web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ilir Meta në alarm/Deputetë dhe mbështetës të LSI nisin sulmet dhe akuzat ndaj PS

21 Korrik 2016, 14:43, Aktualitet CNA

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, ka shpërthyer në një status në profilin e saj në FB, kundër deputetëve të PS-së, Erjon Braçe dhe Fatmir Xhafaj.

Sipas saj, ?këta kolegë kanë preferuar të bëhen pjesë e deklaratave mediatike, bombastike dhe duke dëshmur që janë fare të papjekur politikisht. Që nga Erion Brace, që duhet ta falenderoj LSI cdo ditë, që ka mundësi të zbatojë programin e ?rilindjes? dhe që vazhdon ta ketë mundësinë të bërtasi dhe shajë opozitën në cdo ditë punimesh të Kuvendit, ndihem keq për të!?.

Reagimi i deputetes Mehmetaj, ndër deputetet me moshën më të re në parlamentin shqiptar, është në vazhdën e reagimeve, që nisin nga salla e Kuvendit dhe vijojnë në rrjetet sociale, në mbështetje të Metës dhe kundër ligjvënësve të PS-së.

Mehmetaj në komentin e saj shpreh keqardhje edhe për Fatmir Xhafën ?dhe një pjesë të kolegëve të tij në komisionin e ligjeve, që përballë integritetit të figurës së deputetit vendosin xhelozi fëminore, epshin për kontroll, dhe marrin përsipër të kundërshtojnë konsensusin e arritur nga përfaqësuesit e të tre partive të mëdha politike në vend?, shkruan ajo.

Ilir Meta u shfaq që në mëngjes i tensionuar, ndërsa kjo iu vu në dukje edhe nga Fatmir Xhafaj, që në reagim ndaj toneve të zërit të Kryeparlamentarit i tha se kishte humbur dashurinë prej kohësh, por edhe qetësinë. /citynews/





Lajmet e fundit nga