web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Kastriot Myftaraj/ Ja faktet si Rama dhe Tahiri shkelën sot publikisht ligjin

19 Shtator 2016, 18:23, Aktualitet CNA

Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për herë të parë që nga viti 1991, u shkel publikisht Ligji nr. 7492 ?Për departizimin dhe depolitizimin?

Shumica e njerëzve nuk arrinë që ta kuptojnë rëndësinë e ngjarjeve të ditës, të cilat përbëjnë megjithatë një përmbysje të madhe faktike në rendin kushtetues të vendit.

Që në 8 qershor 1991, në Shqipëri është në fuqi Ligji nr. 7492 ?Për departizimin dhe depolitizimin e disa organeve shtetërore?. Ky ligj ndalon veprimtarinë partiake dhe politike në disa organe të shtetit, ndër të tjera në Ministrinë e Punëve të Brendshmë dhe Policinë e Shtetit. Sot, në ceremoninë e mbajtur me rastin e restaurimit të ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kryeministri Rama dhe Ministri i Punëve të Brendshme Tahiri, mbajtën, para një auditori shumë të gjerë policor, fjalime me frazeologji të rënduar politike, ku atakohej partia kryesore e opozitës, PD për qëndrimin e saj ndaj Policisë.

Të dy partitë e mëdha kur kanë qenë në pushtet, e kanë përdorur politikisht Policinë, kanë futur atje militantët e tyre. Por që të mbahen në Ministrinë e Punëve të Brendshme, para auditoreve policore, fjalime politike në të cilët të sulmohet rivali politik, ky është një zhvillim i ri, i paparë që nga qershori i vitit 1991 kur hyri në fuqi ligji i përmendur më lart. Edhe kur PD ishte në pushtet dëgjonim cdo ditë akuza të Ramës dhe Tahirit ndaj Policisë së Shtetit, por nuk pamë kurrë fjalime të tilla as nga Kryeministri as nga Ministrat e Punëve të Brendshme të kohës. Që nga 8 qershori 1991 palët i janë përgjigjur njëra-tjetrës por jo para auditoreve policore. Këtë risi e sollën Rama dhe Tahiri. Nuk është hera e parë që Rama dhe Tahiri mbajnë fjalime politike kundër opozitës para auditorëve policorë, por këtë herë frazeologjia ishte e skajshme dhe e drejtpërdrejtë. Ky është një dhunim i rëndë i një ligji i cili sanksionon një element bazë të rendit kushtetues.

Nuk është thjesht një goditje ndaj opozitës, është një atentat ndaj rendit kushtetues. Sepse me këtë iu thuhet publikisht 11500 pjestarëve të Policisë së Shtetit se tashmë nuk janë më policë të depolitizuar, autoritet ligjzbatues, por Polici Politike e një partie, PS, pra një Milici partiake. Pas këtij fjalimi cdo qytetar i cili nuk ka në xhep teserën e partisë së Ramës dhe Tahirit, dhe që ballafaqohet me policin në rrugë e kudo, ka të drejtë të shohë te ai jo policin e shtetit, por milicin partiak dhe t? i thotë: ?Largohu, mos më ndalo se ta thyej kokën këtu në vend, në moment, publikisht?.

Pas këtij fjalimi çdo njeri i cili është kundërshtar politik i Ramës dhe Tahirit, dhe që ka bërë kritika publike ndaj tyre, ka të drejtë ta shohë policin e shtetit si një rrezik për të dhe kur ndodh që një polic ta ndalojë të shikojë këtu një situatë rreziku si ta ketë ndaluar një bandit çfarëdo, ndaj të cilit ligji të njeh të drejtën e vetëmbrojtjes.

Nga reagimi që pati PD pas me anë të kryetarit Basha, për fjalimet e sotme të Ramës dhe Tahirit, u kuptua se Basha as që e ka kuptuar rëndësinë juridike të ngjarjes sa i përket përmbysjes që i bën rendit kushtetues në Shqipëri. Shkruar per CityNEWS





Lajmet e fundit nga