web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA: Kerry nuk ka kërcënuar kurrë Turqinë për anëtarësimin në NATO

18 Korrik 2016, 15:44, Aktualitet CNA

Një zyrtar i lartë amerikan i deklaroi agjencisë gjermane të lajmeve, Deutsche Presse Agentur (DPA), se sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry nuk e ka kërcënuar kurrë Turqinë lidhur me anëtarësimin në NATO, duke iu referuar një njoftimi në website e gazetës së njohur amerikane ?The Washington Post.

?Ne e pamë artikullin e ?The Washington Post? dhe asgjë në brendësi të shkrimit nuk justifikonte titullin e tij?, tha zyrtari i lartë amerikan, i cili kërkoi të mos identifikohej.

Titulli i gazetës amerikane ?The Washington Post? ishte ?Kerry thotë se NATO-ja do ta këqyrë me kujdes vendosmërinë e Turqisë ndaj demokracisë?





Lajmet e fundit nga