Irfan mashtruesi nuk paguan rrogat e gazetarëve
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Palët menduan se kishin gjetur kompromisin, por kuptuan se nuk ishte kjo e përbashkëta, thotë eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein për ngërçin politik në Shqipëri, përpjekjen për ujdi e dështimin e kompromisit.
Zoti Fleckenstein çfarë menduat sot kur u zgjuat pasi patë zhvillimet në Shqipëri, apo ishit informuar që dje?
E di që dje në darkë dhe kam qenë deri sot në mëngjes në kontakt të vazhdueshëm telefonik me kolegët, me komisionerin Hahn. Nga distanca duket e vështirë të gjykosh, po qe se nuk do të jesh i padrejtë, por duket se të gjithë kanë besuar se kishin një rezultat të përbashkët dhe në fund kuptuan se sërish nuk ishte ajo e përbashkëta ajo që kishin arritur.
Nuk e lexuan mirë kompromisin politikanët shqiptarë, apo ku ishte problemi?
Arsyet ishin fillimisht tek i ashtuquajturi procesi i vetingut, çfarë roli kanë vëzhguesit ndërkombëtarë në procesin e përzgjedhjes së atyre që zgjedhin gjykatësit, për këtë u ra dakord, po ashtu nëse vëzhguesit ndërkombëtarë e refuzojnë një kandidaturë, si duhet ata ta argumentojnë këtë, pasi kjo u zgjidh, të gjithë kishim ndjesinë se pengesat e fundit u kaluan, por duket se Partia Demokratike i ka dhënë rëndësi faktit që kjo të aplikohej edhe në proceset e tjera të emërimit.
Nuk ishte sqaruar kjo më parë, pra përzgjedhja e anëtarëve të rinj të institucioneve si Këshilli i Lartë i Gjyësorit e Këshilli i Lartë i Prokurorisë?
Kjo ishte sqaruar fillimisht, që duhej të funksiononte në bazë të një sistemi tjetër, por PD-ja ka pasur përshtypjen se e kishte bërë të qartë se kjo që u negociua, vlen për të gjitha institucionet. Më duket se është e vështirë të kuptohet për njerëz normalë.
Një rrugë e vështirë e mundimshme për një kompromis? Pse kjo situate, ku qëndron fajtori?
Le të presim se çdo të arrijë të bëjë sot parlamenti, është e vështirë të gjesh një fajtor, por bie në sy se opozita, gjithmonë kur është menduar se gjithçka u vu në vijë, sjell diçka të re në tavolinë.
Konferenca e kryetarëve të enjten në mëngjes nuk gjeti zgjidhje, duket se edhe LSI-ja mbështet qëndrimin demokrat, megjithëse thotë se do t?i japë votat për reformën?
Edhe unë e kam dëgjuar këtë, duket se ata janë të mendimit, që në fund kishin rënë në ujdi që procedurat do të jenë të njëjta për të gjitha proceset e emërimit, por nuk ka qenë asnjë nga BE aty, kur ata në fund i biseduan këto gjëra, prandaj nuk mund të jap informacion se cila është e vërteta. Procesi ka qenë kaq i vështirë dhe i mundimshëm. Ekspertë europianë, amerikanë, Komisioni i Venecias, të gjithë kanë punuar për këtë, besoj se edhe nëse nuk ka dakordësi për ndonjë detaj, ujdia e përgjithshme duhet të jetë kaq e madhe, saqë kush e do këtë reformë vërtet, thotë Po.
Një nga kërkesat e demokratëve ishte që reforma nuk duhet të prekë sovranitetin e institucioneve, pika e debatit këtu ishte Operacioni Ndërkombëar i Monitorimit. E shikonit ju sovranitetin të rrezikuar?
Jo aspak, këtë e tregon edhe kompromisi që u arrit. Kjo është asistencë në një vend, ku drejtësia përcaktohet nga politika, pra të kesh nga jashtë njerëz neutralë që ndikojnë në këtë proces, me qëllim që të bëhet i mundur vërtet një fillim i ri. Nuk flasim për një demokraci të gjatë, të forcuar, por për një vend që përpiqet shumë, së paku disa, të riformësohet në një demokraci të fortë, ku drejtësia nuk është top në duart e politikës.
Domethënë besimi tek pala shqiptare mungon, se mund ta bënte këtë reformë e vetme ashtu si duhet?
Besoj se ne nga jashtë mund të ofronim një asistencë të mirë, çështja nëse sovraniteti kufizohet merr përgjigjen jo. Kjo sepse vetëm nëse parlamenti shqiptar thotë Po, kjo asistencë do të pranohet. Nëse parlamenti thotë jo, atëherë kjo mbaron.
Nëse Parlamenti Shqiptar e voton reformën, a mundet që Shqipëria të hapë negociatat në vjeshtë?
Nëse do të flisnim për Parlamentin Europian është e vetëkuptueshme, që Komisioni do t?i propozojë Këshillit që t?i fillojë sa më shpejt bisedimet e anëtarësimit. Nëse nuk arrihet shumica për këtë reformë sot, sepse ka kritika për këtë apo atë apikë, atëherë kjo nuk do të jetë më e mundur kaq shpejt.
Nëse kemi një Jo, prisnin zgjedhje të reja në Shqipëri, siç flitet?
Ka mundësi për të cilat nuk dua të spekuloj tani. Zgjedhje të reja ka vetëm, nëse një qeveri nuk është më e aftë të funksionojë, kjo varet nga dy partnerët qeveritarë. Por në rast tjetër, ose duhet pyetur populli me referendum, ose duhen vazhduar negociatat, deri sa të gjendet konsesusi në Parlament.
Si e shihni Shqipërinë nga larg, kaq shumë përpjekje, kaq shumë mundim për kompromis, ju jeni angazhuar shumë këto kohë?
Kam filluar ta dua këtë vend. Kam njohur kaq shumë njerëz, jashtë politikës që duan të japin kontributin e vet në vend. Shoqëria civile po fillon të zhvillohet. Kam njohur deputetë, jo vetëm në një parti, por në disa që e duan vërtet ndryshimin, prandaj ia vlen mundimi të ndihmosh këtë vend, popullin e këtij vendi që të ketë një jetë më të mirë. /DW/
Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike, ka thirrur një ...
Aleati i Lulzim Bashes dhe PD, Arian Galdini, Kryetar i LDE ...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha sot se reforma në dr...
Ambasada e SHBA sapo ka zyrtarizuar qëndrimin kërcënues nomi...
Deputeti Genc Pollo sulmon Ambasadën amerikane.Pas lajmeve s...
Takimi mes Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, kreut të PD-së, ...
Kryeministri Edi Rama ka shmangur komentet për mediat në lid...
Ish- kryeministri Sali Berisha, ka komentuar sot deklaratën ...
Qesharake e ka cilësuar deputeti Ben Blushi klasën aktuale p...
Në orët e fundit të afatit për miratimin e Reformës në Drejt...
Në Shqipëri momentalisht ka një ambasadë të shtetit me akron...
Panorama e mbledhjes së sotme në Konferencën e Kryetarëve nd...
Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli shprehet se është i drejt...
Deputeti Eduard Ndocaj kishte përgatitur sot një fjalim në l...
Spartak Ngjela shkruan përmes një postimi në rrjetet sociale...
Askush nuk do të mund të ndalë reformën në drejtësi, të bazu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është bashku...
Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu dhe ajo e BE-së, Romana Vlahu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, menjëherë pas ...
Ndërkohë që seanca parlamentare ka nisur me një fjalë të gja...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...