Balla tallet me Agron Shehajn, mesazh protestuesve: Ky tradhtoi Lulin, Mulin, Saliun, e jo më ju
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ba...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ba...
Eduart Selami rrezikon të bëhet sot njeriu më i anatemuar, jo vetëm i kësaj dite, por edhe në vazhdim. Mbi të nuk do të rreshtin akuzat si tradhëtar, si i shitur tek Rama, si blerë nga amerikanët.
Partia të cilën ai e kryesoi dikur, mund ti?a bëjë më keq, se atë ditë të largët të 1995, kur nuk e la të hynte në mbledhjen e atij forumi të cilin ai formalisht vazhdonte ta kryesonte ende.
Por, tani ai rrezikon edhe më keq.
Sepse deklarimi i votës së tij pro reformës pavarësisht nga çdo të bëjë Basha dhe PD-ja, mund të quhet pa frikë një sakrilegj.
Dyshja Berisha- Basha ka krijuar prej kohësh një mjedis armiqësor ndaj atyre që imagjinonin të kapërcenin ylberin duke kaluar në llogoren e kundërshtarit.
Por, sikur mos mjaftonte kjo, deklarimi i Selamit mund të konsiderohet pa frikë si një trysni për partinë e tij.
Ai mund të shihet si një thikë pas shpine, ndërkohë që PD është ende e ngërthyer në negociata dhe po rreket të kalojë peshën e përgjegjësisë së dështimit te Rama dhe PS.
Në këtë kuptim Eduart Selami ka bërë të pamundurën. Ai ka hedhur atë hap për të cilin është joshur shumëkush, e kanë menduar gjatë edhe deputetë të tjerë, por të vënë në dilemën mes asaj që besojnë dhe asaj që mund të pësojnë nëse ngrenë krye, kanë preferuar të heshtin.
Ai veproi ndryshe dhe tani gjendet përballë furisë për tu vënë përpara togës së pushkatimit politik?
Po pyetja që shtrohet është: a është Selami një tradhëtar? A duhet konsideruar ai si gjashtë deputetët socialistë që Berisha bleu për të zgjedhur Bamir Topin president? Si ata që mori në ditët e fundit të pushtetit? A duhet barazuar ai me ata që bëjnë ping ? pong mes Ramës dhe Metës për të testuar se ku i del më mirë?
Në pamje të parë edhe Eduart Selami duket i ngjashëm.
Por, po të njohësh historikun e tij në betejën për reformën e vërteta rezulton më ndryshe.
Sepse ai është një nga ata deputetë që i ka kërkuar që në fillim një qëndrim të qartë liderëve të tij. Sepse ai, në sa e sa mbledhje, ka kërkuar sqarime për piruetat dhe kushtet e reja që vinte PD, aq herë sa dukej sikur konsensusi po arrihej. Se ai i ka duruar me vështirësi të gjitha sebepet që e lidhinin fatin e reformës, një herë me dekriminalizimin, një herë me votimin elektronik, një herë me përjashtimin e Berishës në parlament, pastaj me 3/5, pastaj me arkitekturën e rënduar, pastaj me vendet e rezervuara e tani së fundi me sovranitetin.
Ai ka ngritur zërin në grupin parlamentar, për këtë mungesë koherence që fshihte një qëllim që asnjëherë nuk u thuhej sinqerisht deputetëve.
Në këtë kuptim përpara se të jetë një tradhëtar, përpara se të etiketohet si një mall që shitet e blihet, Eduart Selami duhet parë si një njeri që kërkon të respektohet. Që ka dinjitetin e tij që nuk lejon ti?a nëpërkëmbin liderët politikë që ndryshe flasin dhe ndryshe veprojnë.
Me deklaratën e tij të sotme, ai nuk u bë i pari që hapi një pazar, por i vetmi që e vuri grupin e tij parlamentar përpara dilemës: a mund të pranojmë të na trajtojnë si dele?
Eduart Selami e zgjidhi me veten e tij këtë dilemë. Ai pohoi se nuk pranon as ta tallin, as ta poshtërojnë, e as ta nxjerrin në tribunë, për të pohuar sot gjëra që i ka mohuar dje. Ai ndoshta nuk është aq në hall, as për ta pranuar këtë rol, as për të bërë karierë në këtë mënyrë.
Ai e tha me bindje dhe me gojën e tij, se do të votojë për propozimin e zv/sekretares Nuland, sido që të veprojë PD-ja.
Dhe për këtë ai nuk ka pse të trembet nga sulmet që do i vijnë.
Vetëm se me hapin që hodhi, ai nuk ka më kthim pas. Ai ka vetëm dy zgjidhje: sido që shkojë fati i reformës, sido që të sillet PD- në 21 korrik, ai me këtë parti është ndarë njëherë e përgjithmonë.
Ashtu si Rama me Metën që nuk kanë asnjë moral të qëndrojnë më bashkë, pas pozicioneve diametralisht të ndryshme që kishin për këtë çështje edhe ai me PD-në duhet të ndahet njëherë e përgjithmonë. Ai në rastin më të mirë duhet të dorzojë mandatin që ka marrë, ndërsa në atë më të keqin, duhet të largohet nga grupi i saj.
Ky është paradoksi i tij. Ai zgjodhi të lëvizë në emër të një akti moral. Zgjodhi të hedhë një hap dinjiteti.
Dhe fatkeqësisht në këtë vend, njerëzve që bëjnë zgjidhje të tilla, u shihet çdo veprim i mëpastajmë me lupë, i vihet nj tjetër njësi matëse. Eduart Selami e bëri këtë zgjedhje. Tani është në dorën e tij që të qëndrojë në lartësinë e saj. Përndryshe do ti thonë realisht tradhëtar./lapsi
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë bërë ...
Sot është faktuar ajo që citynews e zbardhi një javë më parë...
Gazetari Çim Peka është tallur me deputetin Eduart Selami pa...
Deputeti demokrat Eduart Selami ka folur me një gjuhë të ash...
Mazhoranca pothuajse mund të realizojë shumicën e cilësuar p...
Eksperti në çështjet e sigurisë, Ilir Kulla ka reaguar pas ...
Donald Lu tha të martën se veprimet do të jenë “të rëndë dhe...
Mazhoranca mund të sigurojë 94 votat që do të garantonin mir...
Deputeti demokrat në një intervistë për Zërin e Amerikës fle...
Sa me shume flasin aq me te pakuptueshem behen. Sa me shume ...
Për jetën private të Adolf Hitler pak dihet. Madje ka shumë...
Ankaraja është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm rreth ...
Mediat në vend kanë vijuar spekulimet sa i përket tentativës...
Dalin pamjet e grabitjes së bankës së nivelit të dytë në Vlo...
Pas vizitës së ministrit të Jashtëm amerikan, John Kerry në ...
Policia franceze ka rrethuar një hotel në jug të vendit, pas...
Ministria e Financave ka gati draftin për faljen e gjobave, ...
Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetim ndaj pasurisë së gj...
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin,...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...