Vlahutin: 22 Korriku, dita e parë e një beteje të re
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin,...
Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetim ndaj pasurisë së gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, dhe bashkëshortit të saj Odhise Andrea, i kërkuar nga drejtësia për shkak të masës së arrestit.
Gjyqtarja Andrea u kthye dje nga Italia, por pa bashkëshortin e saj. Ajo u largua vetëm pak orë pasi Gjykata vendosi masën e pezullimit nga detyra dhe arrest me burg për bashkëshortin.
Pritet t?i dërgohet shkresë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë, si dhe hipotekave e bankave për të marrë një përgjigje mbi pasuritë e çiftit që po hetohet për korrupsion.
Gjyqtarja Majlinda Andrea, 47 vjeç, sapo ka mbushur tetë vjet nga mandati i saj i ushtrimit të funksionit të gjyqtarit në Gjykatën e Lartë. Emërimi i saj në trupën gjyqësore të kësaj gjykate u dekretua më 8 korrik 2008 nga ish-Presidenti Bamir Topi.
Ajo përfundoi studimet për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në vitin 1991 dhe nga viti 1992 deri në 2008 ka ushtruar funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe bashkëshorte e Odhise Andreas.
Bashkëshorti i gjyqtares Andrea aktualisht mban detyrën e këshilltarit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë. Referuar deklaratave të pasurisë së gjyqtares Andrea pranë Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë të periudhës 2012-2015, të publikuara nga ?Open Data Albania?, Odhise Andrea ka nisur detyrën në Kuvend në vitin 2014. Më herët, ai ka qenë drejtor teknik në një kompani private sigurie, si edhe administrator në shoqërinë ?GranitImport-AL?. Pas vitit 2013, ai figuron si ortak pasiv në këtë shoqëri, administrator i së cilës rezulton të jetë bërë djali i tij.
Referuar deklaratës së pasurisë se gjyqtarja Majlinda Andrea nuk përfshihet te njerëzit e pasur të Gjyqësorit në Shqipëri. Kategoritë e formularit ?të ardhura nga bonuset?, ?të ardhurat si anëtare bordesh?, ?të ardhura nga bizneset?, ?të ardhura nga qiradhënia?, apo ?të ardhura nga çelja e trashëgimisë? janë krejtësisht bosh.
Për vitin 2015, gjyqtarja Andrea ka deklaruar të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet shumën 1 576 316 lekë. Me tej, ajo ka deklaruar të ardhura nga interesat bankare dhe të kredidhënies në shumën 162 euro si shtesë nga interesat vjetore, dhe shumën 68 euro si shtesë të një depozite nga interesat bankare.
Në kategorinë e familjarëve gjyqtarja ka deklaruar pagën e bashkëshortit Odhise Andrea pranë Kuvendit të Shqipërisë si këshilltar, në vlerën 1 129 734 lekë. Pagë tjetër familjari e deklaruar është ajo e djalit të saj, K. Andrea, pranë shoqërisë ?GranitImport-AL? shpk, në vlerën 798 000 lekë.
Po ashtu, është deklaruar vlera prej 2 150 000 lekësh të bashkëshortit si ortak pasiv që ka marrë divident për vitin 2014 nga kjo shoqëri.
Për ILDKP-në gjyqtarja ka deklaruar shtesën e krijuar në një depozitë të krijuar nga të ardhurat e familjarëve plus 22 mijë euro, gjendje llogari bankare 71 800 lekë dhe tërheqje nga një depozitë në të e vlerës 30 000 euro për blerje të një apartamenti në Tiranë, në shkurt në 2015. /citynews/
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin,...
Agresori e ka kryer aktin i vetëm, bën të ditur ministri i B...
Konferenca për shtyp e kreut të LSI-së Ilir Meta gajtë ditës...
Autoriteti i Mediave Audiovizive, në mbledhjen e Këshillit ...
Policia Kufitare e Kapshticës ka zbuluar 253 pako me drogë m...
Partia Demokratike vlerëson propozimin e Kryetarit të Kuvend...
Nepermjet nje postimi ne facebook, Kryetari i LDE – Partia p...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rr...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka theksuar sot gjatë një konfer...
Policia e Lezhës ka arrestuar dy shetas pasi dyshohet se kan...
Kreu i Kuvendit tha pas takimit me kryedemokratin Lulzim Bas...
Kryetari i Kuvendit, njëherëz edhe i LSI-së, Ilir Meta duket...
Kreu i Partisë Demokratike ka treguar sot kronologjinë e neg...
Një kazino është grabitur sot në Tiranë në zonën e 21 dhejto...
Nga GJERGJ TAHANASIEkspertët perëndimorë të luftës kundra te...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë 48 orëve të fundit, ka...
Sot në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë u inaugurua...
Pas takimit me kreun e PD-së, kryeparlamentari Ilir Meta, th...
Kryeministri Edi Rama, i bëri thirrje kreut të PD-së Lulzim ...
Reforma në drejtësi ishte në qendër të mbledhjes së Këshilli...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur rezulta...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Europën, duke ...
Një histori prekëse sakrifice ka dalë nga tragjedia e tërm...
Janë bërë 25 vjet nga ekstradimi i Sllobodan Millosheviçit...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...