Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi në një intervistë dhënë për Report TV ka folur për zgjedhjet e pjesshme në Dibër, rolin e të djathtës shqiptare si dhe atë të partisë së tij në skenën politike. Sipas Bamir Topit rezultati i Dibrës është një rezultat tërësisht paradoksal pavarësisht se Muharem Rama e meritoi fitoren. Duke marrë parasysh rezultatin pas skandalit seksual them se është paradoksal 10-fishimi i votave për kandidatin socialist theksoi Topi. Sipas Bamir Topit ky rezultat nuk duhet të kënaqë as kryeministrin, pasi tregon që nuk njeh realitetin shqiptar. ?Mesa duket është një popull në dëshpërim që predispozon t?i marrë premtimet për të vërteta- theksoi Topi. Ai shtoi se politika shqiptare ka nevojë për një zë të tretë që të bëjë balancimin mes dy palëve. I pyetur se pse presidenti Nishani po heziton të dekretojë ligjin për Vetingun , ish kreu i shtetit tha se ai është brenda afateve kushtetuese megjithëse shtoi se një qëndrim i tillë i tij pritej pasi presidenti Nishani i përket një krahu politik. Përsa i përket reformës zgjedhore Kreu i FRD tha se partia e tij dëshiron që sistemi proporcional të korrektohet në nivel kombëtar në mënyrë që çdo votë të shkojë tek i zoti.
Si do ta lexonit votën e Dibrës, fitoi thellë PS apo humbi thellë PD?
Në një vend normal analizën më të mirë do ta bënin analistë e politologë. Në këndvështrimin tim duke tentuar të jem objektiv, është një rezultat tërësisht paradoksal por tërësisht i merituar nga Muharem Rama. Duke marrë parasysh rezultatin pas skandalit seksual them se është paradoksal pasi votat u 10-fishuan. Në rast se ky ishte si fenomen lokal gjithçka duhet të ishte konsumuar në Dibër që do të thotë media kombëtare nuk kishte pse të merrej përditë me Dibrën, partitë nuk kishin pse e kthenin në çështje Dibrën. U krijuan zgjedhje të parakohshme për shkak të kartës morale dhe këtë opozita nuk e përmendi asnjëherë. Çfarë ndodhi brenda këtyre 10 muajve jetë të pushtetit vendor, mos ndodhi ndonjë mrekulli, ndonjë investim ? Jo asgjë thjesht u 10-fishua rezultati.
Kjo vjen nga loja e partive politike dhe premtimeve pafund. Sa më thellë shkohet aq më lehtë manipulohet. Përtej entuziazmit të rezultatit mendoj që edhe ata që kanë fituar janë të befasuar nga rezultati. Opozita ra në një lloj gracke sepse në ditët e para u hodh ideja që do të kandidonte drejtori i tatimeve dhe prandaj u investua një figurë që ishte pjesë e parlamentit. U duk se opozita i investoi të gjitha kartat e veta.
Prania e disa eksponentëve që ishin larg Dibrës. Përfshirja e AK-së, e Dash Alikos e kanë dëmtuar PD-në?
Do të lutesha të mos merreshim me emra, por nuk mund të citohet emri i Dasho Alikos kur Shqipëria ka sot qindra Dasho Aliko në të gjithë territorin. Duhet të jemi shumë objektiv, cilido që amplifikon bën gabim, cilido që minimizon bën faj. Secili duhet të merret me predispozicionin që kanë njerëzit për të qenë të ndershëm. Nuk jemi në një terren të pastër dhe këto patjetër që infektojnë situatën. Kjo ka bërë që në parlament të kemi konfigurim të çuditshëm dhe kjo ka bërë që edhe në zgjedhje të ketë paradokse.
A është e mundur që modeli i Dibrës të përsëritet edhe për zgjedhjet e 2017-ës?
Shkoni vite më pas sepse e keni në 21 prillin e vitit 2008. Ndryshimi i kushtetutës që ishte vepër e dy njerëzve që e ndienin veten të plotfuqishëm ka çimentuar sistemin. E drejta legjitime e çdo njeriu që të votojë dhe t?i lexohet vota. Vota e presidentit të republikës u lexua dhe deformua, histori blerje dhe shitje votash janë normale në Shqipëri. Është akuzë e drejtpërdrejtë për ata që ishin dhe janë në pushtet. Askush nuk deklaron të ardhurat dhe në fushatë ka shuma marramendëse për të krijuar halucinacione për ata që do të shkojnë të votojnë. Në peshkopi i shikon njerëzit pafund duke bërë xhiro, pasi nuk kanë çfarë të bëjnë. Ky rezultat nuk duhet ta kënaqë kryeministrin, nëse e kënaq tregon që nuk njeh realitetin shqiptar. Mesa duket është një popull në dëshpërim që predispozon t?i marrë premtimet për të vërteta.
Ju thatë s?duhet ta kënaqë Ramën ky rezultat, çfarë duhet të bëjë Rama, të nxjerrë mësime?
Në një Shqipëri që ka mijëra probleme duhet të ketë edhe një fitore racionale. Unë jam i bindur që edhe ata që kanë fituar nuk janë të gëzuar se kanë fituar kaq thellë. Kanë një përgjegjësi të madhe tashmë. Është një përgjegjësi shumë e madhe që mund të kthehet në zhgënjim.
Si duhet të ndihet Basha, a ka edhe ai përgjegjësisë e tij?
Ai ka të drejtën të shprehet si të dojë, por nuk besoj se është surprizë të thotë ma morën kartelet e drogës. Pasi mbaroi votimi të dyja partitë shpallën fitoren. Është një situatë komplekse që ka nëvojë të analizohet. Qoftë si qytetar qoftë si ish president nuk mund të pranoj që ky vend ka një supermaci të një pushtetit dhe një dobësi të palës kundërshtare opozitare. A mund të shkojë Shqipëria me një të djathtë që nuk jep asnjë lloj shprese për një konkurrim normal për zgjedhje politike që janë shumë pranë? Nuk do të dëshiroja që Basha të jetë një lider që nuk mund të ketë aftësinë për vetëvendosje.
Ju po thoni që ai është ende nën peshën e Berishës? Këtë të djathtë me shumë probleme ende po e mban peng Berisha?
Sigurisht që Berisha ka influencë. Por ai është një nga faktorët e problemeve brenda së djathtës. Basha mund të jetë shembulli i liderit që vjen dhe ikën pa asnjë trofe, unë nuk ia uroj edhe pse kemi interesat tona partiake. Nuk është e rastësishme që menjëherë pas ndryshimeve kushtetuese parlamenti shqiptar uli potencialet intelektuale aq sa ju desh të nxirrte një ligj për dekriminalizimin.
Nga fjalët tuaja kuptohet që ju ka ardhur keq për humbjen e PD dhe të djathtës në Dibër, është e vërtetë?
Nuk më vjen fare keq për individë që nuk kanë të bëjnë me ne. Më vjen keq që spektri politik shqiptar ka arritur këtu. Nëse nuk ndryshon sistemi dhe nuk garantohet vota do të shihni njerëzit më ordiner të mundshëm në parlamentin e ri. Ku janë analistët përse nuk flasin? Ata janë të paguar.
Po thoni se e djathta ka pak shanse për të fituar në zgjedhjet e ardhshme?
Në këtë vend nuk ka të djathtë. Si mund të ketë të djathtë kur askush nuk flet për pronën? Si mund të ketë të djathtë kur ke paramendimin që të bësh koalicion me një pjesë të palës për të ardhur në pushtet.
A keni besim se këtë situatë politike do ta ndryshojë reforma në drejtësi?
Unë kam qenë besim plotë që ka një investim të padiskutueshëm të partnerit tonë ndërkombëtar. Vetëm kjo më jep shpresë, por nëse i referohemi klasës shqiptare nuk ka më shpresë. Në bindjen time për aq sa e njoh politikën e gjeopolitikën këta janë politikanët ë të sofistikuar për keq. Këta e kanë kriminalizuar parlamentin.
Pse presidenti Nishani po heziton të dekretojë ligjin e vettingut? Si e gjykoni ju?
Së pari e kam thënë vazhdimisht që detyrat e presidentit janë detyrat e presidentit. Për sa kohë ka opsione ai është i lirë të zgjedhë në mënyrën e tij. Në rastin e presidentit Nishani është i paragjykuar sepse është i zgjedhur me 71 vota. Presidenti aktual është politik. Sjellja e tij në këtë rast nuk më çudit por është në të drejtën e tij 3 opsionet që i ofron kushtetuta.
Jeni penduar që jeni bërë president në një moshë të re kur mund të bënit karrierë politike brenda PD?
E nisëm emisionin me një situatë paradoksale. A mund të pendohet një njeri që ka qenë në krye të vendit duke i shërbyer popullit të tij. Unë karrierën e kam shumë të gjatë në politikë dhe unë e vazhdoj. Është tjetër gjë se këtu nuk ka kushtet e favorshme për të bërë karrierë politike.
FRD është e përgatitur për zgjedhjet e 2017?
FRD para se të merret më të tjerët ka shumë sfida, për të rritur ndjeshëm organizimin dhe për të ndryshuar gjuhën e komunikimit në media. Deklarata shumë të kujdesshme nuk shkojnë më. Në fund komunikimi duhet të jetë i drejtpërdrejtë dhe radikal për të ndryshuar situatën aktuale.
FRD do qëndrojë jashtë dy kampeve të mëdha?
Ne kemi programin tonë. Ne do vrapojmë fort në korsinë tonë. Në fund kur çështja ka nevojë të kombinojë në interes madhor për Shqipërinë, ne sigurisht ne nuk jemi një forcë politike që nuk njeh dialogun. Por ne fillimisht do vrapojmë në korsinë tonë. Qëndrimi ynë për reformën zgjedhore është që sistemi le të jetë proporcional por me korrektim kombëtar.
Është interesante se si komunistët e të gjithë botës, në të ...
Zërat kritikë kundër Lulzim Bashës pas humbjes katastrofike ...
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta takoi Shefen e Departamenti...
Muharrem Rama fitoi me një rezultat të thellë në Dibër duke ...
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, i ka kthyer...
Në vazhdim të vizitës së tij zyrtare në Londër, Kryetari i K...
Pentagoni konfirmoi se një sulm ajror amerikan muajin e kalu...
Saliu u rrëzua dje në Diber, por nuk ka rënë ende; dhe nuk e...
Dita e pare e supergjobave per rripin, janë 718 qytetare te ...
Nje ngjarje e rende ka ndodhur pasditen e sotme ne nje pike ...
Pas konfirmimit të policisë se është një i plagosur në përle...
Me arrestimin e tre sirianëve të lidhur me të ashtuquajturin...
Te shtena me arme zjarri pak caste me pare ne Pogradec. Meso...
Teksa opozita fajëson fenomenin e blerjes së votës në zgjedh...
Nga Kastriot MYFTARAJTë nesërmen e zgjedhjeve në Dibër, fill...
“POLIARKIA” e ROBERT A. DAHL per te kuptuar se Kryetari i Op...
Gazetari dhe analisti Andi Bejtja nuk ka pritur shume dhe i ...
Gazetari Çim Peka i eshte pergjigjur me nje koment ne rrjete...
Dibra ishte një humbje për demokratët, problemi qëndron bren...
Rezultati i zgjedhjeve te parakohshme në Dibër nuk e bën kur...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...