web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas deklaratës së Metës/ Kush po i shantazhon deputetët për Drejtësinë?

21 Korrik 2016, 11:08, Aktualitet CNA

Në orët e fundit të afatit për miratimin e Reformës në Drejtësi, Ambasada e SHBA është tërësisht e angazhuar për miratimin e draftit pavarësisht arritjes ose jo të konsensusit.

Përpos takimeve publike që ka bërë ambasadori Lu me disa deputetë të opozitës për tu kërkuar votën, kontaktet kanë vazhduar edhe në rrugë të tjera.

Së fundmi në media qarkullon variant se në telefonat e deputetëve shqiptarë ka mbërritur një mesazh përmes të cilit i kërkohet vota deputetëve pro reformës.

“…i nderuar zoti…Ne ju presim nesër në selinë e ambasadës deri në ora 12 00 për t i’u informuar për pasojat që do të keni nëse nuk votoni pro reformës në drejtësi. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin……”.

Është ky një nga mesazhet që raportohet nga mediat se është dërguar në drejtim të deputetëve shqiptarë.

Ndoshta ky mesazh ka qenë edhe arsyeja sepse Ilir Meta në nisjen e seancës parlamentare deklaroi se nëse Kuvendi nuk miraton me konsensus reformën në drejtësi, do të jepte dorëheqjen pasi nuk mund të pranonte drejtimin e një Parlamenti që votonte me presion dhe me sms draftin e reformës. /citynews/





Lajmet e fundit nga