Tentoi të godasë me thikë efektivin e Rrugores dhe t'i marrë armën/ Vihet në pranga 38-vjeçari në Tiranë
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Fethullah Gylen është i ulur në një dhomë të vogël pritjeje në shtëpinë e tij. Ka një tavolinë të vogël anësore ngjitur me të, një ventilator blu dhe një gotë me ujë. Ai mban veshur një xhaketë të errët dhe pantofla lëkure. Burri i vjetër kërkon që të thotë diçka për revistën gjermane ?Der Spiegel?.
?Unë jam i përgatitur që të hetohem nga një komision ndërkombëtar?, thotë ai. ?Nëse ata thonë se unë jam fajtor, atëherë unë do të shkoj në dhomën e ekzekutimit. Por kjo nuk do të ndodhë, sepse unë nuk kam bërë asgjë?.
Gylen-i ka qenë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pasi Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e akuzoi atë se bashkë me lëvizjen ndikuese islamike që drejton ishin autorët e grushtit të shtetit të fundjavës së kaluar, i cili dështoi. Sipas tij, predikuesi fetar gjithë puçin e drejtoi nga shtëpia e tij në SHBA, ku ai jeton në arrati që prej vitit 1999, për shkak se në vendlindje ka shumë armiq, raporton Lajmi artikullin e Spiegel.
Organizata që drejton, e quajtur ?Hizmet?, operon një rrjet global shkollash, firmash dhe kompanish mediatike, dhe konsiderohet si një organizatë terroriste nga njerëzit e Erdogan-it.
Kompleksi i Gylen-it ruhet mirë, gjendet në qytetin e vogël të Saylorsburgut në Pensilvani, rreth 160 km larg Nju Jorkut. Ankaraja e konsideron si zyrat qendrore të armikut më të madh të vendit.
Akuzat e Presidentit turk janë serioze dhe ai kërkon që të mbrojë veten dhe lëvizjen që drejton.
Ai nuk ka fare të bëjë me puçin dhe sjellja e Erdogan-it është afër kufirit të marrëzisë. ?Disa herë unë e kam thënë se jam kundër çfarëdolloj dhune kur bëhet fjalë për të arritur objektiva politikë?, tha ai, duke shtuar se mbështet demokracinë në Turqi. ?I refuzoj puçet ushtarake?.
Vizitë e rrallë
Ata që do të vizitojnë 75-vjeçarin, i nënshtrohen një skanimi të hollësishëm në hyrje të kompleksit të tij të stërmadh, me roje të armatosura që kontrollojnë çdo vizitor me detaje.
Duke qenë subjekt i kërcënimeve me vdekje, FBI-ja e këshilloi atë që të merrte të tilla masa sigurie. Ka shumë ndërtesa në pronën e cila i ngjan një parku ku ndjekësit e tij mund të falen. Pak njerëz duken dhe një Porsche SUV mund të shikohet në një vend parkimi. Normalisht, miqtë rrallëherë priten këtu, dhe media nuk ka akses.
E megjithatë këtë fundjavë, Gylen-i ia hapi dyert e shtëpisë së tij një grupi reporterësh.
Ai jeton i tërhequr, në pjesën e pasme të pronës dhe miqtë ose duhet të heqin këpucët e tyre për të shkuar te dhoma e pritjes, ose duhet që t?i mbështjellin ato me mbulesë plastike. Kurse gratë duhet që të mbulojnë shpatullat.
Dhoma e pritjes është zyrtare, me shumë ar, ornamente, tapete elegante dhe porcelan cilësor. Suret e Kuranit varen nga muret dhe një enciklopedi e islamit mund të gjendet në rafte.
Një miqësi e prishur
Gylen-i është i ulur në një divan dhe duket i dobët. Një ndihmëse e tij thotë se ka vuajtur nga diabeti dhe zemra. Ai flet turqisht me një zë të qetë, por përgjigjet janë të gjata, shumë të gjata. Predikuesi shfaqet si shtetar ndërsa flet për Erdogan-in. Ai e njeh Presidentin turk shumë mirë.
Gjatë ngritjes së partisë së Erdogan-it, Partia për Zhvillim dhe Drejtësi (AKP), Gylen-i dhe Presidenti turk ishin aleatë, të bashkuar nga feja. Tani ata e përçmojnë njëri-tjetrin.
Kur Gylen shkoi në arrati u kërkoi mbështetësve të merrnin kontrollin e Turqisë, duke i infiltruar ata në institucionet shtetërore, e kjo bëri që ndaj tij të lëshohej një mandat arresti.
Ngritja e Gylen-it nisi në 1970, kur ai qe imam në xhaminë e qytetit veriperëndimor të Edirnesë.
Ceremonitë, lideri karizmatik i shpërndante me kaseta video dhe audio, dhe ndjekësit e tij u rritën vazhdimisht. Përgjatë së njëjtës periudhë, ai ndërtoi një rrjet shkollash private me konvikte, që i quajti ?shtëpi drite?.
Përgjatë rrjedhës së viteve, nxënësit u kthyen në mbështetës së tij. Në ditët e sotme, ata zotërojnë gazeta, televizione dhe banka. Opinionet për imamin nuk mund të ishin më të kundërta. Njerëzit që i janë larguar lëvizjes së tij e konsiderojnë atë si një sekt, jo shumë ndryshe nga ?Scientology? në SHBA. Të tjerë e shikojnë Gülen-in si një nga predikuesit më të rëndësishëm të islamit modern, që kërkon të shpërndajë një interpretim më tolerant të besimit fetar.
Për një kohë të gjatë, Erdogani ishte një nga mbështetësit e tij më të mëdhenj, madje mes tyre pati një aleancë jozyrtare. Mbështetësit e Gylen-it siguruan vota për partinë AKP të Erdogan-it, dhe ky i fundit u dha mbrojtje bizneseve të paqarta të lëvizjes, kur mori pushtetin në 2002.
Rrugët ndahen
Por pas zgjedhjeve të vitit 2011, ku AKP-ja fitoi gati 50 të votave, më sa duket Erdogan-i u ndje i fortë mjaftueshëm sa të prishte paktin me Gylen-in. Erdogan-i, i cili qe Kryeministër atëherë, pushoi nga puna zyrtarë të rëndësishëm të drejtësisë dhe funksionarë të partisë që i konsideronte si ndjekës të predikuesit. Gjithashtu, ai urdhëroi shërbimet sekrete që të monitoronin lëvizjen.
Ndarja finale ndërmjet të dyve erdhi në nëntor të 2013-it, kur Erdogan-i, bëri publik mendimin e tij për të mbyllur qendrat tutoriale të lëvizjes ?Gylen?. Rreth 2 milionë të rinj turq vizitojnë shkollat që të përgatiten për provimet e hyrjes në universitete.
Ato i sigurojnë Gylen-it burimin më të rëndësishëm të të ardhurave, por gjithashtu shërbejnë si vende ku ai mund të rekrutojë ndjekës të rinj.
Për vite me radhë, Erdogan-i ka besuar se Gylen kërkoi që të sfidojë pushtetin që ai ka në vend.
Ndërkohë, Gylen beson se miku i tij i dikurshëm është kthyer në tiran që ka për qëllim të eliminojë çdolloj opozite.
?Erdogan-i është kaq i uritur për pushtet sa ai beson se çdo person tjetër është gjithashtu?, thotë Gülen. ?Ai vjen nga një familje e varfër dhe tani jeton në shumë pallate. Suksesi dhe pushteti e kanë helmuar atë?.
Në dhomën e gjumit të Gylen-it
Së fundmi, Gylen po kërkon ta paraqesë veten si e kundërta e Presidentit në Ankara. Organizata e tij ka miliona asete në dispozicion, por ai vetë pretendon se nuk zotërona asgjë personale.
Ndihmësit tregojnë se predikuesi jeton vetëm për fenë e tij. apartamenti i tij, i hapur së fundmi për vizitorët ka dy dhoma. Ai fle në një dyshek në dysheme dhe ngjitur me të është një tavolinë me libra, shishe të vogla vaji dhe një kuti e vogël thesari në stil otoman. Një pikturë e ?Kupolës së Shkëmbit? (vend i shenjtë në Jerusalem, i treti më i rëndësishëm pas mekës dhe Medinës për myslimanët) varet në mur dhe një flamur turk mbulon raftin.
Por një vëmendje e madhe i është kushtuar sigurisë së tij, xhamat janë veshur në të zi, për të mos parë do të lëvizjet, kurse dyert hapen vetëm me kartë. Një ashensor e çon predikuesin direkt në garazh, ku ai rregullisht dërgohet për të kryer kontrolle shëndetësore. Ndryshe, ai kurrë s?e lë shtëpinë.
Përse kaq i diferencuar
Gylen është përshkruar si ekstremisht introvert, por duket e vështirë që të imagjinosh nëse kjo është arsyeja. Pastaj, si një njeri kaq i rezervuar nuk do të mund të ngrinte një lëvizje kaq influencuese dhe të përhapur? Ndjekësit e tij janë në pozicione të rëndësishme të shtetit, në sistemin gjyqësor, ushtarak dhe serën politike. Masat e Erdogan-it kanë prekur edhe rrjetin e predikuesve të tij në Turqi.
Por ky zotëri në pamje të parë i qetë dhe modest ka një ide të qartë për lojën politike që po ndodh në atdheun e tij.
Gylen mendon se mund të ketë qenë vetë Erdogani që e kreu puçin në mënyrë që të forcojë pushtetin. Ai theksoi se Presidenti foli për një mundësi të artë për të kryer grushtin e shtetit.
Por ai shtoi se u befasua edhe nga drejtimi që mori puçi. Predikuesi tha se në fund të fundit, rebelët dështuan që të eliminonin liderët politikë që prej fillimit. Ai po bën publike teorinë e tij konspirative, për të kundërshtuar atë të presidentit turk. Por nuk ka asnjë provë.
Intriga, propaganda dhe luftëra për pushtet
Në këtë konflikt, është e vështirë që të thuash, kush tregon të vërtetën, kush gënjen, apo kush ka gjysmë të drejtë.
Prej kohësh, politikat turke u mbushën me intriga, propagandë dhe luftëra për pushtet.
Por një vizitë me Gylen-in nuk të lë me përshtypjen se ai është një lloj organizatori terrorist apo puçist.
Prapë, e vështirë që të jesh i sigurt. Në të tillë situatë, është e vështirë që të thuhet çfarë është e vërtetë, e çfarë e stisur.
Çfarë do të ndodhë më vonë?
Erdogan-i i kërkon SHBA-së që ta ekstradojë Gylen-in, por ai ende nuk ka përpiluar një kërkesë zyrtare dhe predikuesi nuk beson se ai do të ekstradohet. Ai thotë se rivali i tij, nuk ka prova që t?ua tregojë amerikanëve. ?Sistemi i drejtësisë së SHBA-së punon. Amerikanët nuk do të më kthejnë mua në Turqi nëse nuk ka një arsye të prekshme?.
Vlerësimi i tij është më shumë se sa fjalë boshe. Me statusin prej rezidenti të përhershëm, ai shprehet se e pëlqen Amerikën shumë dhe këtu ndihet si në shtëpi. Madje, Gylen-i ka shfaqur interes në politikën amerikane.
?Hillary Clinton është një grua e mirë?, shprehet ai. ?Ajo është një figurë shprese për këtë vend?.
Seanca parlamentare do të mblidhet mbrëmjen e sotme në orën ...
Një qendër shumë e fuqishme globale panatlantikase, në linjë...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka detyruar zonja punonjëse të Ba...
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi është shprehur...
Kryeministri Edi Rama ka ngelur pa fjalë nga arritja e marrë...
Kryeparlametari njëherazi kreu i LSI-së Ilir Meta ka konfirm...
Burime zyrtare nga Partia Demokratike konfirmuan për citynew...
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta kanë...
Zoti Meta sapo tha: “Ta mbajmë fjalën e Burrit, siç e kemi d...
Janë mesatarisht mbi 120 mijë transaksione mujore për blerje...
Mazhoranca i ka dhënë dakordësinë e saj draftit të ri mbi re...
Një aksion anti-terrorizëm ka çuar në arrestimin e 11 person...
Kryeministri Edi Rama është angazhuar sot në takime me deput...
Lindja me gjuhë shumë të pazhvilluar, është një anomali e rr...
Vijojnë negociatat në lidhje me arritjen e konsensusit mes m...
Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar zhvillimet e fundit poli...
Një draft i ri i është vënë në dispozicion 3 forcave politik...
Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, ka shpërthyer në një sta...
Avokati Altin Goxhaj shkruan se ka arritur të pezulloje me v...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është angazhuar maksimalisht n...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...