetëm një kërshëri në tërë këtë histori: me c?rrugë detare apo tokësore do të përfundojnë ?Strela-t? në Itali!

GJERGJ THANASI





Lajmet e fundit nga