“Ngrirja” e çështjes së Aeroportit të Vlorës/ Pacolli “shpërthen” ndaj Gjykatës së Tiranës
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas shpalljes së ven...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas shpalljes së ven...
Kreu i Kuvendit tha pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha se Reforma në Drejtësi do të kalojë. Ai u shpreh se ka marrë premtimin e Bashës për të votuar Reformën në Drejtësi.
Gjatë prononcimit dhe përgjigjes ndaj pyetjeve të gazetarëve, Meta u shpreh se kryeministri Edi Rama ka qenë më konstruktivi nga të 4 faktorët e tjerë politik.
Meta ka bindjen se më 21 korrik, parlamenti do ta votojë me konsensus draftin e Reformës në Drejtësi, në të kundërt, sipas tij duhet të qëndrojë në sallë derisa të gjendet një zgjidhje.
Më poshtë prononcimi i plotë i Metës
Meta, a do të votohet reforma në drejtësi të enjten në seancë plenare?
Kam deklaruar që ne krye të procesit se Reforma në Drejtësi do të votohet dhe miratohet. Kam deklaruar gjithashtu që ka vetëm një plan. Të mos mendojmë asnjë çast plan B, C e kështu me radhë.
Plani për miratimin e Reformës në Drejtësi është votimi i saj me konsensus sipas parimeve të vendosura në Opinionin e Komisionit të Venecias. Bashkohem me deklarimet dhe shqetësimet e sotme të Komisionerit Hahn. Jemi shumë pranë marrëveshjes.
Dua të falënderoj z. Rama edhe z. Basha për takimin e djeshëm pasi mendoj se kanë qenë dhe janë mjaft konstruktiv, pavarësisht retorikave dhe besoj se janë plotësisht të angazhuar për miratimin e saj me konsensus dhe sipas Venecias. Falënderoj ekspertët që u vendosën dje për të vazhduar diskutimet me përfaqësuesit e misioneve të OPDAT-it dhe EURALIS-it.
Dua t?ju siguroj se ditën e enjte në orën 10:00, Kuvendi i Shqipërisë pa asnjë diskutim do të fillojë procedurën për miratimin e kësaj çështje madhore. Dua gjithashtu të siguroj Ëashington-in zyrtar dhe Brukselin zyrtar se pavarësisht retorikave dhe zhurmave mediatike këtu, Republika e Shqipërisë do të hedhë një hap të vërtetë madhor dhe historik për dekadat që vijnë në drejtim të forcimit të shtetit ligjor, të luftës kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar përmes konsensusit dhe respektimit të parimeve të Komisionit të Venecias.
Nuk mundet të luftohet korrupsioni me korrupsion dhe aq më keq me krim të organizuar. Kjo do të thotë se ditën e enjte në orën 10:00, Kuvendi i Shqipërisë fillon punën dhe nuk do të mbarojë deri sa të miratohet kjo reformë me konsensus dhe sipas Venecias, siç i takon një vendi anëtar të NATO-s, një vendi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Shpreh bindjen absolute që Shqipëria do të hedhë një hap të jashtëzakonshëm dhe historik ditën e enjte, më datë 21 Korrik.
Komisioneri Hahn ka deklaruar që nuk ka qenë aspak i informuara për takimin që ju keni zhvilluar dje me Ramën dhe me Bashën?
Prej kohësh kam kërkuar që pas Opinionit Final të Komisionit të Venecias të zhvillohej një takim midis z. Rama dhe z. Basha, si dy liderët e Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike, forcat kryesore në Parlament. Gjithnjë kam thënë se jam i gatshëm të votoj gjithçka që arrihet me konsensus midis PS-së dhe PD-së dhe sipas parimeve të Komisionit të Venecias.
Këtë mendim ua kam shprehur edhe dy përfaqësuesve të nderuar ndërkombëtarë, të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse reforma duhet finalizuar me transparencë dhe të marrë fund loja e telefonit të prishur.
Sikurse jeni në dijeni, dje unë i kam ftuar të gjithë, pasi kam pritur gjatë që kjo çështje të zgjidhej. U kam kërkuar të gjithëve të jenë të qetë, të përqendrohen tek çështjet, të mos bëjnë politikë më këtë proces madhor, sepse politika nuk e ndihmon drejtësinë, sidomos një politikë konfliktuale, një politikë armiqësore, një politikë përjashtuese.
Në 21 Korrik, të gjithë shqiptarët duhet të dalin të bashkuar, sepse janë 91 për qind e shqiptarëve që e duan reformën në drejtësi. Duhet të dalim të bashkuar dhe me besim të plotë se Shqipëria do të hedhë një hap madhor, historik, të besueshëm për shqiptarët, por njëkohësisht edhe për të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë.
Ju flisni sikur negociatat janë mbyllur me sukses, por janë ende dy çështje që presin të zgjidhen?
Padyshim që do të zgjidhen edhe këto dy çështje, sipas parimeve të Komisionit të Venecias dhe askush të mos shpresojë dhe ëndërrojë se do të arrijë të minojë konsensusin dhe do t?i vërë një njollë Shqipërisë, e cila do të miratojë një Kushtetutë të re, sepse kjo Kushtetutë nuk meriton të miratohet me vota të diskutueshme.
Basha tha se do të shkohet deri në Bruksel nëse kjo nuk zgjidhet së bashku me ju?
Patjetër të shkojë z. Basha. Edhe unë jam i gatshëm të shkoj me z. Basha, nëse është e nevojshme. Ia kam konfirmuar këtë gjë dhe ai më ka premtuar që votat e PD-së do të jenë ne datë 21 Korrik për miratimin e reformës sipas Venecias.
Vetëm në parim?
Në parim dhe nen për nen. Jam i sigurt për këtë sepse gjërat janë tërësisht të zgjidhshme. Ajo që pengon marrëveshjen dhe konsensusin është retorika helmuese publike. Prandaj, u bëj thirrje të gjitha palëve në takimeve me aktorëve vendas, por edhe ndërkombëtarë, që të përqendrohemi tek çështjet konkrete dhe tek Opinioni i Komisionit të Venecias.
Shqiptarët e presin 21 Korrikun me mjaft padurim, sepse reforma ka kaq kohë që diskutohet, që flitet, që debatohet dhe rikonfirmoj bindjen time se shqiptarët duhet të dalin të bashkuar pas 21 Korrikut, sepse Republika e Shqipërisë e pas 21 Korrikut nuk mund të jetë e disave. Ajo është e të gjithë shqiptarëve.
Po nëse nuk ka konsensus?
Jam i bindur se do të ketë konsensus, patjetër. Ka vetëm një plan, miratimi i reformës sipas Venecias. Gjithashtu, jam i bindur se Ëashington-i zyrtar, dhe Brukseli zyrtar do ta duartrokasin këtë marrëveshje. Të jeni të sigurt!
A do të arrini që ta bindi dot z. Rama?
Kryeministri është më konstruktivi nga të gjithë ne katër aktorët e tjerë, sepse thotë zgjidheni sipas SHBA-së dhe BE-së dhe ne kështu do ta zgjidhim, sipas SHBA-së dhe BE-së dhe Venecias.
Kryetari i Kuvendit, njëherëz edhe i LSI-së, Ilir Meta duket...
Kreu i Partisë Demokratike ka treguar sot kronologjinë e neg...
Një kazino është grabitur sot në Tiranë në zonën e 21 dhejto...
Nga GJERGJ TAHANASIEkspertët perëndimorë të luftës kundra te...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë 48 orëve të fundit, ka...
Sot në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë u inaugurua...
Pas takimit me kreun e PD-së, kryeparlamentari Ilir Meta, th...
Kryeministri Edi Rama, i bëri thirrje kreut të PD-së Lulzim ...
Reforma në drejtësi ishte në qendër të mbledhjes së Këshilli...
Pas takimit me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, kryedemokratik L...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, paralajmëroi dës...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur heshtjen përkundre...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, tha dje gjatë emisionit opinion ...
Nga dita e djeshme, pas takimit me Kryeministrit Edi rama, K...
Shpresoj që në 21 Korrik, Kuvendi të miratojë me konsensus, ...
Policia Kufitare e Kapshticës ka arritur të zbulojë 500 kg d...
Ambasadori amerikan tha se fillimisht PD kërkoi nenin 88 të ...
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ishte njeriu që tensionoi situatën...
Kyetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha sot pas një takimi me ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...