web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Letër e hapur drejtuar Ambasadorit Donald Lu

19 Korrik 2016, 19:02, Aktualitet CNA

I nderuar Shkëlqesi Ambasador ,
Bashkë me fjalën e të gjithë te rinjve që perfaqësoj , grupim i cili do ta shikojë Shqipërinë e rimëkëmbur, Shqipërinë ashtu sic i ka hije e sic e meriton, të drejtë, të fortë dhe kryelartë, duam t’ju themi se jemi me ju e mbi të gjitha ju kërkojmë të mos dorëzoheni në betejën tuaj në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta bërë vëndin tonë më të mirë .
Në këto 18 muaj kemi parë tryeza pafund ku ju ambasador keni thënë gjëra që askush më parë nuk guxoi t’i thotë.arber hajdari
Në emër të ktyre të rinjve që e duan Shqipërinë tonë, që besojnë në arritjen e mirëqenies së mohuar të atdheut, ne ju falenderojmë për të gjitha përpjekjet tuaja për të vendosur në këtë vënd drejtësinë e mohuar .
Ne na vjen mirë dhe njëkohësisht turp që ju shprehni dashuri për Shqipërinë me shumë se shqiptarët , ndaj z.Ambasador ne jemi me ju, ne jemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të dhënë mbështetjen tonë. Ne kemi vetëm dy armë të thjeshta, por të fuqishme në dorë, fjalën e lirë dhe ndihmën për njëri tjetrin, të cilat po përpiqemi me gjithë mundësitë t’i përdorim në interesin e Shqiperisë tonë.

Shpresojmë shumë që po ashtu si ju, të veprojnë të gjithë aktorët e arenës shqiptare.
Z.Ambassador ne nuk duam ta lemë Shqipërinë, ne e duam këtë vend ndaj ju lutemi, më të gjithë fuqinë e fjalës tuaj, mos lejoni që njerëzit e “pushtetshëm” të këtij vëndi të punojnë kundër interesave të atdheut.

Arbër Hajdari.





Lajmet e fundit nga