web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ylli Manjani: Fatmir Xhafa shpif

21 Korrik 2016, 09:14, Aktualitet CNA

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka akuzuar kreun e komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj se ka shpifur në lidhje me një e-mail ku ai shprehej kundër mbledhjes së këtij komisioni mbrëmjen e djeshme.

Manjani tha se Fatmir Xhafaj është shpifës. Ai tha se në e-mailin i tij dërguar Xhafës shkruhet se ai nuk kishte shprehur as dakordësinë dhe as mosdakordësinë për të mbledhur komisionin

?Atë që dëgjova nga Fatmir Xhafaj në lidhje me një e-mail timin është shumë e rëndë.

Unë nuk e di se për cfarë rishikmi të tekstit keni rënë dakord. Ka shumë ndryshime nga dita e hënë. Kërkesa ime për negociatorë ka qenë se unë nuk mund të shprehem as dakord as mos dakord, ky është teksti i e-mailit.?, tha Manjani





Lajmet e fundit nga